Andi Bushati sulmon Henri Çilin dhe “minjtë” e UET-së

22 Nëntor 2016, 11:15Sociale TEMA

Andi Bushati ka replikuar në distancë me Henri Çilin, ndërsa ky i fundit ka qenë në emisionin “Opinion”, ku ka mbrojtur reformën në arsim të Qeverisë.

Çili gjithashtu kundërshtoi veprimin e students Mirela Ruko, që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

“Ta pastron apo ta zhgërryen salcën në fytyrë kur të mbron Henri në Opinion? Unë vetë jam palë në konfliktin e Mirelës me Qeverinë. Po një gjë nuk kuptoj: a nuk e vënë re ata që janë të dyzuar se mbrojtjen e “interesit publik” po e bëjnë si kamikazë Çili-minjtë e UET? A nuk tregon kjo gjithçka?”, shkruan Bushati në Facebook.

Në emision ndërkohë, Çili ka pasur një debat të ashpër edhe me ideologun e komunistëve të rinj, pedagogun Arlind Qorri.

Debati:

Henri Çili: Është komuniste, vazhdojmë diskutimin.

Arlind Qori: Është njëlloj sikur të them unë, Henri Çili është hajdut

Henri Çili: Hajdut është një ofezë që unë do të të hedh në gjyq. Je komunist, ke simbole komuniste, ke veprimtari komuniste. Si të tillë do të të trajtoj.

Arlind Qori: Parimet që ne kemi janë ato të një universiteti demokratike. Të një universiteti që është i pa varuar nga shteti dhe nga interesat e biznesit.

2 komente në “Andi Bushati sulmon Henri Çilin dhe “minjtë” e UET-së”

  1. vang says:

    TI Bushati ne se ke ndonje problem me Henri Cilin ,eshte tjeter gje por duhet te pranosh qe eshte bere nje reforme ne arsim ku dipllomat te pakten te mos merren duku ndenjur kafeneve.

  2. Denis says:

    Bushati eshte dial i mir.
    Po te mbyllesh syt per aritjet dhe per refornen ne arsim do te thote qe je i pa pare. Kurse per cilin me pelqen se eshte objektiv dhe mbeshtetes te zhvillimit jepi cilo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje