Deputeti i PS kërkon dorëheqjen e Ilir Beqës: S’mund të mbajmë kosto tekat dhe arrogancën e ministrit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

parid caraPak ditë më parë u transmetua një video e bisedës së ministrit Beqja me një vartës të tij.

Beqja reagoi pas saj duke sqaruar arsyen përse e shkarkoi vartësin e tij.

Por deputeti i PS Parid Cara thotë se ministri duhet të jepte dorëheqjen.

Ja çfarë shkruan ai:

Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.

Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.

Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Deputeti i PS kërkon dorëheqjen e Ilir Beqës: S’mund të mbajmë kosto tekat dhe arrogancën e ministrit!”

  1. Ali pazari says:

    O Parido kur paske ardh nga Italia ku ha ,pi dhe fle dhe diten e enjte vjen nqs ke mundesi per te marre pjese ne seancat e Kuvendit llapa-llapa?

  2. Gregor Lato says:

    Ky deputet-dallkauku Cara, edhe porosite qe marrin “anetare” apo “kuadro drejtures” te emerruar nga PS nga sektoret e “inteligjences” se PD, i quan te drejta, dhe i akuzuari nga PD duhet te dorhiqet, ashtu si kerkon edhe PD.
    Kush e urdheroi drejtorin Hajdarmeta te regjistronte biseden? Juve zoti Carrrra, para disa kohesh u akuzuat, dhe juve po keshtu iu kerkua te hiqnit dore nga mandati, por nuk e bete, ndoshta me te drejta a pa te drejte, pra nuk jepet dorheqja, se kerkon studentja e kafeneve, Mirela, se nuk iu plotesua deshira, …pra po ashtu edhe rasti i jot dhe po keshtu dhe rasti i Hajdarmates. Saliu, zoti deputet, perdite kete kerkon, anarkia i pelqen, rremuja, se nga rremuja e anarkia doli, po ty cfare te lidh me anarkine e rremujen? Nese ke ndonje lidhje, jep dorheqjen dhe leshoja vendin tjetrit, se ka me qindra intelektuale te ndershem dhe me te pergetitur se ju e Blushi me Hafizen.

Lini një Përgjigje te Ali pazari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *