Dy të rinj humbin jetë në mes të Tiranës, u aksidentuan me motor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aksidentNjë aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në kryeqytet.

Dy persona të cilët po lëviznin me motor janë aksidentuar e për pasojë kanë humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së ish-“Bllokut”.

Drejtuesi i motorit me targa AP 105 dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.

Dy personat u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra shtetasit K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në spital.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *