Shpjegohet ngutja për “qoka” e Nishanit në emërime, shkrihet KLD. Ligji i ri e zëvendëson me “KLGJ”

20 Nëntor 2016, 12:46Politika TEMA

Gjatë tri javëve të para të muajit nëntor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar tri mbledhje, shpeshtësi e pazakontë për qeverinë e Gjyqësorit në vend. Kjo “ngutje” e KLD-­së e mbushur me vendimmarrje për emërime gjyqtarësh, propozimesh për emërime, transferime, emërime drejtuesish gjykatash, plotësime vendesh vakante, apo shpalljen e vendeve të tilla nuk është rastësi.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për statusin e gjyqtarit”, KLD-­ja humbet disa nga funksionet kryesore të saj, siç janë emërimi, transferimi apo promovimi i gjyqtarëve. Këto kufizime Këshillit i vijnë si pasojë e një dispozite tranzitore të ligjit, efektet e të cilit pritet të nisin javën e ardhshme. Pas hyrjes së tij në fuqi, KLD do të ketë një hapësirë të kufizuar vendimmarrjesh deri në shkrirjen dhe krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Problematika që sjell kjo dispozitë në veprimtarinë e KLD-­së është diskutuar në mbledhjen e datës 9  nëntor 2016.

Gjatë diskutimit për shpalljen e disa vakancave, Presidenti I Republikës është shprehur se ligji i ri e ka vënë në ngërç Këshillin. “Ligji i ri ‘Për statusin e gjyqtarit’ na ka vënë në një ngërç, na ka vënë përballë një situate problematike. Atë që Kushtetuta ia dha Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që brenda 8 muajve, deri në krijimin e KLGJ­së, të vazhdojë punën si institucion, ligji ‘Për statusin e gjyqtarit’, me një dispozitë tranzitore, ia ka hequr, ia ka kufizuar atë çka nuk ia ka kufizuar Kushtetuta.

Tani ne jemi në një situatë jonormale. Meqenëse ne të drejtën edhe nga ligji nuk na e pengon për emërimin e magjistratëve të rinj, pra e kemi kohën përpara, do të procedojmë me krijimin e vakancave të tyre, në mënyrë të tillë pastaj që të mos kemi vështirësi për të emëruar magjistratët e rinj në vakanca”, është shprehur Presidenti I Republikës.

1 komente në “Shpjegohet ngutja për “qoka” e Nishanit në emërime, shkrihet KLD. Ligji i ri e zëvendëson me “KLGJ””

  1. TIKU says:

    O JARO po te vjen ngordhia edhe ty o “ZVARRANIK” e bere K.L.D kazan plehrash,po komunistet e PD kur do te fillosh ti dekurosh apo s’ke mbaruar akoma me ballistet,se komunistet si Sali-Berisha,Flamur-Noka,Arben-Imami,Kastriot-Islami e com.po presin dekoratat prej teje,qe ta kene si kujtim nga nji president -“zvarranik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje