Mosdekretimi i Bazos nga Nishani, debate te “Siguria”. Kodheli: Rrisim pagat, ja armatimi që do blejmë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kodheliMbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate sa i takon buxhetit për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Në një seancë dëgjimore para deputetëve të Komisionit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar ecurinë e këtij procesi, duke dhënë informacion për rritjen e pagave në FA, blerjen e armatimeve dhe të mjeteve të blinduara.

Më pas debati ka kaluar nga buxheti te refuzimi nga ana e presidentit Nishani për t’i dhënë një mandat të tyre Jeronim Bazos në krye FA, ku Kodheli ka nënvizuar se ende nuk është njoftuar5 zyrtarisht, por mosdekretimi nuk ndikon në punën e Forcave të Armatosura.

Debatet

Braho: Në Sazan del tym që do thotë se bëhet stërvitje. Ti e shkrep ndonjëherë po këta policët e Saimir Tahirit ehë…

Kodheli: Në 2017 kemi objektiva ambicioze. Do dyfishojmë misionet në Afganistan. Dhe në KFOR. Sot në mesdite anija “Oriku” do të niset në Egje në ndihmë të emigrantëve nga lindja e mesme. Do të kemi rritje 5-7% të pagave të ushtarakëve. Kjo është rritja e parë që pas të 2014-ës. Do modernizojmë Forcat e Armatosura. Sasia prej 500 armësh automatike që do marrim nga Italia vlen 10 mln euro. Italia e ka kaluar me ligj në parlamentin italian. Besoj miratohet ditët e para të dhjetorit.

Do blejmë mjete të blinduara, sepse tani lëvizim me mjete të lehta. Brenda 10 ditësh do lidhim marrëveshje me SHBA për 250 mjete të blinduara. Dërgesa e parë do të fillojë të lëvrohet në muajin Janar ose Shkurt. Do të jetë rreth 78 mjete. Ju kujtoj që një mjet i blinduar, i ri bën nga 1.5 deri në 4-5 milion euro ose dollar një copë. Në fakt ky është një tjetër sukses i marrëdhënieve shumë të mira, të jashtëzakonshme, madje do të thosha jashtë çdo protokolli, që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka me partnerin tonë më të madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlera e mjeteve fillestare që do të vijnë pranë Forcave tona të Armatosura është rreth 15 milion dollarë duke i shtuar 15 milion dollarëve 10 milionshin të armatimit që vjen nga Italia, besoj se me 25 milion dollarë mbështjetje në armatim, municion dhe mjete të blinduara ne do të mundësojë kompletimin e përgjithshëm të  Grupbatalionit të dytë të forcave tokësore më qëllim vazhdimin e angazhimeve qoftë kombëtare qoftë në NATO.

Noka: Çfarë do bëni me luftën ndaj kanabisit?

Kodheli: Mbrojtja e Atdheut është diçka shumë serioze. Forcat e Armatosura e kanë në Kushtetutë cilat janë detyrimet e tyre.

Dogjani: Rritja e pagave është e papërfillshme, një nënoficer 30 mijë lekë.

Kodheli: Më lejoni të them që me buxhetin e vitit 2017 do të kemi një rritje në fondin e pagave me 230 milionë lekë të reja, që është rritja e parë e pagave në masën 5–7 % e pagave të FA që nga viti 2004. Besoj që suporti që do t’i bëjmë më buxhetin e vitit 2017 funksionimit të plotë të Spitalit Universitar të integruar të Traumës, i mbetur në zhargonin popullor si Spitali Ushtarak, e cila u finalizua me një integrim të dy strukturave, do të mundësojë një trajtim më të mirë të stafit ushtarak. Dhe sigurisht që përtej kësaj është pasur një vëmendje të madhe në trajtimin personal individual të FA, sidomos, rikthyem një VKM që vinte në vend një problematikë që kishtë lidhje me ushqimin dhe që datonte më herët se 2013.

Braho: Nga këto armët që dhurojnë italianët më del 2 mijë euro 1 pushkë…

Kodheli: Aq është.

Braho: Përbën problem për Forcat e Armatosura mosdekretimi nga Nishani i Bazos?

Kodheli: Presidenti Nishani ka tagrin e vet të refuzojë. Nuk jam njoftuar zyrtarisht për refuzimin. Refuzimi i shkon kryeministrit. Procedurë rutinë, nuk bllokon punën e Forcave të Armatosura. Gjithsesi në detyrë kam zv/komandantin e Shtabit. Nuk na bllokon punën.

Nënvizoj se në mes të dhjetorit do të mundësojmë çuarjen e 40 Forcave të tjera të Armatosura dhe kështu forcat tona nga 42 që janë në Afganistan, do të jenë tashmë 82 ose 84. Dyfishimin e prezencës tonë në misionin tjetër të rëndësishëm për Ballkanin, po sidomos për Shqipërinë në KFOR me forca të tjera dhe njëkohësisht prezencën tonë në misione të BE përveç “ALTEA”-s dhe misione të BE në Mali por edhe prezencën tonë për herë të parë ashtu siç po e diskutonim edhe pak me parë në një mision detar.

Është hera e parë që Shqipëria do të marrë pjesë në një mision detar NATO. Jo më larg se sot në mesditë, anija “Oriku” do të niset për mision në detin Egje, në suport të një misioni të madh europian që është “Frontex”, i cili suportohet nga një mision i NATO-s, ku Shqipëria do të marrë pjesë me anijen e saj.

Besoj që të gjitha pjesëmarrjet e tjera që ne kemi  pasur, qoftë kjo gjatë vitit 2016, në stërvitjen më të madhe të pas Luftës së Ftohtë në NATO “Trident Juncture 2016” apo në të gjitha projektet e mëdha rajonale apo të Aleancës gjatë këtij viti, na kanë mundësuar ne një prezencë, sigurisht e suportuar me buxhet të konsiderueshëm, të qenësishme që i tejkalon angazhimet tona fillestare.

Por Ministria e Mbrojtjes ka realizuar një sërë detyrash dhe punësh në ndihmë të komunitetit. Konkretisht janë ndërtuar në të gjithë vendin lidhje, ura Bailey. Janë kryer 54 operacione në mbështetje të popullsisë civile dhe të autoriteteve qëndrore lokale, kur flitet për emergjenca civile. Janë pastruar 9 nga 13 hotspotet që kemi gjetur në 2013….

Kodheli 1

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mosdekretimi i Bazos nga Nishani, debate te “Siguria”. Kodheli: Rrisim pagat, ja armatimi që do blejmë…”

  1. Baki says:

    kush do merret me gjeneral drogen ai eshte turpi ushtrise dhe FA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *