Zbardhen detajet e bisedës së “tensionuar” mes Ramës dhe Cipras

rama tsiprasNjë burim pranë qeverisë shqiptare konfirmon atë që është mësuar paraprakisht nga mediat greke gjatë ditës së sotme, se pati një bisedë jo të shkurtër telefonike mes kryeministrit Rama dhe atij grek Cipras.

Në fokus të kësaj bisede kanë qenë temperaturat e rritura të kohëve të fundit dhe praktikisht janë prekur të gjitha çështjet që kanë trazuar ujërat mes Tiranës dhe Athinës.

Gjithashtu është folur edhe për shqetësimet konkrete lidhur me mbarëvajtjen e ndërveprimit mes dy shteteve të funksion të respektimit maksimal të të drejtave qytetarëve shqiptarë apo grekë nga të dy palët respektive.

Mësohet se dy kryeministrat kanë qenë sidoqoftë dakord mbi nevojën për të intensifikuar përpjekjet sa më të sinqerta në kuadër të një mekanizmi dypalësh të instaluar nën drejtimin e të dy ministrave të jashtëm për të adresuar me dialog dhe me efektivitet çështjet e lartpërmendura, duke u mbështetur në forcimin e besimit larg retorikës që e dëmton besimi reciprok e mbi të gjitha duke respektuar nevojën e dy popujve tanë për thellimin e miqësisë tradicionale.

Sipas burimit, biseda e dy shefave të qeverive ka qenë mjaft e hapur dhe jo e lehtë, por me një frymë mjaft konstruktive.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Zbardhen detajet e bisedës së “tensionuar” mes Ramës dhe Cipras”

  1. Devolliu says:

    Keta te qeverise duan qe ne te themi qe Rama eshte trim i çartur dhe ja mblodhi grekut. 😛
    Ndonje ekspozite kur po e hap Rama ne Selaniqi dhe do e shifni kur te dali teza qe kultura i afron popujt dhe zgjidhjen e problemit çam.
    Linda cfare mendimi ka per problemin cam apo akoma nuk ka dhene mendim? 😀

    1. Pilo Lala says:

      Do ta ndjeni termetin ne Athine shume shpejt.
      Strategjia e Edit eshte te hedhi bomben, pastaj te zihen vete greket me njeri tjetrin, se jane llafazane

  2. tfgs1 says:

    bithgrisur sunita,”corapekuqi” ua drodhi,ne cdo kerkese te afendiko/Tsipra iu pergjigj; NAI passa mou!

  3. tfgs1 says:

    futja pordhes per ”meg’Alvania” e ”tsamouria”o corapekuq,ne nje kohe kur 90% e suniteve akoma hane buke me list e veshin rroba te perdorura………………..!

    http://www.skai.gr/player/tv/?mmid=281740

  4. AC|DC says:

    Me teper krijon tension nje bretkoce qe ben papritur guak-guak se Edi Rexhep-Taip Rama

  5. Loreni says:

    Cilat jane detajet?

  6. Ai says:

    Ju Lutem tfgs1 ne lidhje me biseden, Rama-Tsipra. Per cfare kerkesash Rama ju pergjigj Po.

  7. Ervini says:

    Ironia e kesaj interviste eshte reagimi i injoranteve qe nuk e prisnin nje bashkebisedim per normalizim te marrdhenieve te me konsiderata te barabarta te dy popujve fqinj qe kane ndare buken. Hiqeni nga mendja o injorante sepse nuk jane greket me larte apo shqiptaret me ulet ne marrdhenie. Edhe komshiut pa buke i flitet si njeri qe jeton ne nje pallat me ty. Po kesaj injorance po i iku edhe ky lloj nacionalizmi mesjetar ngelen pa pune pastaj.

  8. Sali Bollati says:

    Problemet midis Shqiperise e Greqise nuk mund te zgjidhen me telefonata. Jane Probleme qe duhet ulur ne tavolina te rrumbullakta me NDjenjen e Barazise fqinjesore. Si qenkan bere antare te NATOS-kur jane ende ne Gjendje lufte??! Pse Europa e Bota heshtin per FAKTE shume domethense?!
    Europa DUHET TA KUPTOI SE ÇAMERIA ESHTE ETNIKE SHQIPTARE E BANUAR PREJ MIJERA VJETESH ME SHQIPTARE AUTOKTONE DHE SE GREQIA NE MENYREN ME TE PAKUPTUESHME NUK “NJIHKA” SHQIPTARET AUTOKTONE por pretendoka se argatet greke qenkan “autoktone”? ne Shqiperi??!
    Mjafte me budallalleqe mesjetaro byzantine! DUHET JETUAR ME NJOHJEN E TE DREJTAVE TE NJERIUT AUTOKTON!
    GREKUT TI TREGOHET QARTE DHE ME KRENARI SE SHQIPERIA ESHTE SHQIPERIA E SHQIPTAREVE TE VERTETE!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *