Melania s’do qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë?! Shpërthejnë reagimet dhe teoritë konspirative

22 Nëntor 2016, 09:08Bota TEMA

Lajmi se Melania dhe Barron nuk do t’i bashkohen Donad Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar, ka befasuar jo pak njerëz, por gjithashtu është përshëndetur nga të tjerë.

Presidenti i zgjedhur tha se bashkëshortja dhe djali i tyre do të zhvendoseshin në Uashington shumë shpejt pasi Barron të mbaronte shkollën, por pa ofruar një datë.

Këmbëngulja e zëdhënësit të tranzicionit Jason Miller se familja e Trumpit ishte shumë e entuziazmuar për rolin e ri në shërbim të vendit, por se thjesht ishte e shqetësuar për ndryshimin e shkollës së djalit në mes të vitit, ndikoi shumë pak në shuarjen e kritikave në rrjetet sociale.

Disa përdorues e kanë cilësuar si të tmerrshëm vendimin e Melanias për të thyer traditën e gjatë amerikane, që parashikon qëndrimin e familjes presidenciale në Shtëpinë e Bardhë.

Të tjerë thanë me shaka se vendimi ishte nxitur nga shija e zonjës Trump për mobiljet e rezidencës, ndërsa disa spekuluam mbi atë që do nënkuptonte kjo gjë në martesën e çiftit.

Gjithsesi reagimet janë të natyrshme, duke qenë se vetëm dy zonja të para në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk e kanë bërë Shtëpinë e Bardhë banesën e tyre gjatë presidencës së bashkëshorteve; Martha Washington, sepse ende nuk ishte ndërtuar dhe Ana Harrison, sepse bashkëshorti vdiq përpara se të shkonin atje.

Por vendimi zonjës Trump ka mbështetësit e vet. Ata thonë se kjo është ajo që do të bënin të gjithë prindërit të përgjegjshëm për fëmijët e tyre. Edhe pse Melania e ka theksuar shpesh gjatë fushatës se djali i saj 10-vjeçar ishte prioritet i saj, shembuj të nënave të tjera me fëmijë në Shtëpinë e Bardhë ka plot.

Gjatë 3 dekadave rezidenca presidenciale ka pritur 2 breza fëmijësh, Chelsi Clintonin, e cila ishte 12 vjeç në atë kohë dhe Malia e Sasha Obaman, 10 dhe 7 vjeç respektivisht.

Zyrtarisht roli i zonjës së parë është vetëm ceremonial edhe pse vitet e fundit disa prej tyre janë aktivizuar në mbështetje të kauzave të ndryshme. Zonja Obama e shfrytëzoi kohën e saj duke përkrahur një sërë iniciativash të tilla, si ajo për arsimimin e vajzave në të gjithë botën.

I vetmi interes që ka shprehur deri më tani Melania është ai i luftës kundër bullizmit kibernetik. Por ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, disa nga detyrat e zonjës së parë mund t’i marrë vajza e presidentit. Po nëse do të mundet Ivanka, të marrë përsipër disa prej përgjegjësive të njerkës, kjo mbetet për t’u parë.

1 komente në “Melania s’do qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë?! Shpërthejnë reagimet dhe teoritë konspirative”

  1. kozmo says:

    Trump do ti japi pergjegjesi vetem femijve te tij . Persa i perket gojeve te liga ,qe Melani do te qendroj larg ,eshte Trump ai qe ka thene, qe do ta ndaj ,sepse nuk kam besim tek Melani dhe kete ai e demostroi ne diten e zgjedhjeve ,duke i hedhur syte tek fleta e votimit te saj .
    Trump nuk ka garanci ,qe ajo te jete ne shtepine e bardhe , ajo ka qene vetem nje modele dhe tashme punon si dezinjatore .Le te kjjdeset per djaljn e saj me autizem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje