Motrat polake që çmendën djemtë e Tiranës

21 Nëntor 2016, 09:17Dossier TEMA

Uvil Zajmi ka sjellë një shkrim për historinë e “Rrugës së Durrësit” në Tiranë.

Mes tyre, ai sjell edhe historinë e dy motrave polake.

“Historia e motrave që morën famë si protagoniste të kësaj rruge është e lidhur me mesvitet ‘60-‘70, bashkë me to edhe Stefani, djali i ambasadorit polak.

Zasha dhe Grisha ishin vajzat e një funksionari të Ambasadës polake, të cilat vinin sistematikisht për pushime gjatë periudhës së verës në kryeqytet.

Banonin në hyrjen e parë në katin e dytë të pallati përballë bar “Roberti” sot.

Bionde shumë të bukura, me flokë të gjata e balluke, 22 e 19 vjeçe, rreth tyre u krijua një situatë admiruese, madje deri edhe flirte të vogla.

Djemtë e Tiranës që tentonin të futeshin në apartamentin e tyre, duke kaluar nga një ballkon te tjetri, shkëmbenin në frëngjisht letra dashurie me to.

Shumë bujë bëri dashuria e Zashës më një bodyguard me ngjyrë të Ambasadës kubaneze, një djalë simpatik, kaçurrel, i gjatë e që vishej me kostum të bardhë e me gjyzlykë, çka tërhiqte vëmendjen kur çifti ulej te “Flora”.

Ishin ato që sollën në Tiranë minifundet e para me pala shumë joshëse.

Të rinjtë qëndronin te bordurat në pritje për t’i parë kur ato kur kalonin. Ishin adhuruese të muzikës, në veçanti të këngëtarit amerikan Tom Xhons.

Mjaftonte të vërshëlleje melodinë e “Delilah”, që ato të dilnin me vrap në ballkon.

Edhe pse ruheshin nga punonjës të Sigurimit, ato nuk hezitonin të provokonin në pafundësi pasionet dhe simpatitë e djemve të asaj rruge.

Ndërsa Stefani, që shëtiste në Rrugën e Durrësit me një biçikletë sportive, edhe pse nën kontrollin e ndjekësve që nuk i ndaheshin, kishte krijuar miqësi me djem e vajza të Tiranës dhe shpesh në Ambasadën polake i ftonte, duke organizuar dëfrime, vallëzime, madje në shumë raste nuk kanë munguar historitë e dashurive të tij me bukuroshet e kryeqytetit”, shkruan Zajmi për “Panorama”.

9 komente në “Motrat polake që çmendën djemtë e Tiranës”

  1. Tomas Xhensili says:

    Tom Jones apo me sakte Sir Tom Jones, nuk eshte amerikan por engles pe Anglie. Korrigjoni defterat

    1. MANUNITED says:

      me sakte eshte nga Uellsi (Wales) dhe eshte Welsh ?

      1. noname says:

        Thomas John Woodward

    2. Ilia says:

      Uvil, polaket jetonin ne katin e trete te pallatit prane ambasades polake, tek rruga e Durresit. Emrin njera e kishte Zojsha dhe jo Zasha kurse tjetra eshte korrekt Grisha. Kishin edhe nje vella te vogel qe quhej Jacek. Une isha nje femije qe jetoja ne po te njetin pallat dhe i mbaj mend mire te dy motrat. Ishin shume te bukura dhe te gjithe djemte e asaj lagje dhe lagjeve perreth vinin rrotull ketij pallati gjate veres. Ke harruar dy djem shqiptar qe u njohen me keto motrat. Njeri quhej Maringlen (zeshkan) qe jetonte prane pasticeri Flora dhe nje tjeter ishte sportist, trupmadh (nuk me kujtohet emri i tij). Kubanezi quhej Eduardo. Por njera nga motrat u lidh me te pasi djemte shqiptare te lidhur origjinalisht u tmerruan nga Sigurimi. Ne nje vizite qe bera ne Poloni kohet e fundit mendoja qe do te shikoja vajza te bukra si ato, por nuk ishte ashtu. Ato me sa duket ishin te vecanta!

  2. Mirush says:

    Halla Tomas :), me bere te qesh. Po cfare pret nga copy-paste i ketyre mo. Sidoqofte, polaket edhe sot i kane qejf te zinjte, kudo qe ndodhen. Mire bejne, kur te bardhet nuk ua varin ose te cajne trapin, pse mos te shkojne me te zinjte qe duan vetem qejf.

  3. Ore vili, me fal por me duket se ganjen ca ti. E para nga mosha, e dyta me ato mbremjet qe beheshin ne ambasade etj. Ti me siguri qe i ke te rrefyera nga te tjeret, sepse ti nga rruga e kavajes i dike ca gjera me mire se ne me rritur se ty dhe qe rrinimin gjithe diten te flora. Me vjen mire qe shkruan por jo per ato qe ti vet nuk i ke jetuar.

  4. Ore vili, me fal por me duket se ganjen ca ti. E para nga mosha, e dyta me ato mbremjet qe beheshin ne ambasade etj. Ti me siguri qe i ke te rrefyera nga te tjeret, sepse ti nga rruga e kavajes i dike ca gjera me mire se ne me rritur se ty dhe qe rrinimin gjithe diten te flora. Me vjen mire qe shkruan por jo per ato qe ti vet nuk i ke jetuar.

  5. PidhiISateme says:

    Ah mor Uvil arbitri te paskan ngel kunj ato motrat polake.

  6. Moshatari Vilit says:

    Vilo, po qe po ja fut pordhes kot, mire thote komentuesi ” nje djale nga Pasticeri Flora”, ne mesin e viteve ..60, ti dhe une ishim nga 10vjec, dhe akoma nuk kishim filluar te perdornim kycin e dores, prandaj mo ja fut kot pordhes, genje mor burr se tani e te ka lezet se i ke bere te 60tat, po jo keshtu se ste le ajo qerrata arithmetik te genjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje