Atentati mafioz: Nelgert Pata po përgatiste vrasjen e rivalëve

22 Nëntor 2016, 16:55Kronika TEMA

Nelgert Pata, 34 vjeçari nga Memaliaj që u vra në një atentat mafioz të dielën në Fier po përgatiste të kryente një vrasje. Këto fakte janë mësuar nga burime të TV Klan pranë grupit hetimor. Në makinën e Nelgert Patës, e cila ishte parkuar në hotelin ku ai po qendronte në Fier janë gjetur dy automatikë kallashnikov dhe një bidon benzinë. Këto fakte, sipas hetuesve, tregojnë se ai ishte fshehur në periferi të Fierit, pikërisht për të kryer në fshehtësi një atentat ndaj grupit rival.

Ndërsa një mister tjetër i madh është fakti se pse ditën e ngjarjes ai lëvizte me një makinë krejt të pasigurt kur e dinte se ndiqej dhe kur në parking kishte një makinë të blinduar? Hetuesit kanë dyshime se persona të njohur tëPatës mund ta kenë nxjerr në pritë.

Nelgert Pata njihej si rival me grupin e Elton Çiços edhe ky i vrarë më 1 Maj në Tiranë në zonën e Bllokut. Pas vrasjes së Çiços, Nelgert Patës i ishin bërë dy atentate të tjera, në gusht dhe në nëntor. I treti rezultoi fatal për të…

Autorët i zunë pritë dhe e vranë 100 metra nga hoteli ku ai fshihej në rrugën Fier-Seman. Makina e autorëve u gjet e djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Në momentin e ekzekutimit ai udhëtonte me një VW Passat.

Personi që drejtonte mjetin, dhe që mbeti i plagosur lehtë, ka deklaruar se ishte i punësuar si shofer i Nelgert Patës. Por hetuesit kanë dyshime edhe mbi vertetësinë e dëshmive të tij ndaj sot i kanë vendosur prangat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje