Deputeti i PS kërkon dorëheqjen e Ilir Beqës: S’mund të mbajmë kosto tekat dhe arrogancën e ministrit!

parid caraPak ditë më parë u transmetua një video e bisedës së ministrit Beqja me një vartës të tij.

Beqja reagoi pas saj duke sqaruar arsyen përse e shkarkoi vartësin e tij.

Por deputeti i PS Parid Cara thotë se ministri duhet të jepte dorëheqjen.

Ja çfarë shkruan ai:

Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.

Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.

Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...