Komunistët e rinj: Do të qëllojmë edhe Henri Çilin me salcë!

22 Nëntor 2016, 11:33Sociale TEMA

Mirela Ruko tregoi në “Dritare me Rudinën”, momentin kur i hodhi salcën ministres.

“Nuk kam frikë“, tha ajo.

“Nuk kam frikë nga persona që janë të mashtruar nga partitë politike, dhe janë të detyruar të veprojnë ashtu. Frikë duhet të kenë ata persona që organizojnë festa për të t’i bërë reklamë qeverisë. Nuk kisha ndonjë ndjenjë emocionale as ndaj ministres. Ndërsa veprimin e Gardës e prisja, e dija që do të më tërhiqnin.

Kam bërë shumë protesta, shumë peticione, dhe duhet të pres që qeveria të ketë mëshirë për ne dhe të na marrë parasysh.

Argumenti i fundit që duhet të përdoret është se pse qëllova një grua. Do të qëlloja këdo që të ishte në atë post, çfarëdolloj gjinie që të kishte.

Nuk ishte sulm ndaj Nikollës si individ, ishte sulm ndaj ministres së Arsimit për arsye se reforma që ka firmosur ajo mbështet privatin në kurriz të publikut.

Qëllova Linditën jo Edi Ramën, se atë e kemi njollosur me vezë dhe do të vazhdojmë me të tjerë, përfshirë edhe Henri Çilin”, tha Ruko.

2 komente në “Komunistët e rinj: Do të qëllojmë edhe Henri Çilin me salcë!”

  1. Ky putana ambulante Ka shume kusure ,ne ate bote .
    Ktij Do rrasur e gjithe shishja ne by.he

  2. cun Tirone says:

    Ai Çili-miu i UET nuk duhet goditur vetem me salce, por edhe me “salce bythe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje