“Vettingu”, Kushtetuesja nuk “trembet” nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin, rrëzon kërkesën për heqjen e pezullimit

lu vlahutinGjykata Kushtetuese nuk tërhiqet nga vendimi i saj.

Ajo vendos të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për pezullimin e ligjit të Vettingut.

I pranishëm në seancë ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasdorja e BE, Romana Vlahutin.

Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin e vettingut, duke pretentuar se ai shkel Kushtetutën, ndërsa Kuvendi kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit.

Pas dëgjimit të palëve, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së Kuvendit.

Deputeti socialist, Pandeli Majko, kërkoi nga Kushtetuesja heqjen e masës së pezullimit të ligjit të vettingut.

“Në çfarë motivesh është bazuar Gjykata Kushtetuese që ka pezulluar ligjin? Një standard i gjykatës që nuk gjendet në ligj”, u shpreh Majko.

Ai theksoi se qëndrimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësve.

“Vendimi i Kushtetueses është ndërhyrje ekstreme në vullnetin e ligjvënësit, rrezikon këtë institucion pasi nuk evidentohet asnjë efekt negativ i ligjit.

Pse nuk ka marrë për baze gjykata parimin e proporcionalitetit?

Gjykata nuk marrë në konsiderate asnjë nga 4 kushtet bazë për pezullimin e ligjit, kërkojmë shfuqizimin e këtij vendimi”, tha Majko.

Kundër kërkesës së Kuvendi u rendit kreu i Unionit të Gjyqtarëve shqiptarë, Gerd Hoxha.

Jemi kundër kërkesës së Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit të ligjit. Ligji është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën“, tha Hoxha.

Në koherencë të plotë me Unionin e Gjyqtarëve ishin demokratët.

“Ne jemi kundër kërkesë së Kuvendit pasi bie ndesh me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës nuk mund të vihet në dyshim nga askush, por respektohet dhe bazohet” tha eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për fatin përfundimtar të vettingut, pas marrjes së opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me çështjen nëse Kushtetuesja ka tagër për të shqyrtuar këtë ligj apo jo.

Venecia pritet të kthejë përgjigje pas 2 muajsh.

Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje pas ankesës së PD-së dhe gjyqtarëve dhe e ka pezulluar për momentin vettingun, pavarësisht se ka konflikt interesi.

Kjo, duke qenë se ky ligj prek edhe vetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në ““Vettingu”, Kushtetuesja nuk “trembet” nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin, rrëzon kërkesën për heqjen e pezullimit”

  1. Daniel says:

    GJYKATA DHE GJYKATESIT JANE NE KONFLIKT TE INTERESIT NE KETE RAST. ATA DO MBROJNE DERI NE FUND INTERESAT E TYRE, PASURINE E VENDOSUR NE MENYRE ILEGALE. RAMA NUK KA KOHE TE PRESE ME KETA KRIMINELE, RILINDJA DO ÇUAR SA ME PARE NE FINALE. NUK MUNDET TI KERKOHET MENDIM GJYQTAREVE PER INTERESAT E TYRE. SA ME PARE LARGIMIN E KETYRE NJERZEVE ,Z. RAMA. PER TE SHPETUAR VENDIN. URGJENT NJE INISIATIVE TE RE, SIKUR JO NE DUKJE DEMOKRATIKE, PER INTERESIN E SHOQERISE. ASKERKUSH NUK MUNDET TE BLLOKOJE JETEN E VENDIT ,PER INTERESA TE NGUSHTA. LEVIZ Z. RAMA. NUK KA KOHE ME. VENDI ESHTE PENG I DISA TE KORRUPTUAREVE. INTERESAT EKONOMIKE TE SHOQERISE JANE STOPUAR KARSHI INTERESAVE TE NJE GRUPI KEQBERSISH, E KANE VENE NE PIKPYETJE DEMOKRACINE. NUK BEHET RILINDJA ME NOMEKLATUREN KRIMINALE QE LA PAS PD. SA ME PARE PASTRIMI I SAJ, DUHEJ TE ISHTE BERE QYSH PARA 3 VITESH. EUROPA NUK TE PRETE Z. RAMA, POR TE BENE TY FAJTOR.

    1. Tony uk says:

      Ketyre gjykatesve po u vjen fundi,dhe e dine shume mire,thjesht i shtojne agonine vehtes!! Pd-gjykates=kriminele-hajdute

  2. xx says:

    Keni degjuar per DEHEROIZMIN??? Kete ben Gjykata Kushtetuese.Pa pyetini mos vuajne nga deliri i madheshtise te cilin ua ushqen Berisha apo po e ndjejne fundesine???.

  3. Bushi says:

    Eshte veprimi me i ulet qe bene gjykata kushtetuese.Ajo ja ka friken se eshte vete brenda,dhe e dyta eshte se ata jane te urdheruar nga Sali Beerisha dhe Lulezim Basha. Mos vall venecia nuk i di keto? Pse ajo do qe ti beje ne shkelje te kushtetutes? Jo,jo,keto jane insinuata e pd-ke.Vetingu duhet te miratohet patjeter,se keshtu e do populli qe po vuan padrejtesit e drejtesise.

  4. ToniTR says:

    E cuditshme sesi mentaliteti i Saliut eshte transferuar si nje virus ne cdo institucion qe ka arritur te preki gjate qeverisjes. Per te shpetuar veten plepistet jane te gatshem te shkaterrojne gjithe sistemin dhe te shkelin mbi interesat e te gjithe shqiptareve. Ligji kalon vetem nqs nderkombetaret i mprehin mire plepat dhe ja u fusin nga mbrapa, ashtu sic ben edhe me deputetet!

  5. Lakja says:

    Po pse more nuk doni te beni shtet o plehra, qofte edhe per te ardhmen e femijeve tuaj.

    1. Renato says:

      Nga Londra nje pershendetje kushtetutes se kriminieleve fuck .

  6. DARDAMI says:

    jane lojra nor kaqola jane lojra as nje pale nuk I intereson drejtesia apo vetkingu te gjithe jane zhytur ne krim I korupsion te pa imAGJINUESHEM PER NJE MENDJE NJEREZORE POR NGA PRESIONI I TE HUAJVE POZITA E APROVON POR PERDORETE ASHTU QUAJTURA OPOZITE TA MINOJE OSE TA FUTE NEPER LABIRINTHE KUSHTETUESE QE TE BEHET E KOKLAVETUR E VONUAR DHE E PA RZIKSHME PER VETE ATA JANE KOLIPLA TE TERA PALET SE NUK JANE AQ KAQOLA SA TE VENE SI CAPI NE KASAPI ME KEMBET E TYRE SHQIPOT IA HODHE TITOS HRUSHOVIT KINES E JO LULUSE E VLLAHUTIT

  7. Epo kjo pune! says:

    2 muaj me shume kohe per te mbuluar me mire pislleqet…

  8. Liu says:

    Ehhhh pa me gusht bashk iku dhe vapa zoti na ruajt ç’dimër vjen prapa

  9. Naim Frasheri says:

    Ka edhe arrestime me dhune o Legenat e Kushtetueses,tani ja vute Etiketen Vetes.Po Shkerdheni Veten ne rradhe te Pare,Familjet tuaja dhe gjith Popullin Shqiptar.qe nje Dite do ngrihet dhe do ju Degjeneroj atje ku jeni.kete mos e Harroni.

  10. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Harroni nje fakt te thjeshte , perderisa Edvin Rama nuk gjen menyre ose me qetesi lejon keto pengesa serioze per reformen dhe jo vetem ate ligjore,e ben ate nje me keta armiq te reformes. Ta kishte seriozisht Daku sdo ishim ketu nen sundimin feudal te Rilindjes se Vdekur.

    Sa naive, kujtoni so Edvin Rama do reforme drejtesie dhe drejtesi te pavarur???????

  11. emigranti says:

    ne qoftese gjykata nuk e ben kete tja tregoje populli vtin tjeter dhe tju thote shkoni tani mjafte me.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Ja si e mbajne peng Shqiperine nje grusht gjyqtaresh.. Keta eshte ti zhveshesh lakuriq dhe ti futesh me thuper thane…

  13. keli says:

    jemi ne demokraci apo ne shkerdhatokraci????????????? po pse duhet te tremben, apo kur ju intereson beri mire gjykata, behuni me objektive ju te medias se merros,????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *