Bojaxhi: “Vetting”-u, i domosdoshëm. Të shtrihet edhe për politikën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

BOJAXHINjë nga themeluesit e partisë së re “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, shprehet se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në favor të procesit të kontrollit për anëtarët e sistemit gjyqësor, i njohur tashmë me fjalën anglisht “Vetting”.

“’Vettingu’ është i domosdoshëm. Ky proces jo vetëm që nuk duhet të diskutohet për gjyqësorin, por duhet zgjeruar edhe për politikën. Duhet të dimë se kush janë shërbyesit publikë në vend,” thotë Bojaxhi në një deklaratë për shtyp.

Sipas Bojaxhi, kontrolli dhe rivlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve është një hap pozitiv për rritjen profesionale me bazë meritokracinë, luftën ndaj korrupsionit dhe uljen e ndikimit në gjyqësor të politikës apo krimit të organizuar.

Bashkëthemeluesi i “Sfida për Shqipërinë mendon se kjo duhet aplikuar edhe në politikë.

“Politika gjithashtu duhet t’i nënshtrohet “Vettingut”, pra, kontrollit. Duhet të evidentohet realisht dhe individualisht niveli profesional, pasuria dhe lidhjet me krimin e organizuar të çdo politikani. Vetëm duke ndjekur këtë rrugë do të sfidohet politika e ndjekur gjithë këtë kohë, një politikë që vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen e vendit,” shprehet Bojaxhi.

Ai thotë se qytetarët meritojnë të përfaqësohen denjësisht dhe të kenë mundësi të përfshihen në politikë e vendimmarrje. Një sfidë e tillë do të arrihet vetëm me largimin e të gjithëpushtetëshmve nga froni i zaptuar dhe zëvendësimin e tyre me qytetarin sovran e të angazhuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Bojaxhi: “Vetting”-u, i domosdoshëm. Të shtrihet edhe për politikën”

  1. ANILA says:

    Mendoj se politikane si Gjergj Bojaxhi i duhen Shqiperise… Te gjitha idete qe ka dhene dhe kur ishte kandidat per Bashkine e Tiranes dhe tani si nje nga drejtuesit e Partise” Sfida per Shqiperine”kene qene nga me te spikaturat… Qytetaret e ndjejne kur nje lider ju flet nga zemra….

  2. petrit says:

    Po ! Vetingu Per Politikanet eshte domosdoshmeri . Po kush do ta beje ! Ky eshte celesi i zgjidhjes . Keshtu Shqiperija shpeton .

  3. Jimi says:

    Vertet Anila ! Ne do te jesh politikan i suksesshem ne kete vend, pa tjeter duhet te dalash nga kudhra e KESH apo e CEZ, Politika nuk behet nga “zbatharaket”! Bravo Bojaxhi , mos ju ndaj gjurmeve te Harasanit!

  4. al paci says:

    Mire e thua o Anila po shqiptaret nuk duane te tille politikane, po duan saliun me shpuren e tije qe ti vjedhin dhe ti vrasin, apo rilindjen qe ti genjejne dhe ti vjedhin me lezet ashtu sic dine rilindasit.

  5. leo says:

    Eshte shume e vertete Jimi. Qe te behesh politikan ne Shqiperi duhet patjeter te vjedhesh KESH-in dhe te hiqesh si i ndershem. Fatkeqesi qe ky popull genjehet dhe mashtrohet shume lehte nga nje llafollog si Gjergj Bojaxhi.

  6. leo says:

    Eshte shume e vertete Jimi. Qe te behesh politikan ne Shqiperi duhet patjeter te vjedhesh KESH-in dhe te hiqesh si i ndershem. Fatkeqesi qe ky popull genjehet dhe mashtrohet shume lehte nga nje llafollog si Gjergj Bojaxhi.
    nuk eshte aspak e vertete qe eshte hera e dyte qe shkruaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *