Arma surprizë e Donald Trump: Një heshtje që të kall datën!

22 Nëntor 2016, 10:31Politika TEMA

Mjaft me ulërima dhe deklarata të fortë, asnjë polemikë. Por “memecëria” e tij fsheh në vetvete një strategji. Me një surprizë në fund.

 

Nga Paolo Guzzanti, Il Giornale

Presidenti i 45-të amerikan nuk bërtet më, nuk kërcënon më Hillaryn apo të tjerë rivalë, nuk thotë asnjë fjalë jashtë vendi.

Donald Trump ka ndryshuar totalisht dhe bie në sy heshtja e tij, një heshtje që fsheh në vetvete një strategji. Shumë i qetë për shtypin amerikan që merret me të, ose të paktën shtypin liberal si Nju Jork Times. Nuk është më ai fëmija i ç’ekuilibruar që thyen diçka apo shkakton rrëmujë. Në fakt ai po shkakton shumë rrëmujë dhe diskutime, por këtë radhë me heshtjen e tij. Në kundërshtim me zakonet amerikane: kur një kandidat fiton, në pritje për të marrë zyrën presidenciale, komenton dhe prezanton njerëzit që do qeverisin me të. Por jo Donald Trump.

Kur presidenti i ri i zgjedhur shkon në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për ndërrimin e postit me të vjetrin ndodh zakonisht një ceremoni bashkuese. Presidenti Obama pikërisht dje ka kujtuar harmoninë patriotike kur ndërroi vendet me George Bush. Ishte një skenë popullore dhe aristokratike njëkohësisht. Një shkëmbim rolesh me përulësi dhe dolli.

Kështu duhet të shkojë edhe këtë radhë normalisht, por shumë njerëz kanë dyshime se Trump do të thyejë edhe një tjetër zakon të “politikisht korrekt”, duke ndryshuar stafetën tradicionale.

Përse do të donte ose duhet ta bënte? Për të pagëzuar në mënyrë demonstrative, qoftë edhe simbolikisht një procedurë të re dhe realiste që kujton paksa kohën e Napoleonit i cili në ditën e kurorëzimit perandorak ia mori me dhunë kurorën Papës dhe e vuri në kokë duke bërtitur “Zoti ma dha këtë kurorë dhe do ketë telashe për atë që prek”.

Trump mund ta bëjë shumë mirë rolin e Napoleonit rebel. Ka edhe disa si p.sh. Uashington Post, që zbulon se Trump ka përdorur emrin si kandidat për president për të regjistruar 8 shoqëri të mëdha hoteliere në Arabinë Saudite.

Disa gazetarë që ishin në një takim të Trump në mes të gushtit kujtojnë se ai tha “Sauditët blejnë nga unë shtëpi dhe apartamente luksozë dhe paguajnë rreth 50 milionë dollarë për to. A duhet të më vijë keq? As që e mendoj!”.

Mbiemri Trump si brand reklamues është përdorur edhe në Turqi, në Stamboll, ku një ndërtues turk i paguan qira Trumpit për “Kullat Trump të Stambollit”. Vetëm nga kjo Trump ka marrë 10 mln dollarë në vitin 2014.

Këto fakte hapin vazhdimisht çështjen e konfliktit të interesit, por me ligj askujt nuk i ndalohet të shfrytëzojë emrin e  tij për të bërë biznes. Gjëja do të ndryshonte nëse Presidenti i ri do të vijonte të shiste me emrin e tij pasi të hyntë në zyrë. Lidhur me çështjen e dy muajve tranzitorë dhe komentet politike të Obamës me Trump, ka pasur shumë vëmendje.

Çfarë thotë Obama? Presidenti në fuqi ka folur nga Peruja ku është në një vizitë zyrtare. Ai ka folur lidhur me kodin e etikës: Obama nuk do të komentojë deklaratat e Trump pasi do të shkelte Kushtetutën. Fjalë të thëna qartë, por edhe shumë elastike. Si do të sillet Obama kur Trump  të marrë detyrën? “Do ta lë të qetë. Por nëse do të gjendem përballë një situatë që përfshin vlerat dhe traditat amerikane, atëherë do ta konsiderojë si detyrën time të mbroj idealet dhe traditat e vendit”, tha Obama.

Trump hesht dhe me heshtjen e tij shqetëson këdo, por për Douglas Brinkley, historian në Rice University, Trump e ka çdo gjë të qartë: Ai po bën detyrat dhe do të prezantohet në 20 janar me “qeverinë në xhep”, duke qenë më i shpejtë se çdo paraardhës i tij. Por në këtë shpejtësi të heshtur fshihet gjithë simbolika e mesazhit të tij duke lënë një mesazh të qartë për këdo: Bëhet siç them unë dhe pikë! Kështu që nuk u paraqet zgjedhësve kush janë njerëzit e tij, dhe vijon drejt rrugën.

Përgatiti pë gazetën TemA, Amarildo Lumani.

2 komente në “Arma surprizë e Donald Trump: Një heshtje që të kall datën!”

  1. says:

    Deri këtu e ka ditur si vazhdim tani e tutje ka udhërrëfyes

  2. Landi says:

    USA nuk eshte shqipria . President ne USA eshte nje kukull svendos asgje vete, por Te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje