Si të dalloni skemat mashtruese online: Ja kompanitë e licencuara në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

burseAutoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka të publikuara në faqen e vet të internetit të dhëna lidhur me portalet e tregtimit online, të cilat i japin mundësi të interesuarve të investojnë në bursa ndërkombëtare.

Sipas AMF (si ent rregullator që licencon dhe mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve në fushën e titujve), dhe Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), këto investime janë me rrezik të konsiderueshëm, ndaj publiku i interesuar duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i realizojë ato nëpërmjet subjekteve të licencuara, mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm në rastet kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto veprimtari.

Hyrja dhe veprimtaria e rregulluar në treg e ndërmjetësuesve financiarë, në këtë rast përmes portaleve të tregtimit online, ndihmon në zhvillimin e kulturës financiare dhe të tregut financiar. Një veprimtari e rregulluar do të thotë ushtrim i kontrollit nga autoritetet mbikëqyrëse për të verifikuar se si mënyra e veprimit të subjektit ndërmjetësues nxit paraprakisht ndërgjegjësimin e investitorit për vlerësimin e rreziqeve që shoqërojnë investimet në bursa, kufizon madhësinë e humbjeve të mundshme dhe ofron transparencë të plotë për shpjegimin e tyre në rast ndodhjeje. Nga ana tjetër, një veprimtari e palicencuar dhe e pambikëqyrur, i ekspozon investitorët ndaj kostove të fshehura dhe detyrimeve të tjera, të cilat, në mungesë të transparencës së nevojshme nga ana e subjektit ndërmjetësues, mund të jenë të mëdha.

Pak ditë më parë u zbulua se Easy Invest, një nga platformat e investimeve online, ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri, duke marrë me vete investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë, raporton Monitor. Pas lajmit mbi ndërprerjen e veprimtarisë së shoqërisë Easy Invest si platformë investimi online, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (Autoriteti) ka sqaruar në një deklaratë publike se kjo shoqëri nuk ka qenë e licencuar, pra nuk ka qenë e mbikëqyrur nga Autoriteti.

GKSF fton publikun e interesuar të konsultojë në vazhdimësi listën e subjekteve të licencuara, përkatësisht nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe nga Banka e Shqipërisë. Operatorët e licencuar janë si më poshtë:

http://www.amf.gov.al/tletrave.asp?id=1&s=1 (ku, në rubrikën “Subjekte nën juridiksion”,mund të merret informacion për të gjithë subjektet e licencuara, duke përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbimet e ndërmjetësimit për investime në tregjet ndërkombëtare).

https://www.bankofalbania.org/web/Rregjistri_i_Bankave_tregetare_50_1.php (ku, krahasinformacionit për bankat, mund të kalohet tek rubrika “Regjistra të tjerë” dhe të merret informacion për Zyrat e Këmbimit Valutor, Subjektet Financiare Jobanka, Zyrat e Përfaqësimit,dhe Unionet e Shoqërive të Kursim-Kreditit).

SHOQËRITE E LICENCUARA NGA AMF

Shoqëri Komisionere të Letrave me Vlerë

TIRANA BANK sh.a

TRIUMF GROUP sh.a

RAIFFEISEN BANK sh.a

BANKA KOMBËTARE TREGTARE sh.a

SOCIETE GENERALE ALBANIA sh.a

INTESA SANPAOLO BANK sh.a

ALPHA BANK sh.a

BANKA CREDINS sh.a

KAPITAL INVEST sh.a

POSTA SHQIPTARE sh.a

BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE sh.a

FIRST INVESTMENT BANK sh.a

AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES  BROKERAGE sh.a

STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a

Shoqëri Këshillimi për Investime në tituj

APIA Wealth Management Albania sh.a.

AGJENT

AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES BROKERAGE sh.a

STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a

SHOQËRITE E LICENCUARA NGA BANKA E SHQIPËRISË

“CAPITAL INVEST” Sh.a.

“PLATINIUM INVESTMENT” Sh.p.k.

“CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA” Sh.p.k.

“ALBANIAN FINANCIAL INSTITUTION” Sh.p.k.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Si të dalloni skemat mashtruese online: Ja kompanitë e licencuara në Shqipëri”

  1. says:

    Fitimi më i madh Është kur se lëviz lekun e fituar më djersën e ballit

  2. Zaho Pakokerama says:

    ADOLOSHENTEVE DHE JO !

    Ishte viti i larget 92 i shekullit te kaluar, kur nje dite te bukur mengjezi, teksa sistemoja ca letra te punes, me afrohet shefi im (ndjese paste) dhe me ben nje pyetje qe as me kish shkuar ne mendje ta degjoja jo vetem nga ai.
    Ti je i dipllomuar, ne cilen fushe..?
    Me pak ndrojtje i tregova se mbaja titullin doktor ne shkencat veterinare. Pasi u vrejt per nje çast, perseri vazhdoi me hulumtimin e tij ndaj formimit tim,: po matematike keni studiuar gjate viteve universitare?

    Po, i thashe, po me shume e orientuar ne statistikat e veterinarise, ne analizat bio-kimike te krahasuara etj. Ah, thashe me vehte, shpesh gajaseshim se qeshuri kur nje palo me origjine andej nga Myzeqeja, ne se nuk gaboj quhej (mbase edhe quhet) Engjellushe Agaçi, kish “shpikur” nje formule per te parashikuar me nje jave perparesi, sasine e prodhimit te qumeshtit nga numuri i kokerdhiave te dhive, qe leshonin poshte dritares se konviktit ku bujetonte aso kohe.

    Mire, me tha, do me besh nje fovar te vogel, meqe une nuk kam shume kohe te merrem me to, a mund te me ndjekesh ecurine e çmimeve te Bonove te Thesarit, qe te di me nje fare sigurie kur duhet ti ç’mobilizoj ?

    Pranova, me nje fare sikleti te beja nje gje qe as ja kisha heberin se perse behej fjale. Dhe nuk i doli keq ish shefit tim, kur erdhi momenti beri shitjen e Bonove duke siguruar nje plusvalence mjaft interesante.

    Dhe qe ate dite nuk ju ndava me ketij lloj aktiviteti, qe te merr shume kohe dhe te ben te humbasesh ndjesine e humbjeve virtuale, ashtu si edhe te atyre reale (ne asnje rast!) apo te fitimeve te priteshme e shume gezim prurese…

    Kujdes ju adoleshenteve qe kerkoni ti futeni nje “aventure” te tille ! Edhe per ata qe e konsiderojne vehten si “super eksperte” ne kete fushe (mjafton te kujtojme Ilir Hotin e Bankes se Shqiperise me investimet e parave te shqiptareve ne “futures”). Nuk eshte nje loje internetiane, as nje spekullim i vobekte. Dhet te kesh minimumin e ca bazave si matametike, ashtu statistikore, financiare dhe …te jesh lexues i rregullt i gazetave ekonomike. Duhet gjithashtu te njohesh edhe ABC-ne e kontabilitetit ekonomik, per te qene disi i mbrojtur nga te papriturat qe jane ne rendin e dites ne kete lloj biznesi modern.

    I kam spjeguar edhe ne ndonje koment te meparshem (gjithnje ne DITA) disa nga keto pikenisje per tu marre me aktivitete te tilla.

    E para, mund te shkarkoni nga internet, programin “MFANALISI”, eshte falas, dhe ne se nuk gaboj eshte dy gjuhesh. Krijuesit e tij jane nje SIM (Shoqeri Intermedimi Mobiliar) franceze, e pershtatur me pas edhe nga italianet. Para se ti futeni nje “aventure” te tille, duhet te lexoni tere manualin qe i bashkangjitet, te beni edhe prova “virtuale” me tituj borsiste reale, e pastaj ti hyni punes….

    Programi, megjithese shume kompleks, pas shume perdorimeve behet shume i thjeshte per tu perdorur per nevojat e investimeve (dhe jo spekullimeve – siç i shkon ne mendje ndokujt per kete lloj biznesi), te jep me siguri edhe sodisfacion jo vetem shpirteror por edhe real.. duke fituar para!

    Nuk eshte e thjeshte te investosh ne Borse Mobiliare (keshtu quhet borsa financiare), po nuk pate te dhena te perditeshme te rregjistruara vetesisht apo te blera nga te tjeret.
    Ajo qe duhet rregjistruar çdo dite, pasi mbyllet Borsa, jane vlerat ain, max, hapja dhe mbyllja e vleres se aksioneve, te bonove apo te çdo lloj tjeter instrumenti financiar per te cilin ndiheni te pergatitur te investoni. Duhet rregjistruar edhe volumi (me mire vlera ne monedhe) e shkembimeve te dites te objektiti (objekteve) qe desheroni te investoni.

    Me pas Programi ofron nje sere grafikesh, te domosdoshem per te ndjekur ,e nje fare saktesie momentet e “hyrjes” ne Borse dhe “daljes” nga ajo.
    Nga shkalla e rriskut qe kerkoni te mbani, duhet te zgjidhni grafike per volumet mediane me dhjete e njezet dite, per çmimet stokastike me 5 dhe 15 dite.
    Grafike te tjere edhe interaktive (mund te nderhyhet grafikisht me linja e bashkelinja) japin mundesi parashikimesh (gjithnje ne kondicione normale te Borsave) nje parashikim edhe dy tre ditor te rrjedhshmerise se çmimeve.

    Edhe dy fjale per SIM-et (Shoqerite e Investimeve Mobiliare), qendrohuni larg tyre, me te sigurta jane bakat te cilat ofrojne nje sherbim te tille (natyrisht me pagese).

    Good Luck !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *