Biznesmeni serbo-amerikan thyen shpresat e Serbisë

21 Nëntor 2016, 11:01Bota TEMA

“Jemi vonë. Shqiptarët e Kosovës tashmë kanë lidhje me Trumpin”

Dobrivoje Tanasijevic, 83 vjeç, biznesmen i fuqishëm serb që ka 60 vite që jeton në SHBA, thotë se serbët duhet të mos rrinë duarkryq, nëse duan që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka të mirë për ta.

“Kam frikë se e kemi humbur hapin me të tjerët në rajon, që tashmë kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit.

Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, ka thënë ai për portalin Alo, transmeton Telegrafi.

I pyetur se cilat janë tarifat që politikanët amerikanë të luftojnë për serbët, ai ka thënë:

“Varet nga posti, por shërbimi nuk shkon nën një milion në vit.

Është legjitime dhe nuk është turp.

Shiko çfarë bëjnë në Kosovë: I kanë ngritur përmendoren Bill Clintonit, në qendër të Prishtinës, rrugën e emërojnë me emrin e djalit të Joe Bidenit, shitoret i quajnë ‘Hillary Clinton’. Tani edhe Trumpin do ta nderojnë”, ka thënë ai.

Tanasijevic ka thënë se për ta bërë Trumpin për vete, serbët duhet t’i rishikojnë raportet me Rusinë, të cilat janë të dëmshme për ta, sepse deklaratat se Trumpi do të ketë raporte të mira me rusët janë përralla fëmijësh.

“A e dini ndonjë gjerman që është njeri i rusëve? Trumpi ka rrënjë gjermane”, ka thënë ai.

“Dhe, mos harroni: FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”, ka theksuar Tanasijevic.

3 komente në “Biznesmeni serbo-amerikan thyen shpresat e Serbisë”

  1. Gramozi says:

    Po cfare kerkoni me nga Shqiptaret, qe pasi i vrate dhe shfrytezuat pa meshire, akoma shikoni endrra dhe harxhoni energjite tuaja per beteja te humbura dhe vet shkaterruese. Shikoni perpara dhe ne mardhenje miqesore, dhe respekti reciprok me Shqiptaret kudo. Vetem keshtu do te dilni te fituar edhe ju.

  2. alphade says:

    Qendrimet e fundit te Greqise dhe Serbise se ngazellyer me ardhjen
    e Trump-t ,duke nxjerre ne pah deshirat e tyre te fshehura per t’ ju
    rikthyer perseri ceshtjes se Kosoves. Idem po ndodh edhe me Greqine,
    e cila po ve ne praktike fabulat e Ezopit ” Dhelpra dhe ‘ hallatet’ e Dashit ”
    Por zoterinj fqinje : Juge-Veri ato kohra kane perenduar nje here e pergjith-
    mone kur Shqiperia trajtohej ne Kancelerite e Europes si placke tregu per
    te shuar babezitjen e fqinjeve per ta gllaberuar . Mjere per keta fqinje qe
    ende nuk kuptojne se sa shume ka ndryshuar bota dhe jetojne ende me
    fabulat e Ezopit apo La Fontenit . Harrojeni Kosoven ! Harrojeni Virio-Epirin !
    Sepse babezitja e madhe mund dhe do te shndrrohet ne nje boumerang per
    vete lakmiqaret dhe shivinistet qe kerkojne:
    -Ketu prehet don Kishoti,
    -ish aq i mire dhe aq i zoti ,
    -Boten mbrapsht desh ta kthente ,
    -Dhe me ushte desh ta mberthente!!!!

  3. says:

    Akoma ëndërrojnë Jugosllavinë Serbët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje