E myti, e myti, Rama grekun!

23 Nëntor 2016, 08:53Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Nuk besoj se Edi Rama ka marrë ndonjëherë më shumë fjalë pozitive, në faqen e tij në Facebook, se sa gjatë transmetimit live që po i bëhej, aty, intervistës së tij me gazetarin grek, Alexis Papahelas. “E ke myt”, “respekte”, “bravo”, “më në fund e tha dikush të vërtetën”, ishin komentet e fansave që e ndiqnin.

Dhe duhet pohuar pa droje dhe pa kompleks se një pjesë e tyre ishin të merituara.

Të tregosh për një grua në ditët e fundit të jetës së saj, që nuk arrin dot të shkelë në truallin e shtëpisë ku u lind, thjeshtë se është çame; të rrëfesh për kampionë sportivë shqiptarë që u detyruan të ndryshojnë emrat vetëm për të vazhduar karierën në vendin fqinjë; të pohosh se ndaj greqishtfolësve nuk ka asnjë diskriminim në Himarë; të lartësosh shembuj që tregojnë fatin e përbashkët të dy popujve, nuk ke thënë asgjë më shumë se e vërteta.

Të dish, të bësh humor me fosilet që mbrojnë ende ëndërat e çmendura të megalidesë dhe të pohosh se vetëm i përqesh ata që luftojnë për Vorio-Epirin, do të thotë të simbolizish pjesën më kozmoploite dhe më moderne të shoqërisë sonë.

Ky qe Edi Rama në intervistën për televizionin grek “Skai”. Dhe deri këtu ai e përligji entuziazmin e fansave të tij, zemërimin e atyre emigrantëve kokulur që bëjnë punë të dorës së tretë në Greqi, madje dhe krenarinë e atyre që duan ti shikojnë liderët e këtij vendi, të flasin pa komplekse përballë fqinjëve.

Ata të gjithë u kënaqën.

Por për fatin e tyre të keq, ata nuk panë Ramën e vërtetë. Ata të gjithë edhe njëherë më shumë, ranë viktimë e një profili fallco që kryeministri shqiptar po krijon për veten.

Ky profil është fryt i një strategjie të qartë. Ai fuksionon thjeshtë: Rama është i pari që provokon me deklarata në kufij të të qenit politikisht korrekt, demonët më ekstremë të nacionalizmit, symbylltësisë, fanatizmit dhe budallallëkut që gëlon ende me shumicë në gadishullin tonë.

Ai e di se nuk është e vështirë ta yshtësh këtë luzmë.

Prandaj e stimulon dhe e nxit përplasjen me të. E lë pastaj disa kohë të vazhdojë debati publik. Dhe vetëm pasi absurditeti shkon në kufijtë më ekstremë, del vetë në arenë për të ngadhënjyer kundrejt tij.

Të njëjtën taktikë, ai, ndoqi pak kohë më parë me leshkot e sinqertë të identitetit Kosovar.

Po të njëjtën metodë përdori edhe për të ringjallur në Beograd, fosilet që mendojnë me trutë e Milosheviçit.

Këtë rrugë vazhdoi edhe të martën në mbrëmje në intervistën për “Skai”. Ai e vuri gazetarin grek, Papahelas, në pozicionin e vështirë të atij që duhet ta përballte me paranojat më qesharake që gëlojnë në Athinë.

Për të kuptuar se sa rëndë ra në kurth intervistuesi grek, mjafton ta karahasosh intervistën e tij me një të singjashme, që i bëri Ramës gazetari profesionist i Deuthche Welle, Tim Sebastaian (shiko videon poshte).

Shumëkush, me siguri, e mban mend turpërimin që Rama pësoi një vit më parë në emisionin e tij “Conflict Zone”. Edhe aty, kryeministri shqiptar tentoi ta luajë kartën e kozmopolitit në raport me serbët. Por përgjigjja që mori ishte e prerë. “Ju e bëni qëllimisht këtë, sepse ju e dini se cilët butona duhen shtypur për të provokuar serbët” i tha Sebastian.

Dhe pasi i’a preu shkurt këtë hov prej intelektuali të pavarur, ai e pyeti rreptësisht, për lidhjet me krimin e organizuar, për korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe për blerjen e votës.

Të gjithë e mbajnë mend se si u kap Rama gafil, kur Sebastian e vuri përpara faktit të kryer, nëse kish gënjyer shqiptarët dje, kur fliste për Ilir Metën, apo po i gënjente sot, kur e mbante në bashkëqëverise.

Ajo e Tim Sebastian, po që qe një intervistë prej gazetari race. Që nuk e trajtoi qytetarin Edi Rama, si një artist që ka bindjet e tij, por politikanin kryeministër, si një burrë që është përgjegjës për aktet e tij.

Homologu i tij grek e humbi këtë shans.

Ai bëri gafën që e trajtoi Edi Ramën, fiks ashtu siç e kërkonte ai: nga optika e fanatikëve dhe nacionalistëve të vjetëruar grekë. E në këtë balafaqim, ashtu si çdo shqiptar me një kulturë dhe formim mesatar, i pa mbushur me urrejtje raciste dhe i pa ushqyer me ksenofobi ,Rama do shkëlqente.

Sepse ai nuk e kishte vështirë të dukej superior përpara mufkave që vazhdojnë të propogandojnë ekstremistët anti shqiptarë. Prandaj ai u tall me ta, i përqeshi, i poshtëroi, i mundi, duke nxitur entuziazmin dhe ngadhënjimin e atyre që shpërthyen në Facebook me shprehjet: “E myti, e myti, Rama grekun”.

Por, fatkeqësisht i gjithë ky entuziazëm ishte iluzor.

Sepse ajo që ndodhi të martën në “Skay” nuk qe fitorja e kryeministrit real të shqiptarëve (atij që duhet ti përgjigjet pyetjeve të Tim Sebastian), por ajo e sozisë që vetë Rama ka krijuar, për të gënjyer perëndimin. (Lapsi.al)

77 komente në “E myti, e myti, Rama grekun!”

  1. tironsi says:

    O Bushat ke disa kohe ose shume kohe qe vjell vrer kunder Rames me nje ligesi qe vetem ti di ta besh.
    Po mir o zoteri analist, qe vetem ti i kupton gjerat ne thellesi dhe gjeresi, se te gjithe te tjeret jane te trashe dhe nuk arrine deri te inteligjenca jote, por si nuk the nje fjale per qendrimin e grekeve, a jane apo nuk jane te verteta ato qe Rama tha, a kishte te drejte kur fliste per shqiptaret qe bejne punet me te renda ne Greqi dhe perbuzja nga greket i ka shoqeruar gjate ketyre 25 viteve, nuk eshte e vertete qe kane qene te detyruar te nderrojne emrat se ndryshe nuk gjenin pune, a nuk eshte e vertete qe femijet shqiptare jane trajtuar ne shkollat e greqise si qenie te dores se dyte, etj, etj.
    O Bushat hiq dore nga kjo menyre e te sharit te kryeministrit te vendit tend, kjo jo vetem qe nuk te tregon ty me te zgjuar, por thjesht te ben me te pabesueshem edhe kur te shkruash apo te flasesh edhe per ndonje gje qe mund te kesh te drejte.
    Mos harro edhe kete te fundit se ti duke qene shume i zgjuar, se je i ushqyer mire qe i vogel kur te tjeret nuk kishin buke te hanin, kete sulm te radhes kunder kryeministrit te vendit tend e bere ne nje moment kur ai kishte perballe jo nje shqiptar po nje grek.

    1. greece & turkey are shit says:

      Andi Bushati!! …..a di te me thuash se si zgjidhet ceshtja Came, si te shkoje ajo nena ne shtepine e saj ne Cameri dhe si ti perdhosim njehere e mire ata qe duan Himaren e lloj lloj karrliqesh si keto? … e pastaj ti marrim perseri gjerat me rradhe e pa konfuzion si p.sh. droga, korrupsioni, zgjedhjet, mireqenia, reformat etj etj…..por ti marrim gjerat me rradhe e te ndara me njera tjetren sepse ne fakt droga ne Shqiperi nuk ka lidhje me kioskat pa leje ne Himare ashtu sikurse nuk ka lidhje qe po ngeli nje grua shtatzane ne nje cep te botes ate femije do ta pjelli Andi Bushati…..apo jo? shkak-pasoja ne kete rast eshte pa lidhje……sepse une nuk do fluturoj po hengre ti banane….sepse lufta kunder korrupsionit (e misheruar te LSI) nuk ka si shkak pensionet 300 Euro te Himares apo frika nga kometa Halley na ben qe te kundrshtojme politikat jevgjite te greqirave te lindjes se mesme…..ti dukesh qe e ke lekuren te bardhe, edhe une, cke me Ramen qe po kerkon te tregoje qe ata e kane ADN ndryshe nga ne e per pasoje edhe lekuren….

      1. Skypion says:

        Do te isha dakord me Bushati,nese nuk do te kishte bere gabimin,kur duartrokiti qendrimin e Rames ne Beograd,para dy vitesh.
        Ishte nje gabim fatal per gazetarin Bushati.Ishte ai qendrim ,qe tradhetoi pozen e tij kozmopolite.
        Gazetari qe pat deklaruar publikisht se mentori i tij ne profesion,ishte Lubonja,na u shfaq krejt papritur,nje nacionalist.Tepke si ato nacionalistet,qe mundohet te talle ne shkrimet e tij,kur merr pozen e preferuar te kozmopolitit!
        Aq e vertete eshte kjo,sa edhe mentori i tij,Lubonja,nuk pertoi ta kritikonte publikisht per kete qendrim qe, edhe per te qe e njeh kaq mire,ishte krejt i papritur.
        Nuk e besoj gazetarin Bushati,ashtu sic nuk besoj edhe shume te ngjashem me te,sepse,kozmopolitizmi i ketij soji,eshte fallc.Eshte nje poze.Eshte i shtirur.
        Me kete,nuk dua te them aspak,se ai eshte nacionalist.Jo,jo.Nuk eshte nacionalist.Por,as kozmopolit.
        Bushati eshte thjeshte nje gazetar tipik provincial shqiptar,qe deshiron te jete i modes,duke marre pozen e kozmopolitit.Rasti fatkeq, per te, i qendrimit duartrokites te shfaqjes nacionaliste te Rames ne Beograd para dy vitesh,eshte prova.
        Kozmopoliti i vertete,nuk do te mbante kurre nje qendrim te tille,sic e mbajti Bushate ate kohe.Kurre.Ai eshte i vetedijshem per kete.Dhe,jam i bindur,se e vuan me veten e tij,si nje gabim ne karrieren e tij gazetareske.E perjeton,si te thuash,si nje njolle ne biografine e tij si gazetar.
        Me ane tjeter,kjo poze kozmopolite e ben edhe qesharak.Bushati akuzon Ramen,se ai provokon i pari,ne menyre qe te kete reagimin e pritur,qe tu kthehet pastaj me “elokuencen” derrmuese kozmopolite, te provokuarve.
        Kjo eshte e vertete.Pikerisht,keshtu sic thote Bushati eshte.Eshte kaq e lexueshme,sa e kuptojne te gjithe.
        Qesharakja ketu ,qendron ne faktin,qe vete Bushati ben provokime te ngjashme,identike,me ato per te cilat e akuzon Ramen!
        A nuk provokoi ky snob provincial kozmopolit,pak kohe me pare shqiptaret e Kosoves,duke i akuzuar si tradhetare ca futbolliste qe i’u bashkuan perfaqesueses se Kosoves?!
        Edhe kete radhe,pati nje kritike publike nga mentori i tij,Lubonja.Keshtu u be hera e dyte qe “kozmopoliti” Bushat,mekatoi me nacionalizem…!!!
        Hera e dyte qe me jep te drejte,kur e quaj,jo vetem kete,por edhe te tjere te ngjashem me te,si kozmopolit fallc;te rrejshem.Megjithese,do te donte ta merrnin te gjithe si te vertete.
        Bushati,ashtu si mentori i tij Lubonja,i perkasin te njejtit soj,te cilit i perket edhe Rama.Ky eshte soji i kozmopolitit snob provincial shqiptar.
        Keta jane provokatoret me te keqinj te opinionit publik ne Shqiperi.
        Shkrimtari yne i madh,Kadare,pervecse i i tille,eshte edhe nje psikolog i madh;nje vezhgues i mprehte i natyres njerezore.Ai ka qene i pari qe i ka kategorizuar te tille spurdhjake,duke i pagezuar si “albanologe te rinj”.
        Bushati nuk ka nivelin intelektual e kulturor te Lubonjes,bie fjala.Megjithate,mund ta perfshijme ne kete grup,meqe ka si mentor njerin prej pjesetareve me te spikatur te tijin.
        Mungesa e ndjeshmerise kombetare,eshte tipari themelor i ketij grupi.
        Jo se jane kozmopolite.Madje edhe Lubonja,qe mund te duket sikur eshte kozmopolit i vertete,nuk eshte…kozmopolitizmi i Lubonjes shpjegohet me faktin e mosperkatesise te se njejtes tribu me shqiptaret.
        Jo,jo.Sepse,edhe ate e kane poze.Por,sepse,nuk jane as njera as tjetra.Jane njerez te thare,shpirterisht,moralisht.Kjo thatesire,eshte trashegimia qe kane prej eterve te tyre.E kane ne gen.Le te hiqen sa te duan moderne,postmoderne,europiane,perendimore – kesaj trashegimie nuk mund t’i shmangen.E kane ne gen.Dhe, eshte nje mallkim per ta.
        Per ta mbyllur,dua te them edhe njehere,se te gjitha keto qe thote Bushati per Ramen,jane te verteta.Por,po aq e vertete,eshte se ato vlejne edhe per vete Bushatin.
        Prandaj,nuk jam dakord me te vertetat qe thote per Ramen.
        Jemi ne ate rastin e rralle,kur e verteta ,jo vetem qe e humb vleren e vet,por edhe kthehet ne te kunderten e saj,kur ai qe e thote spekulon duke u njejtesuar me te,kur eshte vete objekt i saj.

        1. Vedat Shehu says:

          Ne disa stile te bukura gazetareske shitet genjeshtra si e vertete, shpesh me perkrahje prej nje shumice te improvizuar nga mbishtresa qe fsheh te verteten. E verteta qendron e patundur edhe e mbuluar dhe rrezaton duke pershkuar dhe dalë permbi mbulesen e reme. Keshtu e verteta jone (nacionale ne fakt) na imponon qe te dallojme te qenurit mbrojtes i kombit Shqiptar konforme te se Drejtes Nderkombetare dhe evidentues i shovenizmit arkaik, si dhe te pozicionuarit tonë si kunder atyre qe nacionalizmin shqiptar e edentifikojne si te demshem (pak a shume balist); atyre qe shfaqen si ithtar te modelit kozmopolit antinacionalizmit Shqiptar dhe pro shovenizmit diplomatik e gazetaresk antishqiptar. Ky lloj kozmopolizmi, i tyre, i nenshtrohet mentaliteteteve negative te internacionalizmit apo globalizmit, se gjoja nacionalizmi i i shprehur natyrshem nga qenia shqiptar me kombesi, na qenka primitiv per per progresin Shqiptareve drejt Evropes, se gjoja na qenka turkoshak. Ultra-mediokri. Faktikisht, kKeta llojë kozmopolitësh apo internacionalistësh mbartin percarjen e madhe klerikale dhe bolshevike kunder vyrtyteve te Shqiptarit. Kete e realizojne ne emer te Perendise apo Leninit, por edhe ne emer te kozmopolitikes regresive, qe gjoja synon shuarjen e kombeve, dhe, ne vend qe te ngren vyrtytet, me modernizmin e tyre jo-nacionalist, poshtrojne shqiptaret me lloj-lloj parrullash apo anekdodash te futura nga agjente te shovenizmit te huaj.

      2. arben says:

        po te pergjigjem un per kete.disa kohe me pare andi bushati beri nje intervist te gjere per ceshtjen came dhe kjo menjehere mbasi ILIR META shkoi ne greqi,dhe a e mendon se cfare tha per kete argument ?e pra ate qe tha ILIR META NE greqi qe ceshtja came nuk ekziston .ky eshte andi bushati qe bene nje analiz te till.eshte kok e kembe me LSI, dhe nuk i intereson fare se nenat apo te gjithe ata qe lane trojet e tyre ne cameri sot i duan dhe bejne mire qe i kerkojne.Doja ti thoja andi bushatit vetem nji gje:shko fol ne greqi per ceshtjen came dhe do ta shikosh se mbas 5 secondash do ta gjeshe vetem me by…e perpjet.

    2. €piriiiiii says:

      Bushat po te Mbyt Xheloziaj jote Patetike ndaj Rames. Jo se Rama eshte Engjell por ai i vetem qofte edhe me Strategjine e tij qe ty ste pelqen ku Serb e Grek kane rene ne Gracken e tij ka thene shume te Verteta qe ska guxuar kushti thot deri me sot

    3. Iliri says:

      Bushati…nje kastravec ..zog gomari !

    4. kapedani says:

      Andi dardha nen dardhe do bjeri,ti ke qenë dhe do ngelesh nje sunit blloku,çuni Mehdiut dhe kurves se kapove.

    5. feniks says:

      Nuk je as gazatar,as analist e as kalemxhi,o Andi Bushati!
      Ti je nje delirant i pa fre,ku sofizmat e tua kerkon t’i shesesh shtrnjte per filozofi!
      Nuk eshte e rastit qe ti merresh kryesisht me hetimin e sundimtareve dhe aspak me hallet e popullit!
      Doemos se ne ate fushe ti bie ne sy duke goditur te medhenjte qe te behesh i vleresuar nga ata!
      Temat qe trajton ti jane te natyres se muhabeteve te llojit te “Klubit Petef” ne Hungari,te para 1956-tes,por ndryshe nga ata ti ia fut si kau -peles.
      Te shash,akuzosh,te marresh neper goje njerezit eshte ne natyren e cdo shqiptari,por kjo menyre con drejt zvetenimit te ndergjegjes dhe nuk e ndihmon zgjidhjen e ceshtjes per te cilen diskuton!
      E cfare te duhet ty te merresh me tema te vogla qr nuk bien ne sy,psh,qe mielli i bukes ne Shqiperi vjen nga Kosova dhe eshte shumica kanceroz!!!
      E paket te dket ty kjo gje qe perben krim kombetarr me permasa te llahtarshme?
      Pse nuk i hyne mbare e mbrapa te gjitha institucioneve qe u eshte dhene si placke lufte LSI-se,PDIU-se etj,qe pervec “mjeljes” se tyre nuk bejne asgje per shtetin e qytetaret?
      Pse nuk merresh zotrote me investigimin se pse qeverite asnjehere nuk kane kerkuar te raportohet ne Kuvend se ku shkoi i gjithe armatimi e municioni i ushtrise me vlera kolosale dhe sa qindarka jane futur ne arken e shtetit?
      Po me vjedhjen e 7 miliard lekeve te Bankes se Shqiperise me guvernator Fullanin,pse u shfy tollumbacja kaq poshtersisht?
      Ku jane OJQ-te e famshme qe ngrihen ne protesta vetem kur marrin urdher per interesat e atryre qe i paguajne e jo per interesat e shqiptareve???
      Se fundi,ju bej thirrje te gjithe gazetareve patriote e jo sahanlepires te pushteteve,qe te nxisin personalitetet e fushes se ekonomise,finances,sociologjise,jurisprudences etj,qe te marrin persiper per te studiuar,llogaritur dhe shpallur “MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT”!
      Ky do te ishte veprimi me i mire dhe me i nevojshem qe ju duhet temerrni,duke bere te mundur qe ta shohim realitetin e sotem sic eshte e jo si e duam te mos jete!
      Shpallja e minimumit jetik te njeriut do te rrezoje te gjithe KESHTJELLEN PREJ RERE te ngritur ne Shqiperi keto 26 vjet,nga sundimtaret e ndryshem dhe do te shihet se shqiptaret punojne si “kuaj”,por paguhen si “lepuj”!
      Do te hidhen me perbuzje mburrjet e qeveritareve per gjoja rritjet e fameshme te pensioneve,ndihes sociale etj,qe jane vetem propagande e felliqur!
      Nje rritje pensioni mujor prej 200-300 lekesh nuk ndikon aspak ne jeten e familjeve tona,prandaj ne se nuk duan te japin pensione dinjitoze,le ta mbajne edhe ate shtese se nuk i hyne as dreqit te pune!
      Ka edhe plot te tjera,o Andi,kolopuci i Vitos,qe ti dhe trimat si ty te mund te perleshen me qeverite me “ARME” prej verteti e jo sic beni ju qe grini pordhe me rigon qe askujt nuk i hyne ne pune!

  2. Zeqo pilafi says:

    Mua me duket se ajo e Tim Sebastian, eshte thjesht ajo qe te ka pelqyer ty, dhe se T.Sebastian ka shtypur butonat e mendjes tende.

    Sic the dhe ti me siper, shum gjera nga ato ishin te verteta, gjera te pathena me pare. Shype kete butonin pra, dhe shikoje. Sepse nga momenti qe ato jane te verteta, nuk ka rendesi se cfare perfitimi ka Rama ne menyre indirekte me butonat qe shtyp, nese kerkon te “manipuloj” popullin ose jo. Rendesi ka qe per here te pare gjerat thuhen ashtu sic jane.

    Nejse, duhet nje shkrim po aq i gjate sa ato qe ben ti, per te te shpjeguar qe ndonjeher gjerat duhen marre shabllon, pa u marre me butonat qe mund ,apo qe ka dashur se, ose qe mund te kishte shtypur.

    Cheers Busho

  3. Dean says:

    Nuk e di ç’a ke shkruar mësipër Bushato,pasi nuk e lexova fare,por ajo që di me siguri është se je i NDYRË dhe i NEVERITSHËM,çfardo që të shkruash dhe të thuash.Je Pis burr.

  4. kozmo says:

    Krahasimi i gazetarit Sebastian me ate Grek nuk eshte aspak analog . Greqia nuk mund ti drejtoj ato pyetje Rames ,sepse nuk eshte Gjermani . Greket si nacionaliste te semure qe jane ,kthehen nga akuzues nje akuzonjes dhe si te tille ,padyshim qe do te humbisnin .

    1. tfgs1 says:

      hahaha,greket humben!!!!?
      o Zot,sa shume te tredhur paska ai vend,ku kryeministri i nje vendi me 90% sunite dhe ku 90% e tyre akoma hane buke me liste e veshin rroba te perdoruara i mbush me ”fitore made in tsamouria”!!!!!!!!!

  5. anamaria says:

    Pafytyresia jote o ANAL-ist busha…ti nuk paska kufij !!!
    Nje mi h..esh do ngelesh ter jeten !!

    1. kashi says:

      e ke gabim o bushati sepse, intervista ne konfikt zone ishte nje nga nivelet e larta te rames si nga pergjigjet por edhe nga anglishtja qe ai flet,
      dhe vete intervista eshte e tille sepse dhe vete autoret kerkojne koflikte gjate pyetjeve

  6. Moisi Golemi says:

    Ik mor idiot. Ik hap ndonje kanal kullues apo pastro ndonje rruge. Ik bej dicka qe vlen, dicka prodhuese. Mbill ndonje fidan apo lyej ndonje mur. Ne hape barkun gjithe diten me llafe boshe.
    Cfare prodhojne gomeret si puna jote? Vetem llafe.
    Me cfare merresh? Me llafe.
    Per cfare paguhesh? Per llafe.

    Ik ore qurrash andej. Puno, be nje PUNE! Puno o llafexhi! Ptu, qenie e shemtuar!!!

  7. anamaria says:

    Pafytyresia jote o ANAL-ist busha…ti nuk paska kufij !!!
    Nje mi hal..esh do ngelesh ter jeten !!

    BOTOJENI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. alb sapun says:

    zahua se mashtron dote perendimin zoti andi se axhenta e saj ka nj natyre krejte ndryshe nga ajo shqiptare alla erdogan.shqiperise si eshte dhene akoma e drejta per te negociuar per futjen ne vlerat e ketij unioni dhe jo me ti shese mendje greqise apo cilido shteti qe eshte antare

    1. dymi says:

      Ti albsapuni si duket sapunin e le ngrene ne qeli!

  9. Mirela says:

    Atehere paskemi pare film tjeter!!Mua mu duk sikur Rama..ate shpaten qe kish marre me vete..e kish harruar jashte studios!!Ju shmang pyetjes qe a duhet pyetur komuniteti vendas ;)…pranoi qe eshte mik me Erdoganin dhe “qe ai s’ka gisht”… Tha dhe qe nuk e ben per vota kete konflikt ?
    Gazetari grek e pyeti nuk ke frike nga veto greke? Rama: po pse veto,per tre shpi…
    Rama.Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë,Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe. Shqipëria do i mbaj kufijtë siç janë sot.
    Rama:Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.
    Rama:Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek…(e me kete ..i tha te gjitha)

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Mirela i ke thënë të gjitha (!!!)..ajo që nuk po kuptoj dot është fakti se çfarë patë ju nga ajo intervistë që un se paskam parë? mua mu duk sh fallco dhe i trëmbur rama..i anashkaloi gjërat humbi rastin të shkruhej në histori si një lider..do të doja edhe unë të festoja si ju këëtë ‘fitore’ të ramës por kur kujtoj tiranën që kontrollohet nga asfalia greke dhe është kthyer në fole nëpërkash më ngrin buzëqeshja.,

  10. sofia says:

    Dhe megjithe se Andi Bushati, Armand Shkullaku, Artur Zheji, Fatos Lubonja e ca te tjere nuk e deshironin qe Rama te thoshe te verteten para gazetarit grek ne menyren me exelente dhe pa diskutim, ai perseri e tha se Edi Rama eshte i pari shqiptar i Shqiperise se sotme qe di te thote dhe te beje ate qe do shqiptari. Edhe Andi Bushati si gazetar pa shtylle kurrizore shqiptare dhe pa bagazh analisti, pavaresisht se nuk e pergenjeshtron dot te verteten qe tha Rama, do ta nxjerre nje bisht, sepse keta gazetare jane bishtat e kesaj shoqerie, ose me mire keta jane mbeturinat e kesaj shoqerie shqiptare te sotme. Bravo Rama qe fole me zerin e shqiptareve sepse vetem keshtu fqinjet tane do marrin vesh e do perqafojne pak e nga pak kozmopolitizmin dhe europianizmin shqiptar, ndersa shqiptaret, duan apo nuk duan disa, do te jene te barabarte ne truallin europian e me gjere.

  11. koli says:

    ha ha. bushati=tos lubonja nje kazan. e vetmja gje me vlere ketu eshte leximi i komenteve…

  12. Asper says:

    Thjesht palaço bushat.

  13. Asper says:

    Paleço si askush tjeter Bushat

  14. Denis says:

    O bushat kaqe semir ke morbi pa udhe. Po arove o bushat kur berisha te oqi edhe personalitetin dhe tha wr nuk te punon zogu deri sa nuk je prokupu per keto ofendime personale ti nuk mund te kesh te drejt te kritikish njeri aqe me shum edi ramen.
    Ne qe e mbeshtesim per diskutimin e djeshem jemi injorant e ti cun kurve ca je i zgjuar po mos i ape debate vetes se do te vi radha dhe ty qe nuk te punojn koqet. Legen

  15. Denis says:

    O bushat kaqe semir ke mor i pa udhe. Po arove o bushat kur berisha te oqi edhe personalitetin dhe tha qe nuk te punon zogu deri sa nuk je prokupu per keto ofendime personale ti nuk mund te kesh te drejt te kritikosh njeri aqe me shum edi ramen.
    Ne qe e mbeshtesim per diskutimin e djeshem jemi injorant e ti cun kurve ca je i zgjuar po mos i ape debate vetes se do te vi radha dhe ty qe nuk te punojn koqet. Legen

  16. Gita says:

    E vertete Koli. Me shume meson nga komentet .Bravo e madhe per RAMEN , nje kryeminister artist (jo me kuptimin e pare te fjales)

  17. Mik says:

    Me than te verteten – edhe nqs asht ne damin e vendit tand – nuk asht mekat. Por me shpif kunder vendit tand , kjo nuk falet ne asnje rrethan.
    Nuk kam lexu ndonjeher shkrim ma bastardh nga ndonje analst qe e mban vedin shqiptar.

  18. Para Laci says:

    Bushat, interesat me gjermanine dhe greqine jane krejt te ndryshme. Me gjermanine ne kerkojme te behemi kollovare (pra te hyjme ne shtepine e tyre) dhe detyrimisht ata do jene me te rrepte dhe do vejne me shume kushte. Me greqine ne kerkojme shtepine tone. Gje qe askush nuk nguron te kerkoje. Sipas venit behet kuveni.

    Me sa duket as Vucic e as Tsipras nuk kane bythe tja thone popullit te tyre se si eshte e verteta me shqiptaret sepse te dyja palet i ka izoluar nacionalzmi ne kulle si Oso Kuken dhe ja lene Rames ti thote gjerat ashtu si jane.

    Te dyja paleve si serbise dhe greqise u ka skaduar strategjia e eger qe kane pasur kundrejt shqiptareve. Europa ka ecur perpara me te drejtat e njeriut kurse fqinjet tane deri tani kane qene te pa zot te ndryshojne kurs.

    Ne fund te fundit Rama i mori serbise dhe greqise ate qe donte. Qe qytetaret e thjeshte ta dijne se shqiptaret vetem kerkojne te drejtat e tyre. Nuk kemi force tjeter pervec forces se se drejtes. Kaq e paligjshme eshte te kerkosh te drejten tende?

  19. koli says:

    Zoterinj komentues. Mos shkruani asnje koment ndaj kesaje qenije amorfe qe rezaton vetem mllef e poshtersi, se pa asnje komentin tuaj ai nuk dote jet me i vleresuar ne portal, lereni te shkruaj bushtren te portali i sypeshkaqenit. O Bush-ter na hengesh k…. qe tu dukerka vetja i zgjuaar e po na tregon peralla me motren e gruan tende o pjelle komunistash nga ata qe u duhet shuar fara qe ne embrion! O fatkeqesi e Shqiperise ti e soji jot!

  20. Bushat bushtra says:

    Bushat bushtra

  21. Nick says:

    Sa inat te paska ardhur, po qenke bere vrer nuk te paska zene gjumi naten!? Ty dhe salen; po sala beri nje perpjekje te thoshte jam dhe une keru duke u qurravitur te Tv Dukagjini, ben vaki dhe e ka marre nje sy gjume mbreme, po ti e paske gdhire per kete shkrim vari trapin dhe ke deshtuar pikerisht se ke dashur te imitosh ate qe mendon se ke “demaskuar”; nuk ngrihesh dot as ne nivelin “mesatar” te tij.
    Je hap bythesh kot…nuk ka njeri sot ne Shqiperi te beje vezen e Rames!

  22. Cimi says:

    Bushat!
    Ke degraduar deri ne meshirim! As vete nuk e di cfare shkruan. Hajde mendje hajde, tashti po merresh dhe me dy gazetaret e huaj se si i bejne pyetjet!? Ke nevoje urgjente per asistenca tek Psikoterapisti! Ben mire qe te marresh me vehte dhe Shukullakun!

  23. gjethi says:

    O nipi i klanit kapo!dukesh qe pervec edukates se bllokut ke marre shume dhe nga edukata qe te ka dhene dadoja i bllokut dhe personal sali udb-ja, ne fakt klani kapo dhe sala kane te perbashket bashkpunimin me udb-en, hysniu si ambasadori i pare ne beograd sala dihet, pervec te gjithave si dhender etj.edhe si bastard i karaxhiqit….

  24. Xinxifile xinxifuqe says:

    Shume i zgjuar tregohesh more shkrues i ketij artikulli, por harron nje gje, qe eshte ky pushtetar shqiptar qe kerkon te zgjidhet e verteta dhe ti apo kushdo qofte si puna jote , qe gjoja jeni analiste, apo gazetar, apo si te duash ta quash veten, na tregon prralla, duke e anashkaluar problemin qe nis dhe hidhesh dege me dege. Nuk eshte pune turpi, por eshte pune kendveshtrimi ndaj vendit tend, kombit tend, kombasve te tu, se si i koncepton gjerat, kujton se mendimet e tua jane te vyera, kur ato vetem tregojne paaftesine tende per ruajtjen e ekuilibrave shoqeror, atdhetare. Nga çeshtjet tejet te rendesishme qe kane te bejne me nervin e ketij populli dhe qe dikush behet i pergjegjshem per ti zgjidhur, juve dhe te tjere si ju hidheni tek hashashi, apo korrupsioni, pse sepse nuk ju interesojne çeshtjet e vuajtjeve, dhimbjeve gati shekullore te pjeseve te rendesishme te trungut etnik shqiptar. I beni qellimisht qe te shuhen ose te mbeten neper sirtare siç ben prinderit tuaj qe çensuruar dhe diktuan heshten ndaj problemeve madhore te kombit. Ju i thjeshtoni gjerat e medha duke menduar se i beni sherbim pales partiake qe di vetem te shese pjese nga vendi, qe di te hedhe tymnaja se keto behen me nderhyrjen e te treteve etj. Ose me keq, kur ju dhe ata qe ju i sherbeni dilni e deklaroni me force: Hapja e negociatave do te behet kur te vije PD-ja ne pushtet etj etj. Turp, faqezeze ku ska ku te shkoje, çjane keto gara more te mjere, me cilin garoni? Po pse more harroni qe perfitimet si me ju ose me keta qe jane ne fuqi hapja e negociatave i sherben ketij vendi, ketij populli. Por kaq eshte rezja e mençurise dhe diturise suaj, ju dini ti sherbeni vetes dhe klaneve tuaja, te vidhni ne kurriz te popillit fukara. Edhe nje here nuk di çfare tju them por po beheni te padurueshem, neverites me keto lloj lloj shkarravinash qe i servni ketij populli fatkeq. Xinxifiqe xinxifuqe 23-11-2016

  25. Tirona says:

    Po te isha ne vendin tend…kur te lexoja komentet,do ta flakja lapsim me te cilin shkruan.Por meqenese ti Bushat,nuk e flak,kam nje keshille per ty:beja mire majen dhe fute ne b….!Je bere i palexueshem.Ky quhet mjerim.

  26. Çami says:

    Na ke çarë k…. Bushat!

  27. ATDHEU says:

    Bushat..niveli yt eshte sh i ulet per te komentuar rreth ketyre problemeve.

  28. mokja says:

    O Bushate te duket e vogel kjo qe po ben Rama ne vend ,ne rajone dhe me gjere .Po ti si sahane lepirs je mesuar te flasesh ne kete menyr.Ike o palaco se nuk e di se çfare kenaqesie ke qe te lozeshe me llafet. Te me fali lexuesi po je merd asgje me teper

  29. Niko says:

    GAZETAR INJORANT NA BEN ME QESH NUK JENA MA NE VITET 90

  30. Lek Dukagjini says:

    O Bushat! Po kuptohe me NE fund o koqe se dikush duhet ti thoshte Grekeve se Camet duhet Te shkojne NE shtepine e tyre ne Cameri se keshtu eshte e drejta nderkombetare dhe e drejta e Zotit Kete fjale nuk e ka nxjere nga goja as kumbari yt Enveri, as dadoja jote Sali maloku. Dhe ne se duhet ye hyjme ne Europe duhet te mos shkojme SI moracake por SI te barabarte midis te barabarteve te veme kusht qe nuk desherojme te jemi ne gjendje lufte me ndonje shtet dhe duam te respektohet e drejta e probes SI na e kerkon KE ne ne vendin tone. Dhe ne se nuk pranohemi nga vetoja Greke edhe BE m…..
    ne koke. Rrohet dhe pa te

  31. Ardian says:

    Eshte e skate ajo qe shkruan A.Bushati !
    Rama,nje aktor qe turbullon mendjet e Volga dhe te paditura !

  32. Dani says:

    O Bushat imito analistet grek,dhe behesh anal ist i nderuar.

  33. Bena says:

    O bushat o injorant o I ndyre o legen o drrase Po kaq hapur dole o I pa fytyre o idjot o injorant ,dhe me shume meriton ti zagar

  34. Nardi.l says:

    Kam pershtypjen se edhe ti vet nuk I beson ato qe shkruan Bushat!
    Nuk me intereson nese ishte Edi Rama I vertete apo ai fallco,per rastin konkret ishte korekt dhe ishte ai qe duhet te jete.

  35. Altin says:

    Fix fare Bushat….sakte fare e ke thene dhe pershkruar…. Ne Shqiperi ngopemi me lugen bosh…per pak dite qe do harrohet do i kthehemi varferise tone…te ankohemi…te shajme….te hedhim salce…paracetamola…te ankohemi per shendetesine tone etj etj…..dhe entuziazmi bie ne minus…. Por neve na i ka gjetur butonat si popull….sa here qe eshte ne pozite te veshtire dhe afrojne zgjedhjet ngre karten e nacionalizmit dhe pastaj berrylin…..

  36. grig says:

    Po mir mo Capo! Çfare duhet te bente Rama duhet te beje rama sipas teje? Gazetari pyet dhe ai te mos flas? Qe te sillet si idiot kur eshte para nje gazetari grek dhe ti flas si gazetarit gjerman! Dhe meqe rama i ka kerkuar te bashkepunojne per camet (shqiptaret krenar e i mire te ketij vendi, une kam gruan e vellait came qe ka prona dhe shtepite e gjysherve atje!), himaren, detin,ligjin e luftes. Pyetja eshte e thjeshte: Po ti do ti kishe ngritur keto probleme dhe si? Dyshoj se do kerkoje tek ditaret e gjyshit Capo tend dhe asgje nuk nuk dote gjeje! Si ka mundesi qe ti qe ne titull per te rrezuar kM e shqiperise Zgjedh shprehje nga rrjetei social ‘ Myte, Myte’ ! Turp te keshe or pleher e konvertuar ne gjasme demokrate! Ti as nderin e komunisteve te ndershem nuk ke? Kush te pagoi? ke nje fotografi or analist me Bashe Verdhacukun(shtepia ) para dy javesh dhe qelbesire njekohesisht! Pse nuk teregon qe Rama ndershmerishte i tregoi qe nga nena jam nga Vunoi ,fshati i Himares) por nuk flas greqishte! nena pak, vellai PO. A e kupton or anamut qe kjo eshte Ndershmeri! Endi , Rama, eshte çuni me i mire qe i ka ardhur Shqiperise ne keto 100 vjet! Eshte fat!
    Endi, mos u shqeteso shko e mere pagesen! Rama mbrem ishte kryediplomati i botes!
    Argumenti i Rames me plaken 80 vjecare, eshte fin, perendimore, por mendja jote e korruptuar per para qe i shet gruas pordh ne darke sa i zoti je per te nxjerre para me artikuj te porositur, pisilliqe kunder Rames eshte me shume se poshtersi! Lere or qafir te ngrihet edhe Shqiperia jone, pavresisht gabimeve minore, te jete e barabarte me te tjetret ne Ballkan! Pavaresisht , gabimeve te zgalemit shqiptar, Rama, me duhet te theme Poshte EH, pioshte Hysni C., edhe ti or pervers qe s’do te na leshe njehere te vetme te jemi krenar!. Pereserit edhe njehere foto me antishqiptarin me raporte mjeksore, verdhacuk Bashe. I ziu une qe kam nje analist si ty, dhe te le xoj. Eshte hera e fundit qe Lexoj or djale i keqi Shqiperise. HC me ditaret e tij s’te ndihmon! Rama , myte, myte alabakun dhe plehren, Endi. Krenar qe kam Ramen KM!

  37. Al says:

    Smira eshte semundje o zoteri nuk ke faj…

  38. korcari says:

    Gazetarit Grek sic e tha edhe vete disa dite me pare, nuk i interesonte qe te vinte ne pozite te veshtire Ramen por ti shtronte pyetjeqe publikut Grek i interesojne. Mesa duket e konfirmoi profilin nacionalist te Rames.

  39. capi dhia says:

    O komentues mos u nxitoni.
    Bushati nderton ne shkrimin e vet, sa mesiper, nje skeme ballafaquese midis gazetarit grek, atij gjerman, dhe Edi Rames – me qellimper te demaskuar
    diplomacine e perdorur prej Edi Rama. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Po ku eshte atehere e keqja, ku fshihet ajo me doren apo lapsin e Bushatit? Ajo fshihet te vet Bushati. Pse? Sepse Bushati demaskon gazetarin grek qe nuk i kerkoi llogari Edi Rames per ato gjera per te cilat i kerkoi llogari gazetari gjerman, dhe ne kete menyre Bushati do te na thote ne lexuesve se Edi Rama sado diplomat i mire qofte ai ne fund te fundit eshte politikan i koruptuar, eshte ne nje rang me Sali Berishen dhe shoket e Saliut etj., etj. Une e pyes Bushatin Han/m/di: pse nuk ia thyen ti turinjte Edi Rames, e ke ketu ne Tirane, po nisesh e shkon deri ne Gjermani, deri te zyra e gazetarit te Dopce Vele? Ti nuk e ben, nuk e fiton dot duelin me Edi Ramen sepse tinuk ke as gjysmen e formimit intelektual, politik, diplomatik. qytetar te Edi Rames. Sepse ti nuk ke asnje grime, burim informacioni te specilaizuar. Sepse ti nuk gezon besimin e lexuesve shqiptar e jo me te gezosh besimin e massmedia, kancelarive Perendimore. Nese Cipras, Micotaqis, gazetari grek i “Sky” jane ne prag te fushates zgjedhore parlamentare, Edi Rama perfaqeson aktualisht nje Levizje strategjike
    euroatllantike ne Europen Juglindore. Dhe kjo ty te dermon sepse dukesh si mut para Edit, te cilit ne femijeri apo rini i ke shitur pordhe pafund. Dhe kujt ia ke shitur? Nje njeriu qe eshte per vete i mbushur me pordha. Po ka te drejte pasi ai eshte kryeminister. Kurse ti je … . Hiq dore nga idete fikse. Fiksou te Liria.

  40. aqif tahipi says:

    Or palle cari ,nese realisht do qe ne Shqiperi te ece perpara njefarelloj opozitarizemi dhe opozita zyrtare atehere mundohu te keshillosh opoziten dhe mediatiket e ngjashem me ty qe te ofrojne alternativa zgjidhjeje per keto ceshtje. Menyra parazitare e trajtimit te ketyre ceshtjeve nga ju ,vetem do thelloje shifrat e fitoreve elektorale te ps dhe rames.Edhe sikur tju paguante te gjitheve ju rama ,nuk do ja kryenit kaq mire kete sherbim pseudo opozitarizmi.

  41. Mersin says:

    I meriton te gjtha fyerjet

  42. Pranvera says:

    I gjithe ky mllef ndaj kryeministrit te shqiptarve (skane tjeter shqiptaret) behet pikrishte pse u tregu politikane i menqur diplomate i fort dhe nuk ra ne gracke te nje gazetari “grek”.per mua personalishte me e forta ishte kur nuk pranoi te flas kunder Berishesh.

  43. Albani says:

    ARMIQTE E SHQIPERISE NUK JANE GREKET DHE VEGLAT E TYRE NE SHQIPERI QE PAGUHEN PREJ TIJ,SEPSE ATA JANE SHFAQUR DHE NUK PERBEJNE RREZIK PER SHQIPERINE.
    ARMIQTE TANE TE VERTETE JANE INJORANCA DHE ANALFABETIZMI QE E KA PERFSHIRE NJE PJESE TE SHOQERISE TONE DHE QE MUND TE N BEHET PENGESE PER TE ECUR ME LARG NE VIZIONIN TONE TE CILIN RAMA ME SE MIRI E PERFAQESON.
    KJO INJORANCE DHE ANALFABETIZEM SHUME HERE DHE E QELLIMSHME E SHPREHUR ME EGOIZEM DHE SIGURINE E NJE TE “”MENCURI””,SI NE RASTIN E KETIJ andit te vogel,POR DHE NGA SHUME KOMENTUES E KOMENTUESE ME MENDJE te vogel ESHTE AJJO QE DUHET TE LUFTOJME ME SHUME,DHE MENYRA ME E MIRE DHE EFIKASE ESHTE TE JEMI TE BASHKUAR SI PJESE E SHENDOSHE E SHOQERISE NE CESHTJET MADHORE KOMBETARE DHE TA PERKRAHIM KRYEMINISTRIN QE TE QEVERISE SA ME GJATE,SEPSE ESHTE ME I MIRI QE KA PASUR NDONJEHERE KOMBI SHQIPETAR.NDRYSHIMIN E SHIKON E TERE BOTA KUDO.

  44. saliu says:

    Rrofte Andi Bushati Rrofte
    Ky profet i perendimit
    Brez pas brezi u kujtofte
    Si sternip i Nastradinit.

  45. Emigranti says:

    Si shqipetar ndihem krenar kur degjova KM EDI te fliste para popullit grek per ato te padrejta qe i jane bere kombit tone ,me mjeshteri dhe drejtperdrejt,hapur ne menyren me demokratike si pjese e europes qe jemi.PO si kamundesi ,si ka mundesi qe nje gazetar shqipetar te beje te pa munduren si esi te shtoje bishta kur per probleme te tilla madhore kombi yne pa dallim partiak i kujdo partie qofte ishim ne mbeshtetje te kryeministrit.Ajde gazetar ajde,vetem nje armik i popullit mund ta bente kete gje.Je pjella me bastarde ,ngjet si dy pika uji me berishen.Duke mos mbrojtur interesat e kombit tend si do te mbrosh familjen tende, gruan vajzen ,djalin apo je pjelle bastardi,je zore e trashe e nje kombi ,mallkuar qofsh.

  46. arben says:

    Per fatin tone te keq historia na ka mesuar se armiku me I madh I shqiptarit ka qene dhe mbetet vetem shqiptari.Kurre nuk na kane munguar Hamzate dhe Esat pashet qe e kane shitur Shqiperine per interesat e tyre personale.Edhe sot me dhjetra pseudo gazetare e pseudo analiste mallkojne e shajne qeverine aktuale me shume edhe se vete fqinjet tane qe me se fundi po kuptojne se endra e cdo shqiptari eshte ti perkase Europes dhe me fqinjet te kete mardhenie shume te mira vllazerore e te sinqerta ku kusht I vetem te jete barazia e respekti reciprok pa paragjykime.

  47. Baton Gostivari says:

    E VËRTETA, e vërtetë.
    Pa mitologjizma, nuk kemi nevojë për argëtime.
    RAMA po BËHET KORIFE i së VËRTETËS SHQIPTARE me fabrikatin shtetëror GREQI.
    PËRGËZIME!

  48. nakus says:

    bushati eshte nje leshko si shume leshko apo tallallxhinje analista nga vendi yne, qe paguhen nga qarqe anti shqiptare.edhe per sot andi hu e hapi tajaren per interesat e antiatdhetarise.

  49. jimmy says:

    o andi o bythlepirsi dhandrrit serbis …kaq e ka takatin shqipria ,,,o te shker……va familjen o pler o i shitur te saliu per nje grusht dollar ..cke o bir kuve o mut muti ..saliu me lulin shiti detin ..ti u mshefe ..vran 4 vet ti ske then as nje germe hodhen nje fshat te ter ti hic…apo edhe ti si lubonja …skenderbeu serb ka dal nga brankovicet …ik o legen fuck off ..cunt

  50. rajan says:

    PASH ZOTIN O BUSHAT MOS DIL MO NE GAZETE.

  51. mirel says:

    Nje pyetje kam per Ramiun dhe adhuruesit e tij.
    Pas teatrove patriotike ne mefia dhe televizione, a mundet te sqaroje Ramiu apo qeveria kushtet dhe mareveshjet me palen greke per ngritjen e HECeve mbi Vjose?
    Cfare mund te permbajne keto mareveshje kyr dihet qe greket jane vete te interesuar per Hece ne Greqi..
    Cila eshtw kompania qe ka marre detin me koncesion? Ate qe nuk e beri Basha Ramiu po e realixon nepermjet koncesionit.
    Me sa duket tifozet patriote nuk e kane fare idene qe Atdheu shitet dhe Rama krihet..
    Kur vlera E Atdheut eshte barax me nje dron dhe 5 deklarata dhe une po te isha kryeminister do prodhoja te tilla shfaqe pa fund..
    Kam deshirw qe ti qendroni pyetjeve qr ngrita dhe jo dalldise nationaliste.
    Ne fund te fundit Rama per camet tha qe skane ku vene
    Ska ndryshim kufijsh..dhe hajt mireupafshim

    1. ! ! ! says:

      Ti je nje cope muuuut , nuk ke lidhje fare me fjalen “mire” !

  52. lexuesi says:

    O Bushat, o Deshtak!
    Ti mundohesh te besh ndonje shkrim, por problemi jot eshte qe te kane Tredhur qe te vogel dhe nuk behesh dot me.
    Ti nuk e ke idene cfare njerzish jane tipat si Mero Baze, Bledi Mane, Edi Rama, etj.. etj.. si keta, thjesht sepse ata jane te lire, mendojne si te lire, dhe shkruajne si te lire!
    Ndersa per ty dhe bythlepires te tjere, liria ka vdekur!
    Ik mos na caj me trapin, o Bushat!

    1. Xha Brahua says:

      Ky Bushati na çau bythen ben me mire te ndryshoje zanat , “ti bjere defit” me mire ………bythlepiresi!

  53. Xha Brahua says:

    O Bushat! Njeri me dy fytyra, je shume gazetar i ulet ,duhet te nderrosh zanat (te shkon shume te jesh bythlepires) e than si zanat!

  54. Xha Brahua says:

    O Bushat je shume gazetar i ulet, si zanat te shkon me shume te shkosh dhe ti “biesh defit”…….. bythlepires!

  55. tomori i beratit says:

    E kam pelqyer kete Bushatin por. Ka pjerdh me shkrimet e tij nga shum kohe.I duket vetja si filozof dhe keput broçkulla .Po pse o derezi.KU ISH PAR E DEGJUAR qe nji kryeminister te flas mu ne mes te Serbis apo tja u thot hapur e ne sy bemat e grekerve.E ti Bushat ngre gjith ato broçkulla jo keshtu e jo ashtu.Na hape barkun o Mut.Apo per lek shet edhe baban tend.Turp e faqja e zeze qe andi bushati ka vajt me posht se qim peka.Pty zagar i ndyre i blere nga klanet berisha meta.

  56. Jimi says:

    Te jemi te ndergjegjshem! Rama si kryeminister i vendit ne takim me homologrt e vendeve me te cilat Shqiperia ka probleme te pazgjidhura , nuk eshte se ka bere ndonje heroizem ! veprim te cilin shum nga ne komentuesit e amplifikojne si te tille , por po kaqe e papranueshme eshte edhe tendenca e ndonje komentuesi, aqe me keq e ndonje politikani apo analisti apo gazetari te cilet per shkaqe banale duan te injorojne meriten e Rames ne perfaqesimin dinjitoz te shtetit shqiptar! Cmira, xhelozia, paaftesia e tyre ,inferioriteti i tyre ndaj Rames, inteligjenca dhe erudicioni i tij i shkalles siperore, ju ka veshur atyre ersyen, sa qe kane rreshqitur ne nje qendrim antishqiptar e antipatriotik! ?
    Merite e patjetersueshme e Rames ne tere keto takime eshte perfaqesimi me dinjitet i Shqiperise nga kryministri si institucion i nje vendi demokratik i cili deshiron te ndertoje me vendet per rreth politiken e reciprocitetit e te fqinjesise se mire.
    Sot kjo politike e Rames shume prej nesh na duket “heroike”!? dhe vertet pas 25 vitesh te nje politike, sidomos te asaj te jashteme, e cila u perfaqqesua ne me te shumten e rasteve nga ” dipllomat plepash”, por edhe nga kryeminister e president “plepash”, te cilet me mediokritetin e tyre, ne rastin me te mire, por ne rastin me te keqe, me servilizmin dhe inferioritetin e peshtire, me lakmin e tyre per pushtet te perhereshem, tradhetuan interesat kombetare duke u paraqitur ne takimet nderkombetare si matrapaze e lakej!
    Perball ketij realiteti edhe ti more nipce pa tjeter qe e ke nje merite! Gjithe kjo pakenaqesi e akumuluar ne vite per kete politike te mbrapshte ky popull pa tjeter qe diku duhet ta shkarkonte ! Ti ne menyre vullnetare i dole zot kesaj situate duke dale ne mbrojtje te atyre birbove qe e telendisen kete vend per kaqe vite , ti ne menyre vullnetare u bere kamikaz, ti ” padrejtesisht” u ktheve ne nje tabele qitje ku mbi te do te derdhet bresheri i urrejtjes popullore . Ky po qe eshte heroizem!

  57. VANDALET E PD-se says:

    Me ne fund , Shqiperia arriti te kete nje kryeminister shqiptar
    te vertete , qe t`i dale per zot .Na ben te ndihemi krenare .
    Sa per gazetarin A.Bushati , ka kohe qe s`e lexoj , se me neverit .

  58. saja says:

    Hahaha, ti ka mbyllur syte xhelozia Bushat. Je anal…..ist pa vlere. Edhe ti gezojme ato 250 blindat qe na dhuroi USA

  59. mond says:

    ZOTI ANDI, SI DO TA DOJE EMRIN TI NE GREQI , ANDON( jo ledhi) APO pANDELI ???? SE GREKI VETEM KESHTU DO TE KUPTONTE TY.
    SA PER SHKRIMIN ME DUKET SE RAMA THJESHT KA TE DREJTE PER ATE PUNEN E “KAZANIT” . THEM SE SIDO QE TE SHKONTE INTERVISTA “KAZANI” DO KISHTE GJETUR “KLECKA” PER TA INJORUAR SI PO MUNDOHESH TE BESH.SA ME SHUME KOMENTONI RAMEN AQ ME SHUME I JEPNI TE DREJTE, KUPTOJENI PAK SE NUK JENI ME TE ZOTE SE AI AS NE PUNE AS NE FJALE, KAQ.

  60. demokrati says:

    Bushati mundohet te gjeze qime ne te verdhen e vezes. Kryemninistri Shqiptar ne ate inteviste ishte pasqyre e popullit shqiptar ne raport me gjitonin grek: I vertete si shqiptar por si mik me greket qe i kemi me shume se gjitone, i vertete me histrorine e te dyja paleve por dhe duke pare me teper nga e ardhmja, i vertete dhe i drejte me tragjedine came i drejte edhe me te ardhmen europiane te dy vendeve tona. Edhe sjellja e gazetarit greke qe iu soll disa here pyetjes per Shqiperine Madhe, dukej me teper si nje diplomat ad interim qe kerkonte me patjeter nje konfirmim se vulosur per pyetjen qe torturon politiken ne Athine, mori nje pergjigje sa europiane dhe shqiptare.
    Politika greke me sjelljen e pakuptime ndaj Kryeministrit shqiptar, duke furnizuar kanalet e kreytarit te kuvendit se ka vendosur en bloc te ndaloje vizitat e dykahshme ne rang kryeministror, beri nje autogol te pashembull. I dha nje rast te arte Kryeministrit shqiptar te komunikoj drejtpersedrejti me pjesen me civile te shoqerise greke duke davaritur mjegullen nacionaliste te shqiptareve ne pergjithesi dhe duke e cliruar edhe pjesen e politkes shqiptare qe eshte mbajtur peng nga Athina pefundimisht te clirohet nga paranoja greke. Athina mund te gjeje tek Rama nje interlokutor te denje dhe te heqe dore nga perdorimi i limonave si Basha qe nuk kane te ardhme politike ne Shqiperi. Une kam qene i bindur deri ne fajesi se Greqia dhe kombi grek nuk ka asnje komb me te afer se shqiptaret, asnje e keqe nuk i vjen grekeve nese ata clirohen nga endrrat me Epir deri ne Shkumbin, te cilen e humben perjetesisht me tradhetine per themelimin e shtetit grek-shqiptar me luften civile shqiptaro-shqiptare qe pasoi 1821, dhe me Kostandinopoje. Greqia duhet ta kuptoje se Rusia e perdor ortodhoksine si mburoje per nacionalizmin rus, dhe nese vret vellezerit e saj ukrainas se ka per gje te vrase apo te lere ne mes te rruges greket.Gjaku qe bashkon greket me shqiptaret eshte me e forte se feja qe bashkon ruset me greket.

  61. Niku says:

    Gjithmone kam menduar se Sali Berisha eshte me Patrioti politikan qe kemi ne qarkullim. Por nuk paska qene e vertete. Kurr Sali Berisha sa ishte ne pushtet nuk beri asgje per shqiptaret jashte kufijve dhe per Camet qe jetojn ne shqiperi. Sidomos per Camet shteti jone e ka per detyre te bej cmos per tu kthyer te drejten e tyre per ato qe greket u bene. Camet jane qytetar te shqiperise dhe ti kur nuk lufton per te drejtat e qytetareve te shtetit tend mendo se sa mendon per ato qe jane jashte kufijve. Un gjithmone e kam urryer PS dhe kryetaret e tyre. Edhe Ramen e kam pas urryer por me ka bere qe te reflektoj dhe te shoh me drejt. Jo se Rama eshte burre me i mire por ky te pakten po ben dicka politikisht pa pasur frik per ceshtje te shqiptareve ne Ballkan. Nese do tu hiqte kjo frike qe ne 90 sot ceshtja shqiptare do te ishte krejt ndryshe. Por Rama eshte Ai qe po hap themelet e ceshtjeve shqiptare ne rajon te tjeret qe do te vijne pas le te vazhdojne te vendosin tullat. Me vjen keq qe Sali Berisha nuk merr pjese ne kete projekt. E pati ne dore por ju duk me e nevojshme karrikja.

  62. moskopoliti says:

    O Bushat o bastard blloku…ku eshte problemi se e myti apo nuk e myti Rama grekun…pse kerkon te behesh me pacifist se Mahatma Gandi dhe me katolik se Papa o idiot….si shpjegohet qe te pakten nje here vetem njehere ne jeten tende te gazetarise lepirese nuk e ke permendur gjyshin tend te dashur Hysni kur behet fjale per komunizmin qe ti e urreke aq shume…

  63. rigoni says:

    Ore eksiq,qe nuk I permbush te dhenat e nje burri,a ke ndonje cike personaliteti,po cipe ne faqe a ke ti,se ne cdo shkrim tendin mund te kesh 2-4 % te komentueseve pro mendimit =rrufjan tendit.Po ti qenke nje cope mishi me dy sy more tartabiqe.Provoje thirre nje here ne nje interviste Kryeministrin dhe aty matuni me dijet tuaja dhe bej bilancin se kush eshte ai e kush je ti.Por ti e di se kush je e sa vlen para Rames ndaj merresh me komentet e gazetarise nderkombetare,ku Rama ka dale ne te gjitha fitimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje