Berisha e Strakosha, portierët shqiptarë që po spikasin në Serie A

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berishaPortierët kuqezi shkëlqejnë në Serinë A.

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha vazhdojnë të tregojnë një formë të shkëlqyer pikërisht në kampionatin që shquhet si një shkollë e pakonkurrueshme në prodhimin dhe formimin e portierëve cilësorë.

Në javën e 13-të të Serisë A, “gardiani” i Atalantës u shndërrua në mur i pakalueshëm për sulmuesit e Romës, vecanërisht për Salah, duke u dorëzuar vetëm në momentin e ekzekutimit të 11-metërshit nga Perotti në fitoren 2-1 të “bergamaskëve”.

Nota 7 e dhënë nga specialistët e futbollit italian për 27-vjecarin ishte ndër më të lartat për Atalantën, që falë edhe paraqitjeve të Berishës është surpriza e Serisë A në këtë fazë të parë.

Nga Etrit Berisha te Thomas Strakosha, një tjetër titullar kuqezi këtë radhë në portën e Lazios, që fitoi 3-1 në “Olimpico” me Genoan.

Pas ndeshjes, trajneri i “bardhekaltërve” Simone Inzaghi edhe pse u mundua ta justifikonte mungesën e Marcchetit me një problem muskular, e pranoi se 21-vjecari shqiptar është kërcënim serioz për pozicionin e italianit.

Prania e Strakoshës në 11-shen bazë sipas Inzaghit është krejtësisht e merituar dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e arritura me shqiptarin në fushë.

Nuk është e rastësishme që drejtuesit e Lazios i kanë ofruar rinovimin Strakoshës, cka do të thotë se ai konsiderohet e ardhmja e lazialëve, me Marcchettin që nuk e ndihmon më as mosha në duelin me portierin e Kombëtares kuqezi.

Strakosha i ka kaluar me sukses të gjitha etapat te Lazio, që kur mbërriti në kryeqytetin italian katër vite më parë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe në Kombëtare, teksa së fundmi është grumbulluar nga De Biasi te kuqezinjtë, ku aktualisht konsiderohet portier i katërt, pas Berishës, Hoxhës dhe Shehit.

Mosha e re dhe aktivizimi në vazhdimësi në një prej kampionateve më të forta në Europë, do t’i jepte përparësi ndaj kolegëve në përfaqësuese, ku sigurisht për momentin mbetet zgjedhje e parë Etrit Berisha./ SS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *