Si po e pengon Serbia investimin 75.5 milionë euro Shqipëri-Kosovë

20 Nëntor 2016, 16:40Ekonomia TEMA

Pesë muaj pas përfundimit të ndërtimit, linja e Interkonjeksionit 400 kv Shqipëri–Kosovë nuk është vënë ende në punë.

Kjo vepër i ka kushtuar vendit tonë një kredi prej 42 milion eurosh të marrë nga banka gjermane KFW dhe 33.5 milion të tjera Kosovës.

Askush nuk e mendoi se kjo autostradë energjetike, do të mbetej peng i bisedimeve politike që ka në tryezën e dialogut Prishtina me Beogradin.

Operatori i Transmetimit të Kosovës nuk ka marrë pavarësinë e funksionimit si një institucion më vete nga ana e palës serbe.

Në këtë mënyrë, Serbia pretendon që të arkëtojë vetë çdo faturë nga kompanitë që përdorin linjën e ndërtuar nga Shqipëria dhe Kosova dhe ku ajo nuk ka investuar asnjë qindarkë dhe nuk paguan këstet tek banka gjermane.

Më 14 tetor, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë, morri vendim për hapjen e një çështjeje kundër Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Afati që i është lënë Serbisë për të zgjidhur situatën është 31 dhjetori i këtij viti.

Ministri i Energjetikes, Damian Gjiknuri i kërkoi ndihmë ambasadorit gjerman që Berlini të ndërhynte për të gjetur zgjidhje.

Ndërsa Konfindutsria i kërkon qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës të kundërpërgjigjet me bllokimin e importit të produkteve që vijnë nga shteti serb, raporton Tv Klan.

Deri në zgjidhjen e ngërçit, linja energjetike Shqipëri – Kosovë, do të vazhdoje t’i ngjaje një autostrade ku nuk kalon asnjë makinë.

6 komente në “Si po e pengon Serbia investimin 75.5 milionë euro Shqipëri-Kosovë”

  1. fillosofi says:

    hehe shtet prej letre ,nqs Europa do ishte nje trup njeriu ,Shqiperia eshte vrima e bythes .

  2. mirel says:

    Uau..nuk e dinte kryeministri qe kishte pak a shume kete problem kur firmoste kontratat tregetare me serbet ne Beograd?
    Importi i Serbise me Shqiperine e tejkalon 5 me 1 raportin e eksportit, dhe shokn gjithnje ne rritje per serbet…dhe qeveria “patriote” shqiptare akoma nuk e ka mesuar nga varen kontratat ekonomike.
    Sa leke te investuara dhe te humbura.
    Tani u kujtuat per importet?…
    He mo ju patriotet..sa here e permenda importin tek patriotizmi i Ramutit?
    A ju vlejne keto deme ekonomike varaz me nje deklarate pordhe ne Beograd?
    A mund te arrije Kosova nje shtet te pavarur kur po thermohet ekonomikisht nga favoret qe Shqiperia i ben Serbise.
    Ku eshte patrioti ketu ?

  3. $ says:

    Pse ushqeni urrejte o njerez!?

  4. Pelasgian says:

    A mund t’na shpjegoni se ne cfare menyre e bllokon Serbia kte “autostrade”???????????

    Si ka mundesi qe gjithe ky projekt nuk paska pasur njerez qe te mendonin njehere qe Serbia paska mundesi ta bllokoje?

    Apo gjera arrnautistani…mjaftojne paret e bankes gjermane ,se c’behet me “autostraden” nuk e rruan njeri.

  5. Bashkimi says:

    Evetmja zgjidhje afatgjate per rajonin eshte nje bashkepunim i ngushte i Kroacise,Sllovenise,Bosnjes,Kosoves dhe Shqiperise ne promovimin e pamvaresise se Vojvodines dhe
    Sandxhakut nga pushtimi Serb. Krijimi i ketyre shteteve te reja ne ballkan do te zgjidhte problemin serb njehere e pergjithmone. Kjo eshte thembra e akilit per serbine gjenocidiale. Me perjashtim nga shtetet normale qe kane nje kulture,gjuhe,tradite dhe histori, Serbia eshte krijuar si shtet me ane te spastrimit etnik. Jane konfliktet e perhershme ato qe e mbajne serbine te bashkuar. Eshte koha qe shtetet shqipetare te shpenzojne me shume ne kapacitete ushtarake te cilat jane garantuesi me i mire i “fqinjesise” se mire me kokekatroret e ballkanit.

  6. Patriot,..... says:

    O fillosof nqs shqiperia do te ishte ajo qe permende ajo greqia dhe Serbia jote,do te ishin nga ajo qe nxjerr verra e bythes por nga ai qe bie shume ere,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje