DEBATI/ Balla e trajton si të pandehur Berishën që largohet i tërbuar nga salla: Ta sjellë policia!

23 Nëntor 2016, 17:24Politika TEMA

Sali Berisha është thirrur si dëshmitar ditën e sotme në Komisionin Hetimor në lidhje me çështjen “CEZ”.

Ai ka pasur një diskutim të fortë me kreun e këtij komisioni Taulant Balla.

Në një moment tonet janë ngritur dhe Balla i ka thënë Berishës të mos largohet, ndryshe do të shoqërohet me forcë.

“Zoti dëshmitar, ulu ndryshe do të marrin me forcë për të dhënë dëshminë”, i ka thënë Balla Berishës i cili u çua në këmbë për t’u larguar.

Berisha ka kundërshtuar Ballën disa herë dhe tentoi të largohej, por u ul sërish në vend.

Tensionimi i tij ishte i qartë pasi në momentin e ngritjes iu rrëzua dhe karrigia.

Balla i ka thënë Berishës se në komisioni e shpall fajtor, ai do të dërgohet në Prokurori.

Berisha pas shume diskutimeve u largua nga salla.

Kreu i ketij komisioni Taulant Balla ka bere thirrje qe Berisha te shoqerohet serish ne komision nga policia.

DEBATET

Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën

Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.

Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.

Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri

Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.
Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.

Ndreu: Nuk po bëjmë gjyq këtu, jemi një komision hetimor dhe po hetojmë një aferë. Zoti Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar që ka dijeni për disa rrethana dhe fakte. Jemi në proces hetimi, jo gjykimi.

Manja: Unë i ftoj kolegët të jemi racionalë në këtë komision hetimor, sepse ligji për komisionet hetimore e thotë qartë. Dispozitat aplikohen në komision aq sa është e mundur. Rregullorja e Kuvendit, në lidhje me zëvendësimin e kryetarit dhe anëtarëve, ka rregulla të tjera që i referohen kodit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Në cilën pikë të nenit 17 të kodit të procedurës penale bazohet kërkesa juaj. Kjo, pasi zoti Berisha është thirrur si dëshmitar. Mos i ngatërro palët në këtë proces zoti Ristani. të vazhdojmë këtë seancë të komisionit hetimor.

Ristani i drejtohet Ballës: Ky komision i referohet kodit të procedurave penale e cila është shumë i mundur, se ky komision do dalë në një përfundim për faktet që ne mbledhim në këtë komision, të cilat janë pjesë e gjykimit tonë. Ne kemi detyrimin ligjor që të jemi të njëanshëm. S’duhet të kemi pengesa ligjore që na bëjnë të jemi të anshëm. Duke qenë në konflikt me Berishën, kjo tregon që ju nuk jeni objektiv në pyetjen e Berishës në seancë. Kështu jeni në konflikt e duhet të jepni dorëheqjen. Për këtë shkak ju s’mund ta drejtoni këtë seancë pasi jeni në konflikt interesi, të paktën seancën e sotme jo.

Balla: E drejtoj unë mbledhjen. Manja tha jemi në komision hetimor parlamentar. Kryetari drejton mbledhjen. Do doja të isha gjyqtar e të gjykoja zotërinjtë përballë.

Ristani: Zbato kodin e procedurës penale. Paraqisni dorëheqjen . Referoju ligjit.

Balla i drejtohet Berishës: E drejtoj unë këtë mbledhje. Unë ta jap flajën. Nuk e mer dot kështu fjalën. Shiko çfarë frikacaku je, sepse ke frikë përgjigjen. Ti i shmangesh përgjegjësive të tua. Kjo është dosja hetimore ndaj teje betohu që do thuash të vërtetën, qëndro. Harroje se largohesh nga mbledhja dhe harroje se i fshihesh deponimit përpara këtij komisioni hetimor. Të citoj kodin penal: nëse nuk paraqitesh , do shoqërohesh me forcë. Ulu e dëshmo. Nuk ke konflikt interesi me kryetarin e këtij komisioni

Berisha: Ti je përdhunues ordiner, por unë vij në respekt të parlamentit

Balla: Teatrin në këtë komision nuk e bën dot. Ti je shpifës ordiner. Ke frikë për të deponuar për çështjet për të cilat je thirrur dëshmitar. Komisioni qartëson lidhjet e dëshmitarit me aferën 414 mln euro. Ende nuk jeni në kushte për të marrë fjalën për aq kohë sa si dëshmitar nuk bëni betimin. Bëni betimin që të flisni. Pa e bërë betimin nuk mund të flisni. Fjalën e jap unë se unë drejtoj.

24 komente në “DEBATI/ Balla e trajton si të pandehur Berishën që largohet i tërbuar nga salla: Ta sjellë policia!”

  1. andromeda says:

    Pas hekurave lidheni bishën.

    1. Cudia says:

      Zoti Balla, eshte per te ardhur keq qe ne komunikimin tuaj me Berishen nuk ka pike strategjie per ta mare ne pyetje po thjesht deshire per te treguar se po ve poshte Berishen. Populli do qe ai zagar te shkoje pas hekurave sa me pare por ti me tonin dhe debatin qe hap nuk le vend dhe hapesire per marrje ne pyetje i dhe thjesht mundesine asaj plehre te largohet nga pyetjet. Kjo u shfrytezua me shume zgjuaresi nga dhepla plake dhe ti vazhdo shiko rrushin tani… Jam teper i zhgenjyer nga menyra si u zhvillua debati kur ne prisniim te kshte pyetje dhe pergjigje per ceshtjen. Qefmbetjet apo fyerjet te pakten nuk duhet te kishin zene vend ne anen tuaj zoti Balla. Mesoni te komunikoni o plehra deputete se na merzitet jeten.

  2. jani says:

    Bravo taulant balla spektakel. U tremb plaku dhe iku si qen i rrahur. Nje skizofren i trembur qe mori ate qe meritonte nga balla .

  3. Kapit tupalla says:

    Balla e tha! A mund ta bëj ?

  4. visari says:

    Asnje leshim e tolerim me Berishes. Nese ai arrin te rrezoje ligjin e vettingut dhe i shpeton edhe kete here drejtesise e nuk i ben shpagimin popullit qe e kerkon prej tre vjetesh, atehere mos kerkoni me pushtet e mos flitni asnje fjale te keqe per te. Ai del triumfator dhe mazhorances nuk i besojne me akuzat qe ben ne podiume per Sali kriminelin.Para ligjit jane te gjithe njelloj.

  5. Populli e ha says:

    Me berishen nuk kane shans!
    Jane te gjithe bashke dhe bejne thjesht loje!!!

  6. Populli e ha says:

    Me berishen nuk kane shans!
    Jane te gjithe bashke dhe bejne thjesht loje!!!!

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Leter prokurorise..

  8. Spartaku says:

    Duket qe Berisha eshte i dhjere deri ne kryqe prandaj nuk u pergjigjet pyetjeve dhe kerkon te sjell rremuje ne komision.Ai do lidhur me zinxhir,se ka terbuar,dhe eshte bere andikapat,i papergjegjshem.

  9. Vladimir says:

    Gjithçka shqiptaçe, harbim, nerva dhe asnje pike respekti per procesin i cili u provokua dhe deshtoi. Edhe kalamajt e shkolles dine te jene me solemn ne rolet qe ju caktohen. Njerzit jane te interesuar te degjojne deshmine e deshmitarit (per nje problem shume te rendesishem qe ka barrosur buxhetin e shtetit me shuma marramendese), te degjojne pyetjet e mençura, ligjore e etike te antareve te komisionit.
    Ne se pyetjet e Balles mendohen te njeaneshme, le te heshti Balla dhe te pyesin e te kerkojne sqarime antaret e tjere. E rendesishme eshte te kryhet hetimi e te dali e verteta sa te jete e mundur.
    Ne fund, di njeri te thote kush fitoi? Leket qe humben te CEZ ishin tonat, leket qe paguhen keta deputete dhe ky proces hetimor parlamentar i deshtuar jane po tonat.
    A kane meshire per ne keta “baballaret” tane te kombit?

  10. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    e verteta doli se taulant pallaaaa nuk e kishte paguar gjoben por tani nuk jane 7 milion leke por 1 milion leke te reja por tema eshte gazete me e majte se gazeta sot ce po e tregon te verteten

  11. Ashtu posi says:

    O Sali,shikoje pak Komisionin Hetimor qe ngrite per Edi Ramen si Kryetar Bashkie.Shikoje,shikoje,si e ka trajtuar Sokol Olldashi Ramen.Si kriminel te ISISS-it.
    Ti tallje bythen atehere,se Edi kish kunder edhe Nanon.Tani erdhi koha ta provosh vete hurin.Dhe ky huri i Balles nuk eshte gje jo.Do shohesh ate hurin tjeter qe po te gatitet per c’i ke bere ketij vendi.

  12. Lpl. says:

    Taralang Balla me shall pioneri tani ta ka vizatuar edhe Rama yllin e kuq, pjella keqe behet komunist , Kina robt te gjithe komunisteve se kthyet edhe nje here rroten e historise mbrapsht qe gati e patem harruar .Çfare jane ata bij kurvash qe ju ndjekin mbrapa ju mor lesha cjapit , ju sjeni as burra as gra por njerez qe jeni te kryqzuar me ujk .Se kam per Berishen si person , por per menyren si perdhos postin e shtetit si baballaret e tyre me revolucjon dhe dhune kjo eshte e rrezikshme per lurine dhe demokracine ku ligjin e ben budallaj kafsha .Turp i madh kush drejton vendin edhe ne rruge me marre nje e drejton me mire .

    1. nje banor i Tiranes ish PD-ist says:

      Ti , more Lp leshi , e ndoqe Noken e Paloken se ç’punuan te enjten e kaluar ne Parlament , ne prezence edhe te delegacionit parlamentar francez , qe u larguan nga salla , te tmeruar me sjelljet e opozites delinkuente shqiptare ? Kryetari i grupit parlamentar fashist , godet me grusht nje minister . Po Noken , e ndoqe ne komisionin e sigurise , qe ia perplasi ne tavoline kartat Spartak Brahos , duke i thene , “te dhjefsha mu ne kryetar” (per kete u denua 10 dite) . Perseri Noka , ne te njejten dite , ne nje fare komisioni qe , per çudi , e drejtoka ky rrugaç ordiner , qe eshte kthyer ne nje problem te perhershem , therret drejtorin e pergjithshem te policise se shtetit dhe e trajton sikur drejtori te ishte nje hajdut e kriminel , derisa ky i fundit ngrihet e iken , pa e pyetur rrugaçin shpellar nga Kuksi . Ndersa trajtimin qe Balla i ben kryekriminelit shqiptar , qe 90% e shqiptareve , e duan t’a shofin te varrur ne litar , ti fashist PD-ist e quan ringjallje te komunizmit . Jo vetem kaq , por , edhe Edi Ramen , nje antikomunist i betuar , na e bere komunist . Ike more , langaraq i felliqur , qe ke 20 vjet qe voton nje ish komunist 25 vjeçar , nga te cilat 15 vjet sekretar partie . Po kush te mbante 25 vjet komunist e sekretar , po te mos ishe ne sherbim te komunizmit , deri ne qelizen e fundit te trupit ? Dhe ky shpellar Viçidolli , na u be antikomunisti me i madh ? Po , a ka bythe ku te rrije kjo ? Me siguri qe ka . Jane ato bythet tuaja PD-iste , qe paksohen çdo dite e me shume , e qe ne qershorin e ardhshem , do te zgjedhin deputete sa gishtat e nje dore .

      1. Qofte ke daja says:

        Ksaj KOKLAKRES ktu siper s’mun t’rish dot pa ja mshtet gjer ne ronx t’veshit menimin.

        Pse? – do pyese dikush. Sepse e ka zakon t’i njitet te tjerve si BAJGA MAS KPUCE?

        Jo, jo! Jo vetem! Ktij duhet me ja mshtet roncem, sepse osht nji COP ERSEKARI, qe futet ne forumet e gazetave vetem per te ofenduar komentuesit.

        Ky eshte aq KOKPALAR, sa qe per te humbur gjurmet kujton se mund ta fshehe surratin prapa lloj-lloj pseudonimesh si pshm:

        – NJE BANOR I TIRANES ISH PD-IST
        – PO.PO (suma)
        – DREJTPERDREJT
        – KORQAR JUGLINDOR
        – ASHTU POSI
        – VANDALET E PD-se
        – I RI
        – etj.

        Harron KAQOLI, se era e bajges s’te ndahet por te ndjek nga pas sikur ta fshihesh koken e palare dhe ne vrime te miut.

  13. dash says:

    E mendoj plotesisht si VLADIMIRI (per te kursyer kohe) e dime cfare fundrrine eshte Saliu Por hetimi duhet te kryet i plote ,ndryshe ben lojen e Saliut pa dashje o me dashje!!!

  14. Ashtu posi says:

    O Lpl. Here tjeter thuaja ato qe mendon ndonjerit qe ka te pakten 5 klase dhe te ti shkruaje,se ty…ehe….S’ka rob te mare vesh cfare do te thuash.

    1. Qofte ke daja says:

      Ksaj KOKLAKRES ktu siper s’mun t’rish dot pa ja mshtet gjer ne ronx t’veshit menimin.

      Pse? – do pyese dikush. Sepse e ka zakon t’i njitet te tjerve si BAJGA MAS KPUCE?

      Jo, jo! Jo vetem! Ktij duhet me ja mshtet roncem, sepse osht nji COP ERSEKARI, qe futet ne forumet e gazetave vetem per te ofenduar komentuesit.

      Ky eshte aq KOKPALAR, sa qe per te humbur gjurmet kujton se mund ta fshehe surratin prapa lloj-lloj pseudonimesh si pshm:

      – NJE BANOR I TIRANES ISH PD-IST
      – PO.PO (suma)
      – DREJTPERDREJT
      – KORQAR JUGLINDOR
      – ASHTU POSI
      – VANDALET E PD-se
      – I RI
      – etj.

      Harron KAQOLI, se era e bajges s’te ndahet por te ndjek nga pas sikur ta fshihesh koken e palare dhe ne vrime te miut.

  15. fieri says:

    rilindja me bythe perpjet.po meresh me bythet e te tjereve dhe tenden zbuluar.ketu flasim per 400 ml euro ne nje ceshtje vetem,dhe sa e sa te tjera jane vjedhur dhe ti flet per 1 ml lek.ik mor sumcar

  16. loni says:

    Bravo Taulant ,e paske vene me shpatulla pas muri djallin ,mos lesho pe

  17. coli says:

    Sa goce per se mbari ky Taulanti

  18. TIKU says:

    Kjo tregon se se shpejti SALES po I vjen fundi dhe do te japi mire llogari per ato qe ka bere ai, Zeni,Argita dhe Gjygjtaret e plepave te Duresit e comp.e “DREJTA-shkon -por-nuk-“VONON” e thote “VERDIKTI”.

  19. Tori says:

    Sa goce trime ky Taulanti!

  20. Miri says:

    Ky i mburret gruasne krevat se sa shume e do Rama…lol… Ps eshte mbushur me cerra… Ky(kryevajze si ka dale llaf) Erion trii( bracja i vockel), …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje