Vrasja në Fier: Kush është Nelgert Pata, armiku i Elton Çiços. Historia e atentateve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ddNelgert Pata, që u vra sot në Fier gjatë një atentati i mbijetoi një tjetri në Tirane më 21 gusht të këtij viti. Ngjarja ndodhi te ish-Parku i Autobusave.

34-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, iu bë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”.

Në atë kohë, Nelgert Patës kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Historia kriminale

Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.

Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani.

Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere.

Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.

Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.

Ajo nuk kishte pranuar fillimisht, por ishte detyruar pas kërcënimeve të shumta.

Sapo ka shpëtuar prej tyre, vajza ka bërë denoncim.

Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji.

Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit.

Lidhja me vrasjen e Elton Çiços

Por pas hetimeve, burime nga Policia e Tiranës thanë se plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e 1 majit në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço.

Për shkak të një njohje të vjetër që 34-vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *