Këmbët përpjetë, të opozitës derëshqyer!

21 Nëntor 2016, 19:03Blog TEMA

Nga Anri Bala

Asgjë e re nga “fronti i opozitës” ose më thjesht nga PD-ja e shkërmoqur. Natyrisht dihej se Kolonja, një bastion i majtë prej 25 vitesh, nuk kishte si të ndryshonte kah. Por e bukura e garës ishte, se duke u tallur me demokratët, u vendosën në garë dy socialistë: Një i “Klanit të Zemunit” dhe një i “Klanit të askundit”, sepse Kolonja do të ngelë aty ku është.

Të më fal sinqerisht partia “Agrare”, por e quajta me emrin e pagëzimit, sepse tashmë ajo është në vathën e pagëzorit. Më erdhi keq për paratë që u hodhën, e që ne fukarenjëve na dhimben, por ata që i kanë, i luajnë thjeshtë për “sport”.

“Aleatja” besonte, se mund ta fitonte karrigen e kryetarit, me socialistin opozitar të mërzitur, por nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodh. Përveç shpërnguljes së Shijakut në Ersekë, duhej dhe konkurimi në grup, si pjesë e koalicionit të djathtë. Këtu, “aleatja” jashtë aleance  gaboi dhe e hëngri duke e parë veten “të vetmuar pa përkrahje”. U lodh duke pyetur lartë e poshtë se ku ishte fshehur koalicioni, por askush s’i përgjigjej. PD as që kishte ndërmend të turpërohej, sepse pas kastravecit që hëngri në Dibër, nuk mund të mbante dy të tillë njëkohësisht, ndaj i’u a la agrarëve, sepse ato merren me sera dhe gjëlbërime!

Të braktisur nga partia kryesore opozitare, ata fituan më shumë seç pritej, ndërsa “opozitgjynahqari”, ishte i zënë në takime të “rëndësishme”, me punonjësit dhe drejtuesit e bashkive dhe as që i ra ndërmend se diku bëheshin zgjedhje. Aleati i panatyrshëm “PA,” u bind se Basha nuk gënjen. Dera e PD fal tij ishte e hapur, për të mos thënë e shqyer, për të dalë dhe jo për të hyrë, sepse nuk ke pse të hysh.

Pothuajse, të gjithë aleatët me peshë në politikën shqiptare janë larguar nga fshati “lebroz” PD, të trembur nga sëmundja… “humbje e pashmangshme”, duke e lënë të qetë në ëndrrën “kryeministrore” kryetarin aksidental të saj.

Shumëkush e quan kryetar të opozitës, por në fakt nuk është! Opozita është një bashkim formacionesh, idesh, bashkëpunimesh, e kordinimesh, për të sjell në vend një drejtim më të mirë, për njerëzit që të kanë besuar, e që ti pret për të të votuar. Opozitë jam dhe unë dhe ju, dhe ai fshatari pa drita dhe ai hallexhiu i përmbytur, opozitë është mbarë populli, që pret diçka më të mirë nga qeverisja e tij. Por qeverisja bënë pallë, kërcen, këndon dhe tallet, sepse askush se pengon.

Kjo nuk është vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, kështu është edhe për Amerikën dhe amerikanët, sepse çdo popull meriton qeverinë që ka zgjedhur. Tronditëse është fakti se “mbrojtja” jonë e vetme që quhet opozitë nuk ekziston më, e ne na duket thjeshtë një ëndërr e largët, si përrallë, që fillon me “na ishte njëherë”. Demokratët por edhe çdo opozitarë i vërtetë, duhet të vendos, për të pasur një udhëheqës jo një buratin.

Udhëheqësi që na duhet është ai që të inspiron, të bind, të jep kurajo dhe të motivon, duke të dhënë siguri dhe shpresë, për diçka më të mirë, se sa kjo, që mirësisht apo gabimisht kemi zgjedhur. Por “opozitëgjynahqari” kryetar, nuk ka as një ide, asnjë të re, asnjë iniciativë dhe asnjë armë për të luftuar të keqen, që shikojmë ne, jo atë që se harron ai.

Them nuk e harron ai, sepse lufta e çoroditur nuk mund të zhvillohet duke përdorur si objekt sulmi ato plagë, që dikur ai vetë bile edhe më të rënda, i’ua shkaktoi shqiptarëve. Nuk mundet dhe s’ka ndodhur kurrë, që humbësi të kthehet në hero, me ushtrinë e tij të urryer pa armë?!

Ndaj na duhet opozita e vërtetë, ajo që tani nuk ekziston. Drejtuesi kukull tashmë, nuk përfaqëson askënd. Opozita tashmë, është vetëm një ëndrrimtare e paskrupullt, që rri e jargavitet në dritaren e bordellos, me derë të shqyer duke pritur të kaloi dashnori i vjetër LSI… dhe ajo të ngrejë këmbët, vetëm për t’u bërë dhe njëherë çift. Mirëpo kjo nuk do ndodhi kurrë, sepse dashnori i dikurshëm i druhet ikjes, ndërsa e ka harruar dhe as sytë nuk i’a hedh asaj të shkretës, megjithë zvarritjet dhe shkeljet e syrit të dëshpëruar.

Grimierët e paguar: Turi i Zheleve, Gjoka i Markajve, Bushati i Kapajve, Andi i Bejteve, pa harruar analistin e madh Shkullak Topolakun, nuk mund të bëjnë asgjë, veçse e shëmtojnë më shumë, duke e kthyer në një prostitutë që ta jep veresie. Kohët kanë ndryshuar: Askujt nuk i hynë në punë një bukuroshe e lodhur, e rraskapitur, e mbaruar, e që nuk ka grimier që i’a rregullon pamjen, ashtu siç e ka katandistur “shefi de jure”   PD-në. Ndaj i keqardhur, për të keqen që na ka gjetur, jam i bindur për atë që dua: “Një mijë herë më e mirë Shqipëria pa Lul Bashën, se sa pa Edi Ramën!”

19 komente në “Këmbët përpjetë, të opozitës derëshqyer!”

  1. Delli USA says:

    Ekzakt,me mire nje Shqiperi pa Lu-lushin,se sa pa pa Edi Ramen.

  2. analisti says:

    Nuk te njoh,po gjithsesi te pergezoj per analizat qe ben,jo se sulmon opoziten,se vetem opozite nuk kemi,po portretizimi i ketyre unukve qe nuk lene gazete dhe ekran televizori pa dale,qe mundohen te bejne opoziten eshte me se i neveritshem per ata qe i shikojne dhe ndigjojne dhe me kete mender opozite qe perfaqsohet nga keta mender analista gjate do te kene mundesi te opozite.

  3. Jimi says:

    Lider nuk zgjidhesh, por lind! Me kete duhet kuptuar qe nje njeri deri ne momentin e daljes se tij ne krye te nje mase te konsiderueshme njerezish e ka fituar kete status fale nje varg aftesish te spikatura qe shum te tjere nuk i kane.
    Se paku nje lider ne rraport me te tjeret dallohet per shkallen e larte te inteligjences, eksperiences se gjate jetesore, energjia e pashtereshme te cilen e ve ne sherbim te realizimit te objektivava te cilat perputhen me ato te grupit , kembengulja deri ne kokefortesi e realizimit te tyre, Elokuenca dhe eleganca ne komunikim me masen e gjere, besimi qe ngjall tek ata energjia e rrezatuar prej tij. Aftesia e tij per ti sugjestionuar e mobilizuar masat e gjera te degjuesve e per ti hedhur ato ne aksion. Lideri eshte nje njeri poliedrik ose me mire me thene ahqip “njeri i kenduar”
    qe ka haber qe nga historia, letersia e arti e deri tek shkenca. Jo te gjithe njerezit e zakonshem mundeti arrijne keto parametra edhe po te duan te punojne ne menyre intensive per ti arritur ato! Me nje fjale duam apo s’duam ne qe te jesh lider duhet te kesh “gjak blu”! Lideri ben “epoke” qofte kjo per mire apo per keq!
    Duke ju referuar sa thash me siper, po i drejtohem drejtorit te opozites ! Cilat nga keto tregues ploteson ky merhum per tu ber lider? E keqja eshte se ketij i eshte mbushur mendja vertet, se eshte “lider”! ? por populli nuk thote kot i: Nuk behet dote qeni langua!

  4. perkthyesi says:

    Ka kohe qe nuk kemi opozite te besueshme! Per mua, ky eshte problemi me i madh! Asnjehere nuk kane analizuar humbjet, qe u jane perplasur vazhdimisht ne fytyre! Keshtu, as per zgjedhjet e 2017 nuk pritet ndonje cudi! Me keta pratagoniste qe ka ne inventar PD, mendoj se fitorja e se majtes eshte e garantuar!

  5. sofia says:

    Sot eshte turp per çdo gazetar a media te besh sikur mbron kete “opozite”; eshte turp se ajo nuk egziston dhe ca gazetare bejne sikur ajo eshte, sepse dhe ata vete, meqense jane pseudogazetare ( i kemi pare e njohur mire si njerez dhe si gazetare), duan te thone: te mire , te keqinj, ne ja ku jemi, megjithese e dine se jane shume te keqinj. Por duke qene edhe idiot, shpresojne si dhelpra ne tope te dashit me kot. Tani eshte ndare shapi nga sheqeri, fatkeqesi per ate qe i kane plasur syte e mendjes! Jane dhe ca komentues si ajo “studentja” me pesa nga Fieri qe luftonte per te tjeret (per ata me 10) se per vete qenkesh beter! Eh, ku e katandisien veten keta njerez! Po si nuk u dhimbset, por lere se mendja ben hatane, mendja ben kalane -thote populli. Ne po i shikojne si zvarriten, jo me si hardhucka, por si krimba shiu (lumbricus terrestis) qe pas shiut ngelen neper rruge dhe ngordhin. Gjynah, por s’e kam fajin une qe ata dhe pesen e marrin se u a jep mesuesi ne kembim te plaçkave apo parave.

  6. Lemi says:

    …po cfare shkrimi eshte ky…cfare analize eshte kjo???!!!…me te drejte prek grimieret fantastik, te kudondodhur e te kurdogjendur si ai i zheleve, kapajve, markajve apo ai i bejtve…permend shkerdhak topolakun, por harron ate me te madherishmin, ate te pakrahasueshmin, ate qe do ta linte me gojehapur edhe shkencetarin e evolucionit te specieve, Darvinin, per asimmetrine e kokes…ate ora ate, QIM e PEKAJVE !!!

  7. Un says:

    O shoku Sale, pash Zotin merr pushimet. Ke bo boll per ket milet. Ke bo pare ma shum se e ke menu . Kris bythen tash. Hajt

  8. Toni says:

    Pergezime per analizen.

  9. Jugu says:

    Mire o gazetar mire. Po per varferin cfare na thua? Pergjegjesin perseri e ka opozita apo Edi Rama?

    Po per shendetesin c’thua? E ka fajin Rama qe premtoj boten dhe e ka bere me keq se c’ishte duke I detyruar njerezit te shkojne tek private?
    Po per arsimin c’thua? E ka fajin Rama qe me reformat po I drejton studentet dhe me ta dhe leket tek private?

    Po per rendin, vrasjet e perdithsme, vet vrasjet, edhe per keto e ka fajin opozita? Po ai qe eshte ne pushtet a ka ndo pak faj?

    Po per Kolumbizimin e vendit kush e ka fajin?

    Ah mjere populli qe eshte bere is sandwich dhe I duhet te shtypet sa nga nje krahe, ne tjetrin.

    1. PO.PO says:

      Zoti “Jugu” , ke te drejte ne kete qe thua , por e verteta eshte se vendi ka 26 vjet , qe vetem vidhet , shkaterrohet , vriten e vriten njerez , si te ishin zogj pule , politika servile punon prej nje cerek shekulli vetem per te mbushur xhepat dhe favorizuar te huajt , shteti eshte bllokuar ligjerisht nga shpellari antishqiptar i Vicidolit , qe eshte gati t`i vere zjarrin serisht vendit,vetem te ruaje b… e tij . Ne keto kushte ,kur edhe per aleat ke kusare , si puna e I.Metes , dhe gjithe atyre plehrave qe i vene gure nen rrota , Edi Rama do te mund t`ia ndryshonte faqen ketij vendi me nje mandat vetem po te ishte magjistar ! Sot per sot , nuk duket as nje shprese tjeter me e mire , se sa Edi Rama .

  10. shqiptari says:

    Ne nje shenim para nje viti jam shprehur se PD do te jete ndryshe atehere kur te mos “mbrohet” nga personat qe permenden ne paragrafin e fundit te shkrimit. shto ketu Fatos Lubonja Artan Presidenti . Prec Zogaj se Blendi Fevziune dine te gjitha, Mbrohet e vura ne thonjeza se me duket sikur keta poguhen nga e majta per ti bere aq keq PD-se. Perceptimi i nje pjese jo te vogel tek njerzit eshte se PD- eshte po aq hipokrite e ordinere sa dhe keta qe i dalin per zot, Ne se jane nje, ta gezojne njeri tjetrin, ne se i paguajne le ti lene te lire e te provojne se sa te zot jane per te mbajtur familjet e tyre, Ne se kera s”jane larguar perfundimisht nga raca njerezore, pasketaj do ndihen me mire ne familje e ne shoqeri sepse do hyjne e do dalin pa maska,

  11. Me mire ta kishe thene te opozites b… shqyer .

  12. O Jugu , po ik o sharlatan i kryekriminelit te Shqiperise sb. se varferine e trashegoje e majta nga tete vitet e qeverisjes se Sali Berishes.

  13. Veriu says:

    PO po,o Jugu,i Shqiperise apo i Serbise? Fajin e ka saliu,saliu,saliu, e qe te te mbushet ajo kaplloqja po ta themi dhe nje here dhe me te madhe,FAJIN E KA SALIU. Ai qe eshte ne pushtet ka faj dhe shume biles,ka faj se u ben tre Vjet qe eshte ne pushtet,e ngeli duke paguar kusuret e saliut. e si futi nje gjemb ne kemb saliut,po e la te livadhise sic po ben akoma. ai duhej ta kishte cuar direkt ne prokurori per gjithe ato bema e ndyresira qe ka bere qeveria e sali berishes,e tani akoma populli paguan pasojat e asaj qeverisjeje.

  14. DETARI Atllantidhes? says:

    Ky grupim banditesh nuk mund te quhet as opozite dhe as parti !
    Eshte rasti me i paprecedente ne bote ,ku nji grupim antikombetaresh ,te quhet parti politike !

  15. eri vlore says:

    Anri Bala nje emer qe sa e shoh e lexoj me kenaqesi ,sepse ka dicka ndryshe,ate qe na mungonte ”menidime te thena kenshdem, me humor dhe realiste” tek e fundit !!!!!!

  16. eri vlore says:

    Anri Bala nje emer qe sa e shoh e lexoj me kenaqesi ,sepse ka dicka ndryshe,ate qe na mungonte ”menidime te thena kenshdem, me humor dhe realiste” tek e fundit !!!!!!

  17. Eni says:

    Analist servil ,edhe pse mund te Jen te vertete ata qe thote , por ja shqiperia e sotme si vazhdon . Ata-Ne
    Ttamam lufte klasash , ironi, urrejtje, perćarje , sherbetore servila gjithmone pran te fortit, por as nje here me te drejten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje