Kultivonin marijuanë me fondet e Bashkimit Evropian

22 Nëntor 2016, 19:19Rajoni TEMA

Eshtë sofistikuar shumë kultivimi i drogës edhe në vendin fqinj Itali, një vend anëtar i BE.

Karabinierët e qytetit të Barit, në Itali, kanë arrestuar 5 persona të akuzuar se kanë futur në xhep fondet e Bashkimit Europian, të subvencionuar për kultivimin e ullirit, me të cilët kanë blerë fertilizues dhe impiante të sofistikuara për kultivimin e marijuanës.

Aksioni i ushtarakëve është kryer në zona të ndryshme të rajonit të Pulias, ku në pranga kanë rënë shtetasit italianë: Antonio Guida, 39 vjeç; Cosimo Rizzo, 23; Luigi Bisceglia, 56; Massimo D’Amato, 42 dhe Giuseppe Monterone, 42 vjeç.

Të pestë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një plantacion marijuane, frytet e të cilit do të furnizonin me mall të cilësisë së parë zonat e shpërndarjes së narkotikëve dhe do të sillnin një fitim prej 200 mijë euro.

Dy nga të arrestuarit rezultojnë gjithashtu autorë të një përpjekjeje për shkuljen e një bankomati në qytetin e Tarantos, me qëllim grabitjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje