Raporti, si është zhvlerësuar pasuria e shqiptarëve në dekadën e fundit dhe si janë rritur borxhet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

raportiNë 2015-2016, një i rritur shqiptar kishte më pak pasuri se në vitin 2004. Viti kur pasuria e individëve arriti rekord ishte 2007-a. Borxhi është shtuar nga 37 dollarë për të rritur në 2000, në 626 dollarë në 2016-n…

Në vitin 2016, një i rritur shqiptar kishte një pasuri prej rreth 9200 dollarësh, sipas raportit më të fundit të Credit Swisse për pasurinë globale 2016. http://www.monitor.al/pasuria-globale-shqiptaret-nder-te-varfrit-ne-rajon/

Në tabelat e publikuara, raporti jep të dhëna për pasurinë e të rriturve shqiptarë që nga viti 2000. Të dhënat tregojnë se viti kur të rriturit shqiptarë janë vlerësuar se kanë pasur pasurinë më të lartë është fundi i 2007-s, me 14,865 dollarë.

Më pas, fillimi i krizës globale duket se ka varfëruar dhe shqiptarët, që panë një rënie të pasurisë së tyre, për të arritur në 9200 dollarë në fund të 2010. Tejkalimi i krizës bëri që pasuria të përmirësohej, duke u ngjitur në 10,195 dollarë në fund të vitit 2013.

Më pas kemi sërish rënie, për të zbritur në 8,713 dollarë në 2015-n, niveli më i ulët ky që nga viti 2003. Ndonëse në 2016-n u raportua rritje, për të arritur në rreth 9200 dollarë, pasuria e shqiptarëve në 2015-2016 vlerësohet, sipas raportit, që të jetë më e ulëta e dekadës së fundit, raporton Monitor.

Krahas rënies së pasurisë, ajo që konstatohet është shtim i borxheve, një tjetër tregues i matur nga raporti. Ndërsa në vitin 2000 borxhi për të rritur ishte 37 dollarë dhe në 2003 ishte 128 dollarë, në mes të vitit 2016, borxhi për të rritur është shumëfishuar në  626 dollarë.

Nga 9,204 dollarë që ishte pasuria neto e një të rrituri në 2016-n, 1675 dollarë ishte pasuri financiare dhe ajo financiare 8155 dollarë, ndërsa borxhet ishin 626 dollarë .

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Raporti, si është zhvlerësuar pasuria e shqiptarëve në dekadën e fundit dhe si janë rritur borxhet”

  1. Titi says:

    Politikanet shqiptare,
    keta çirake te Bankiereve Nderkombetare,
    Kane Skllaveruar ne borxh Popullin Shqiptar
    ne favor te fajdexhinjve gjakpires te huaj dhe vendas
    duke e 20 fishuar borxhin publik te vendit
    ne 15 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *