FOTOT/ Zbulimi që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit!

22 Nëntor 2016, 14:59Lifestyle TEMA
FOTOT/ Zbulimi që mund të ndryshojë historinë e

Zbulimi i disa strukturave në Antarktidë me një ngjashmëri të tmerrshme me piramidat e Egjiptit, ka habitur shkencëtarët dhe nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vepra të dorës së njeriut, mund të ndryshojnë krejtësisht historinë tonë.

Njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizas, pranë Kajros.

Shkencëtarët thonë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt. Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë.

Besohet se rreth 100 milionë vite më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re sot.

Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se në akujt  miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme, raporton TCH.

Nëse do të provohet që strukturat janë të ndërtuara nga dora e njeriut, historia e njerëzimit ndryshon thelbësisht, duke patur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.

Veç kësaj, zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’, që flasin për ekzistencën e një qytetër

19 komente në “FOTOT/ Zbulimi që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit!”

  1. Dean says:

    Hajt e dëgjo këta besimtarët myslyman e të krishterë kur të fillojnë e të thonë se këto piramida i ka ngrit Muhameti apo Krishti.Historia e racës Njerzore do të rishkruhet 1 ditë dhe vetëm atëherë do t’a kuptojmë dëmin e madh që besimet fetare kanë shkaktuar në jetën tonë.

    1. besimtari says:

      Nuk ka as edhe nje besimtar qe shkemben nje shkemb per piramide ,,pervec ateisteve ,qe evolucionit nuk i kane hequr akoma sot fjalen teori

      1. Pema says:

        @ Besimtari

        O injorant, fjala “teori” ne kontekstin shkencor eshte totalisht ndryshe nga perdorimi i perditshem.
        Teori ne kontekstin shkencor do te thote dicka e provuar! Relativiteti i Anjshajnit eshte “teori” per shembull, por pa te gps qe ke n’telefon nuk do funksiononte. Edhe pa “teorine” e evolucionit, shumica e medikamenteve moderne nuk do ekzistonin.

        Po ske faj ti, fajin e kan kto idiotet n’gazetari qe publikojn budallalliqe te tilla si ky artikull; si dhe politikanet qe nuk shpenzojn as 4% ne arsim (nga ku ka dale dhe nje injorant si ti)

  2. DOn says:

    O Tema, po pse perdorni terma jo racionale dhe ekstreme te papershtatshem. pse perdorni pa vend ate fjalen “tmerresisht” ne shume shkrime. Ketu ska asnje tmerr, ky eshte vetem nje lajm interesant.

    1. mirel says:

      Haha..epo keshtu jane keta te Temes..te tmerruar.
      Kur i tmerron 500 gr salce. Imagjinoni nje piramide ne akull….tsuq tsuq..nuk kalohet lehte.
      Tmerr e?

    2. Enk says:

      Epo gazetashitesit shqypo fjalen “terribly” ne anglisht e perkthejne fjale per fjale, “tmerresisht”, “te tmerrshme”, kur shume bukur mund te perkthehet “ne menyre te habitshme”, “tejskajshmerisht”, ose “habitshem”, etj.. Keta gomere me diploma te blera nuk e dine ça jane sinonimet..

    3. Arian says:

      Jo vetem tema por te gjitha gazetat tv e radio ne shqiperi perdorin terma te tilla gjithnje ne shkalle siperore per çdo gje qe pershkruajne.vuajne nga deliri i madheshtise si gjithe shpellaret dhe te pa aftet.

  3. akrepi says:

    Epo te besh Malet si Piramida ja per here te pare e shikoj dhe degjoj
    ai duket qe eshte nje derr mali, origjinal si mali Pilaf andej nga Tepelena
    Vetem se i ngjan Piramides nuk do te thote qe eshte e tille
    Ndaj me te kujdesshem me keto lajme
    Qe aty mund te kete patur njerezim edhe nuk e perjashtoj, por te kthesh malin ne piramide….

  4. Albi says:

    Sikur doli dhe para nja 6 muajsh ky muhabet?

  5. Gent says:

    Po ai eshte thjesht nje shkemb ne formen e piramides. Ska asnje gje per tu habitur.

  6. Ledio says:

    Shikoni kur besimtaret mysliman te gjejne gjysme Hene ose fytyren e Muhamedit aty edhe te krishteret kryqin ose fytyren e Jesusit…:)

  7. emigranti says:

    Kur jep lajmin, trego edhe burimin e tij.
    Eshte ndonje reviste shkencore, apo thjesht muhabet kafeneje.
    Kjo do ti beje shkrimet tuaja me te besueshme.

  8. Albani says:

    Greket duhet ti kene bere patjeter……………

  9. Pellazgian says:

    Pellazget e kane bere. As qe diskutohet

    1. Albani says:

      Ja po presim mtfgs te na ndricoje.

      1. Arian says:

        Hahahaha .Chapeau per batuten Alban.

  10. Jak-Boston says:

    Po pse lodheni deri ne Antarktida, ne New Hampshire jane ca male qe quhen Malet e Bardha ( White Mountains ) dhe ne nje pjese te relievit ne distance duken si tre piramida njera pas tjetres ne nje forme shume te rregullt. Po sjane gje tjeter vetem se maja malesh.
    Po amatoret e Meros e bene telef internetin dhe slene budall interneti te ju shpetoje. Bravo jeni shume te mire per roje pulash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje