Kapi nusen e vëllait me të dashurin, rrihet dhe kërcënohet kunata

22 Nëntor 2016, 16:19Politika TEMA

Një grua në Tiranë është rrahur dhe kërcënuar me jetë nga kunata e saj, pasi ka zbuluar një lidhje intime që ajo kishte një person tjetër.

Kështu, A.F. nga Tirana është marrë nën mbrojtje me vendim gjykate pasi është dhunuar nga nusja e vëllait të saj.

Gjithçka ka nisur më datë 24.08.2016, kur ajo ka parë kunatën S.A. që po shkonte drejt Dajtit me një automjet.

Ajo tregoi në Gjykatë se kur kunata ishte kthyer, e kishte ndjekur bashkë me të shoqin e vet dhe e kishte gjetur barkas në sediljen e pasme të mjetit me një person që nuk e njihnin, raporton Panorama.

Pasi i ka pikasur, kunata, S.A. ka goditur paditësen dhe vetë bashkëshortin e saj.

Më pas, A.F. i është drejtuar gjykatës, pasi ka pretenduar se është kërcënuar edhe me SMS nga nusja e vëllait.

Pjesë nga vendimi i gjykatës:

Gjate shqyrtimit gjyqesor rezultoi se palet  ndergjyqese, paditesja A. F.  dhe e paditura S. A.  jane kunata me njera tjteren , pra paditesja eshte motra  e bashkeshortit te te paditures  te cilat jetojne ne nje banese.     

Me kerkese padine ne gjykim pala paditese parashtroj se:

Me date 24.8.2016 kam pare kunaten time nusen e vellait S. A. qe po shkonte drejt Dajtit hipur ne nje makine e shoqeruar me nje person dhe eshte kthyer mbas disa oresh rreth ores 20.00 te mbremjes nga Dajti.

Pasi pash qe  makina kaloi dhe nuk qendroi une sebashku me bashkeshortin e ndoqem dhe i kapem ne makine te dy ku e paditura ishte shtrire barkas ne sediljen e pasme, dhe nderkohe qe ajo del nga  makina  qellon me shpulle bashkeshortin tim dhe me qellon edhe mua.

Ne kete moment une sa bashku me bashkeshortin largohem dhe ne darke e paditura  dergon mesazhe kercenuese ndaj meje tel telefoni I mamase dhe vellait tim. Ne jetojme ne nje godine. Ajo gjithmone na sjelle shqetesime ne banese duke shkaktuar dhe dhune ne familje ndaj nenes dhe babait tim.

E gjithe kjo situate i ka shkaktuar paditeses  nje gjendje ankthi dhe frike per sigurine e saj personale dhe te nenes se saj dhe per kete ka bere denoncim ne Rajonin e policise.  

Ndodhur ne  keto kushte, paditesja ka frike se siguria shendeti dhe mbarevajtja e saj dhe e nenes se saj  rrezikohen nga e paditura, prandaj kerkon qe te leshohet  urdheri I mbrojtjes nga gjykata per to.

1 komente në “Kapi nusen e vëllait me të dashurin, rrihet dhe kërcënohet kunata”

  1. tfgs1 says:

    sunite gjaxore,varu kkkkkkkkk……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje