Vrasja në Fier: Gjithë detajet e atentatit stil mafioz

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

a123Një person është ekzekutuar ditën e sotme në Fier. Viktima e atentatit është Nelgert Pata. Ai i shpëtoi një atentati më 21 gusht të këtij viti në rrugën e Kavajës. Pata u plagos, por nuk u paraqit asnjëherë në polici.

Ai dyshohet se është rival i Elton Çiçës, që u vra në një lokal në ish –bllok në maj të këtij viti. Në vitin 2008 ai dhe babai i tij Astrit Pata janë akuzuar nga Silvana K. nga Memaliaj për shfrytëzim prostitucioni.

Astrit dhe Nelgert Pata janë akuzuar edhe për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006, raporton Lapsi. Nelgerti u plagos pak kohë pasi doli nga burgu. Dyshohet se ai ka ndihmuar nga burgu Jani Aliajn dhe Renato Milloshin për të vrarë Çiçon.

Ndërkohë makina e dy personave që vranë në një atentat Nelgert Patën është gjetur e djegur (foto sipër). Policia tha se mjeti tip Mercedes u gjet në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur “Mbikalimi”.

Brenda mjetit me portobagazh janë gjetur  dy armë zjarri automatik, armët që u përdorën në vrasjen e 34 -vjeçarit nga Tepelena. Pata u qëllua në 13:50, në aksin rrugor Fier – Seman, në vëndin e quajtur “Qenas”. Ai gjendej në mjetin tip “Volkswagen”  me targa AA 166 IY. Drejtuesi i mjetit, një 38 -vjeçar, është plagosur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *