Basha tallet me banorët e Mjekësit: Sëmundja e gjedhit shërohet me një qeverisje për njerëzit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaQë nuk merr vesh fare nga bujqësia dhe blegtoria, të gjithë ia falin Lulzim Bashës. Por të tallet me banorët e fshatit dhe hallet e tyre kjo është e tepërt në këtë situatë, edhe pse kreu i opozitës është vërtetë në hall për mbështetje.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorët e Mjekësit, bagëtitë të cilëve janë prekur nga dermatoza.

Sipas zyrës së shtypit të PD-së, askush nuk u siguron vaksinën të cilën nuk e përballojnë ta blejnë vetë.

Fshati ka pak tokë, ndaj banorët kanë investuar në blegtori duke u mbështetur tek shitja e qumështit dhe mishit.

Por brenda pak javësh sëmundja po shkatërron gjithçka që ata kanë investuar në jetë për shkak të neglizhencës qeveritare, pasi askush nuk u ka siguruar vaksinat e nevojshme.

“Të gjithë këtu janë të prekur nga lopët por një ditë do të dalim edhe për fëmijët në shkolla. Po hyn droga në shkolla. Bashkëfshatarët e mi jetojnë me 1 ose 2 lopë dhe shesin qumështin. Kanë dy javë që nuk i mjelin më se i kanë të sëmura dhe secili mundohet të sigurojë veteriner në mënyrë private për vaksinat që i paguajnë vetë”, u shpreh një prej fermerëve.

Një tjetër banor i Mjekësit thotë se vaksinat janë blerë privatisht nga 25 mijë lekë por shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi ti përballojnë.

“Nuk kemi burim tjetër të ardhurash përveç asaj lope që kemi dhe mbajmë familjen gjallë”, tha një tjetër fermer.

Kreu i opozitës u shpreh se qeveria është larguar nga njerëzit, ndaj dhe njerëzit duhet të largojnë qeverinë për një qeverisje për njerëzit.

“Lekë për avion privat ka, lekë për ekspozita ka por lekë për ju nuk ka. Lekë për vaksina nuk ka, lekë për subvensione nuk ka, lekë për pensione nuk ka. Pse?! Sepse i ka marrë të gjitha për vete. Kaq e thjeshtë është. Kjo është e vërteta. Kjo është një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. I ka vënë vizën njerëzve.

Programi jonë është për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti tu financojë drejtpërdrejtë me para në dorë. Por ju duhet ta kuptoni dhe jam i sigurtë që e kuptoni që këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje teknike por kjo ka nevojë për vullnet politik.

Nëse qeverisja u kthehet njerëzve, nëse buxheti vihet në funksionin tuaj, nëse shteti nuk mendon vetëm tu vendosë taksa dhe këto para ti vjedhë, por mendon se si t’u vijë në ndihmë, atëherë sigurisht që ka zgjidhje. Bashkë të ndërtojmë një qeverisje për ju. Por padyshim që hapi i parë është të largojmë këtë qeveri e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Basha tallet me banorët e Mjekësit: Sëmundja e gjedhit shërohet me një qeverisje për njerëzit”

  1. koli says:

    jetesa me nje dy lope ska te arrdhme, duhet reforma e tokes qe ti hapet rruga krijimit te fermave intensive. ketu duhet te nderhyj qeveria.
    persa e perket partise se serbeve, ska te arrdhme shqiperia me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *