Balla: Policia të sjellë me forcë në komision Sali Berishën

21 Nëntor 2016, 10:27Politika TEMA

Ish kryemimistri Sali Berisha është thirrur për herë të tretë në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së, por që nuk është paraqitur.

Kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla është shprehur se do t’i bëjë shkresë policisë për shoqërimin me forcë të Berishës.

“Shkresë policisë për shoqërimin me forcë të shtetasit Sali Berisha. Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit”, tha Balla.

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka nisur punën që në prill të këtij viti.

2 komente në “Balla: Policia të sjellë me forcë në komision Sali Berishën”

  1. ATA votuan mosndeshkimin e tyne says:

    balla a Palla, sjam i sigurt si quhesh por si ligjvenes duhet te dish keto pune nuk behen me inate apo urdhera te byrsoe politike….


    ky , si dhe brace kopace, vetem per saliun bejne sikur punojne dhe marrin leket se per plehrat dhe avionet me droge nuk ndihen se jane me pushime mendja dhe truri…

  2. Miri says:

    Taulant,sa ty ka nje koqe Saliu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje