FOTOT/ Fundi tragjik i yllit të Uzbekistanit, vajzës së diktatorit Karimov

22 Nëntor 2016, 15:16Lifestyle TEMA
FOTOT/ Fundi tragjik i yllit të Uzbekistanit, vajzës së

Ajo është një emër i njohur në gjithë botën për shkak të pasurisë së saj tmerrësisht të madhe, por edhe dashurisë ndaj muzikës.

Por fundi i Gulnara Karimovas duket se është shumë i hidhur.

Raportimet e fundit thonë se ajo është helmuar dhe ka ndërruar jetë.

Vajza e presidentit të ndjerë uzbek Islam Karimov është zhdukur prej dy vjetësh.

Babai i saj ndërroi jetë pak muaj më parë dhe ajo shihej si pasuesja natyrale e tij.

Por një skandal i 3 viteve më parë ja preu rrugën për në drejtimin e Uzbekistanit.

Shërbimet sekrete uzbeke i çuan të atit dosje ku shihej korrupsioni masiv që ajo kishte bërë dhe foto nudo të saj.

I ati nga turpi e gjuajti me shpullë në sy të shefit të shërbimeve sekrete.

Një vit më vonë ajo u vendos në arrest shtëpiak dhe nuk është parë më në publik që atëherë.

Thuhet se u mbyll në një çmendinë nga pasardhësi i Karimov, presidenti i ri i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, 59 vjeç.

Nëse vërtetohet vdekja e saj, pasuria e saj prej miliardash do t’u shpërndahet krerëve të vendit.

Karimova ishte një ndër njerëzit më të pasur në ish-Bashkimin Sovjetik. Ajo madje bëri edhe disa këngë pop, dhe kishte miqësi me yjet hollivudianë.

7 komente në “FOTOT/ Fundi tragjik i yllit të Uzbekistanit, vajzës së diktatorit Karimov”

  1. peshkatari nga brrari says:

    e vran ata myslimanet e shtetit kte Qerimen e shkret sic duket !

  2. Peco says:

    Interesant me ju Tema, nga 9 pozat, keni zgjedhur te vini ne dukje ate me Bill Klinton. Apo mos doni t’na beni te qarte se cila eshte arsyeja e fitores se zotit Tramp?

  3. Albani says:

    Nuk do shume mend qe ta koptojme se kujti leverdis, dhe sa perfitojne nga kjo vdekje.

  4. Albani says:

    Perse pasuria ti shperndahet krereve te vendit dhe jo popullit fukara,ne qofte se nuk ka trashgimtare te ligjshem?
    Me fukarenj qenkan kreret?

  5. Tralala says:

    E mire dreqka, po jo per ne lindje. Se aty te vrasin po nuk mbajte ferexhe.

  6. pesjkatari nprej kaliari says:

    a e paska pallu edhe kte Bill Bandill Kllintoni a?!

  7. shqiptar says:

    ….rahmet paste….sypeshkaqeni ta lexoje mire kete histori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje