Portali pranë Bashës thotë atë që Luli nuk guxon ta përmendë: Berisha të ndjekë rrugën e Sarkozi, boll është bërë peshë për PD-në

berisha sarkoziKur Lulzim Basha mblodhi disa gazetarë ditë më parë, Andi Bushati u ankua pas takimit, se Basha nuk guxon ta përmendë emrin e Berishës, për ta kritikuar.

Sot, portali drejtuar nga Bushati, ka kërkuar nga Berisha që të ndjekë të njëjtën rrugë që ndoqi Sarkozi në Francë: Të tërhiqet nga jeta politike dhe të merret me jetën e tij private.

“Ish- presidenti francez Nikola Sarkozi, i cili u eliminua në primaret e së djathtës dhe qendrës për të vazhduar garën drejt pallatit Elize, deklaroi se që këtej e tutje ai do ti përkushtohet më shumë jetës private sesa asaj publike. Kjo qe një shenjë e qartë se pas më shumë se 30 vitesh aktivitet, ai do të largohet nga skena politike pasi francezët (edhe ata brenda familjes së tij politike) nuk e pranojnë dot rikthimin e një njeriu që e kanë dënuar më parë me votë.

Ish- presidenti francez sishte shembulli i vetëm që përmendin idhtarët e Sali Berishës se një politikan edhe pas humbjes elektorale mund të vazhdojë të luajë një rol aktiv në politikën e përditshme. Pasi shpalli largimin nga politika në 2012, Sarkozi u kthye dy vite më pas me justifikimin për të mbajtur të bashkuar partinë. Por të djathtët francezë nuk e besuan këtë fabul.

Po ashtu sikurse David Kamerun e braktisi politikën pas humbjes, po ashtu si Karamanlis bëri po të njëjtën gjë, që pas largimit të të madhit Helmut Khol, partitë e djathta e kanë shndërruar pothuajse në traditë ndërprerjen e politikës për liderët humbës. Jo më kot. Ajo e lehtëson forcën e tyre politike nga pesha e gabimeve të së shkuarës dhe i jep atyre mundësi të projektohen drejt së ardhmes.

Për Sali Berishën, i vetmi lider i Europës lindore ende në garë, rikthimi i Sarkozisë qe deri më tani e vetmja alibi. Pasi dhe ish prsidenti francezshpalli se tani do ti kushtojë më shumë kohë gruas së tij të bukur, ish manekines Karla Bruni, për Berishënmbetet një pikpyetje: edhe për sa kohë do të vazhdojë të jetë peshë për partinë që udhëheq që nga viti 1991?”, shkruan Lapsi.al.

Por, Berisha vështirë se largohet nga politika.

Frika se ai dhe familja e tij mund të ndëshkohen për ato që kanë bërë, është kthyer në një makth për të dhe për këtë arsye po mban peng PD-në, si mburojë për familjen e vet.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Portali pranë Bashës thotë atë që Luli nuk guxon ta përmendë: Berisha të ndjekë rrugën e Sarkozi, boll është bërë peshë për PD-në”

  1. shqip says:

    he mo andi, vete gjuha ku dhemb dhembi. bere ç’bere, dhe u ule me kembe ne toke. jo per gje, po ja qe edhe shpresa nuk vdiska e fundit. me ne fund dikush qe po kupton se te shpetosh njerin krah, sy, vesh,…., etj, u dashka prere e nxjerre tjetri. ne fakt kjo edhe pse mund te duket komike, sipas dr adhamudhit, bisturia e njeh si shpetim. keshtu qe andua si ide nuk e ka edhe keq. te shpetojme ç’te mundim e si te mundim. problemi ando eshte se i mbyturi te mbyt. eshte instikti i kapjes per te dale ne siperfaqe. po kur pesha poshte eshte me e rende, tenton te marre me vete edhe ate qe qendron larte. po si do t’ja bejme o ando? si do bejme me malltezin, me lylin ? si do bejme me kaçin e me noken? nuk e ke menduar ndonjehere se kjo eshte nje molle krejtesisht e kabur? u terhoq sarkozi thua. po saliu ka frike , thua me te drejte. e shikon pra qe eshte nje operacion i pa mundur? terheqja e saliut eshte edhe asgjesimi i pd qe njohim deri tani. per ta rifreskuar pak memorjen dhe mendimin. i ke degjuar frazat ;” fashizmi vdiq me musolinin”? eshte po e njejta gje. ka vetem nje zgjidhje in extremis. qe pjesa e pa perlyer me gjak e me afera milierdare korrupsioni, te shmanget duke i bere edhe daljen perfundimtare doktor horrorit. po kete ando mos e kerko te lyli. sinqerisht, mos krijo iluzione te pa qena. dhe e fundit ando. po ta sjell si batute, po qe ka brenda edhe ate qe ti po e bluan ne mendje. po qe s’po ja gjen dot fillin e zgjidhjes. atehere;” ju s’keni pse i merrni. ne ju a japim vete”. pra do jete populli qe ne 2017n e ne vazhdim , do ti japi hakun ketij harbuti qe tejkaloi çdo imagjinate diktati. e them kete duke bazuar ne rendin shoqeror. ne diktature te vrisnin se ishte e ndaluar me ligj te thyeje kushtetuten e vendit. ndersa berisha ka vrare pa asnje ligj. vetem e vetem se dikush i ka dale perpara, ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar. shpresoj, shpresoj shume qe media ta kete kuptuar . pasi kur te abandonon edhe media, atehere s’ngelet tjeter veçse ti heqim spinen e te pershpejtojme aktin e fundit klinik.

  2. Voica says:

    Edhe kjo ketu eshte loje e vete Berishes…
    Sepse ka nje gje te vogel qe nuk ka ngjashmeri me Sarkozine ose Camerun-in. Keta nuk kane patur Lulezima….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *