Humori/ PD thotë se kandidati socialist në Kolonjë kapitulloi dhe hedh dyshime mbi Dukën: Gara ishte mes Ramës dhe Metës, ne qendruam indiferentë

21 Nëntor 2016, 20:50Politika TEMA

Partia Demokratike, ashtu siç ishte paralajmëruar para zgjedhjeve, është justifikuar për humbjen e saj në Kolonjë.

Sipas mediave të PD-së, kjo parti nuk ka humbur në Kolonjë, pasi gara nuk ka qenë mes mazhorancës dhe opozitës, por mes Ramës dhe Metës.

Ndërkohë, ato akuzojnë edhe Agron Dukën, aleat i PD-së, se po faktorizohet nga Rama.

“Më shumë se një garë mes kandidatësh, në Kolonjë ishte një garë mes dy krahëve të së majtës. Gara në Kolonjë ishte më së shumti një test i Nar Kokës për të ndarë Ramën dhe Metën, ku përfituesi do të ishte kreu i ri i PAA-së, Agron Duka.

Por ky test rezultoi dukshëm i pasuksesshëm dhe me një pranim kapitullimi nga ana e kandidatit socialist, por që kandidonte nën siglen e PAA-së.

Kjo sepse nëse e djathta në vitin 2015 ka humbur me një diferencë prej 9 për qindësh ose pak më shumë se 720 votash, dje kandidati i majte i PAA ka humbur me 25 për qind të votave më shumë, pra më shumë se 2 mijë vota diferencë.

Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha, qëndruan indiferente nga kjo garë pothuajse mes të majtësh. Konkluzioni: Basha nuk kishte asnjë dyshim se pas Dibrës nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi këmbënguljen e aleatit më të ri për të testuar veten se sa mund të marre nga e majta. Meta hoqi dore nga kjo zone e LSI-së pasi ishte i bindur se Rama do t’ia punonte pas krahëve për ta faktorizuar Duken si rival për votat pragmatiste të LSI.

Rama u detyrua ta merrte një bashki që nuk i duhej për asgjë, por që nuk mund ta humbiste vetëm përballë Agron Dukes dhe të kudogjendurit Nar Koka, që kësaj radhe dështoi t’ju bënte karshillëk atyre dy personave që vetë i bashkoi, Ramës dhe Metës”, shkruan portali që financohet nga Zeni dhe që konsiderohet si organi zyrtar i PD-së.

5 komente në “Humori/ PD thotë se kandidati socialist në Kolonjë kapitulloi dhe hedh dyshime mbi Dukën: Gara ishte mes Ramës dhe Metës, ne qendruam indiferentë”

  1. Ana says:

    Justifikimi i PD qesharak si humori pa shije i Al Pazar-it.

  2. Dhiz iz a mirraklle says:

    Duket dora e Qim Pekes,qesharak dhe idiot si gjthmone.

  3. Briklona says:

    Futeni koken ne hale dhe mos e nxirni me!
    Pergjigjen e moret nga votuesit, perpelituni sa te doni, nga lluca ku jeni zhytur, nuk dilni dot me.

  4. pro says:

    ..hajde konkluzion hajde..!!

  5. Futja kot says:

    Pd ne zgjedhjet e ardheshme do te kete nje humbje spektakolare. Lulush kalamani qe eshte bere si lolo ose si dordoleci i vitit te ri por pa dhurata, te qerrohet nga PD pasi e katandisi opoziten kashte e koqe. Nuk duam nje pushtet pa opozite. Lulushi eshte nje njeri i kurdisur qe nuk te frymezon dhe duket sikur nuk i ka seriozisht ato qe thote. Ne kohen e Dulles me siguri qe do te ishte nje sekretar rinie rrethi ( po deri aty ama).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje