Privatizimi i CEZ, Gjykata e Lartë i bën “qokën” e fundit Berishës

ZaganjoriPo vijojnë me intensitet të plotë shërbimet e gjyqsorit shqiptar ndaj Sali Berishës, në prag të implementimit të Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht ligjit të “Vettingut”.

Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë padinë e bërë nga Ministrisë e Energjetikës dhe Industrisë kundër Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria ishte paditur nga Ministria e Energjitikës se nuk kishte filluar hetimet ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për shkelje në privatizimin e CEZ.

Konkretisht, MEI kërkonte që Prokuroria e Përgjithshme të hetonte dy ish-ministrat Ruli e Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.

Nga ana e saj Prokuroria e kishte refuzuar këtë kërkesë.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *