Miku i këngëtarit Dini: Nëse vdes nga shpejtësia mos më qani, unë isha duke qeshur. Vejsiu: Vokal i rrallë, e donte jetën!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

DiniDy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht mbrëmjen djeshme nga një aksident rrugor në kryeqytet rreth orës 21:20.

Këngëtari Ergi Dini 22 vjeç dhe miku i tij Kejdi Halili 21 vjeç u aksidentuan në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, pasi motori me të cilin po udhëtonin humbi drejtimin duke u rrëzuar në asfalt.

Nga rrëzimi drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri morën plagë të rënda dhe u dërguan menjëherë në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mbijetuan.

Përplasja në asfalt ka qenë fatale për Kejdi Halilin dhe Ergi Dinin, të cilët mësohet se nuk kishin as skafandër mbrojtëse duke marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ergi Dini ishte një emër në ngjitje i muzikës shqiptare dhe i njohur për publikun, pasi ishte fitues i edicionit të X Factor Albania në vitin 2014.

Policia ka nisur hetimet, por nga të dhënat e para raportohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin dy të rinjtë.

Halili, miku i ngushtë i Dinit ishte i apasionuar pas shpejtësisë e kjo vërehet në përshkrimin që ai kishte shkruar në profilin e Instagramit.

“Nëse një ditë shpejtësia më vret, mos qani sepse unë isha duke qeshur”, shkruante 21­ vjecari.

Ndërkohë që moderatorja e ‘X faktor’, Alketa Vejsiu ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ergi Dinit.

Sipas Vejsiu, Ergi Dini ishte një vokalet më të rralla shqiptare, një djalë me ëndrra që e donte muzikën por edhe jetën.

Ergi Dini ka qenë fituesi i ‘X faktor 3’ në vitin 201 që prezantohej nga Alketa Vejsiu.

Ai ka marrë pjesë në shumë koncerte së fundmi dhe për pak kohë ka qëndruar edhe në Itali.

Mori pjesë edhe në festivalin e “Kënga Magjike” vitin e kaluar me këngën “Pa frymë”.

Së fundmi priste të nxirrte në tregun muzikor edhe një këngë të re. Por fati i keq e solli që të humbte jetën në aksidentin tragjik.

Dini sapo kishte festuar edhe ditëlindjen e tij të 22-të më 15 tetor.

Njihej edhe me emrin e artistit “Louis Armstrong”, ndërsa këngë të tjera të tij ishin “Morphine” dhe “Asnjë gram”.

face

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Miku i këngëtarit Dini: Nëse vdes nga shpejtësia mos më qani, unë isha duke qeshur. Vejsiu: Vokal i rrallë, e donte jetën!”

  1. jakaloqejakako says:

    Te vjen keq per nje jet te humbur keshtu!
    Por mos harro se shpejtesia nuk vret vetem drejtuesin por edhe ndonje te pa fat qe ndodhet aty. Prandaj edhe pse post mortem komentin tend ne facebook nuk do ta quaja shume te zgjuar sepse nese nuk te qajn ty do te qanim ata qe mer ne qafe nje aksident i tille.
    Esht nje koment egoist sepse mendon per vetem dhe jo pasojat jo vetem te viktimave, por edhe familjareve te tu qe ju ke krijuar nje dhimbje te madhe.
    Ndersa per Vejsiun nje koment me thuaj kush eshte ai qe nuk don jeten?

    1. Arb says:

      Shume i drejte komenti yt! Ne fakt djali e paska thene dhe ne koment anglisht se “bashke me te do ishte dhe nje vajze me koken ulur nen timon” duke nenkuptuar dhe perversitetin me te cilin edukohen te rinjte sot.
      Eshte e frikshme. Dy jete te keputura ne kohen me te mire kot fare! Ngushellime familjareve dhe pergezime atyre fatlumeve qe kane qene prezent gjate aksidentit – keni shpetuar per nje fije!

  2. Genti35 says:

    Ate shprehje e ka thene aktori Paul Walker, dhe ky thjesht e ka kopjuar. Me vjen keq qe iku kaq i ri.

    1. Arb says:

      Po, dhe ne fakt Paul Walker e ndriti jeten e vet…

    2. Albi says:

      Me ca po shoh nuk besoj se njerezimi do i mbijetoje ketyre humbjeve kolosale. Le pastaj bota e muzikes qe nuk do jete me kurre e njejta..
      Edhe ky, edhe Paul Walkeri qe ngelen duke bere si hamshore, sono andati per lana kur i thone…
      Gjene mire qe nuk moren te tjere ne qafe pa lidhje…

  3. nje lexues shqiptar says:

    Ai mund te ishte djale shume i mire . Ngushellime familjes ! Por te thuash qe e donte jeten ……nuk duket fare te jete keshtu . Neqoftese e do vertet jeten , duhet t’a ruash ate .

  4. nena says:

    o djem te nenave ,kujdesuni per jeten tuaj ,nenat nuk durojne dot per ju

  5. xcxcxc c123 says:

    per pasionin e kejdit vdiq ergI jem fryma jeme sikur mos ta kishe njohur ate kurre mor ergi do te ishe gjall pran nesh e prap me kenget e tua trupin do te ma rrenqethte pse ike ergush pse barbanen e familjen tane e le me vujt pseeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *