Lidhjet e “puçistëve malazezë” me aneksimin e Krimesë

arrestimDëshmi të reja, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Aleksandar Singjelic, serbi që dyshohet për pjesëmarrje në grupin që planifikoi grusht shtet dhe atentat ndaj kryeministrit të Malit të Zi, ishte pjesëmarrës aktiv në aneksimin e paligjshëm rus të Krimesë.

Mendohet se Singjelici ishte njëri nga themeluesit e organizatës radikale proruse “Ujqit Serbë”.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, ka marrë një video të bisedës përmes Skype, ndërmjet Singjelicit dhe Vencislav Bujicit, një politologu serb, drejtor i Fondacionit SEAS që, siç thuhet, është regjistruar më 11 mars të vitit 2015.

Gjatë bisedës, Singjelici i flet Bujicit për lidhjet e tij me Minstrinë ruse të Mbrojtjes. Gjithashtu përmendet edhe Bratisllav Zhivkovici, i cili sipas fjalëve të Singjelicit, ishte anëtar i të ashtuquajturve “Çetnikët” (Chetnicks), një organizate luftarake serbe, militantë që u janë bashkuar kozakëve rusë në ruajtjen e punkteve të kontrollit në Sevastopol, gjatë aneksimit rus të Krimesë më 2014.

Vencisllav Bujic thotë se pikërisht Singjelici është ai që i ka dhënë rekomandime ushtrisë ruse për ushtarët vullnetarë serbë – atyre që kanë kërkuar mënyra se si t’iu bashkohen operacioneve ruse gjatë invadimit të Krimesë.

Siç është bërë e njohur më heret, prokurorët malazezë kanë zbuluar emrat e dy militantëve rusë që kanë udhëhequr me grupin prej rreth 20 serbëve dhe malazezëve, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekje të grusht shtetit në tetor.

Shtetasit rusë, Eduard Vladimirovic Shirokov dhe Vlladimir Nikolajevic Popov kanë organizuar grupin kriminal nga i cili kanë kërkuar që ta vrasin Milo Gjukanoviqin, thuhet në urdhëresën e prokurorisë Speciale për zgjerim të hetimeve për vepra të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokuroria, në dokumentin, pjesë të të cilit i kanë publikuar një numër i mediave, për herë të parë përmend Frontin Demokratik dhe një politikan të këtij koalicioni

Ndryshe, ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikic dhe një politikan nga FD-ja, emri i të cilit në dokumentin e prokurorisë nuk është zbuluar, duhej, siç thuhet, që me 16 tetor, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kryejnë sulm të dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi.

Plani i tyre ishte që të shtijnë me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë dhe të arrestojnë kryeministrin Milo Gjukanovic, thuhet në urdhëresën për zgjerimin e hetimeve.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *