Dashuria mes të rinjve ndonjëherë shkakton hutim tek moshat më të mëdha, të cilat kanë jetuar në një tjetër sistem dhe janë mësuar me njëlloj kulture e edukate tjetër.
Ndërsa sot thuajse askush prej nesh nuk do të guxonte dhe nuk do ta kishte aq të lehtë të puthte të dashurën apo të dashurin në sytë e gjyshit apo të gjyshes, ky çift i ri, të cilët janë takuar plotë mall e janë puthur mes tyre, kanë harruar se aty pranë ndodhej një burrë i moshuar, të cilit nuk i ka ardhur fare mirë nga ajo që ka parë.
Gjithë skena është zhvilluar në Korçë. Fytyra që ka bërë i moshuari tregon qartë pakënaqësinë e tij, por në të njëjtën kohë nuk mund të frenojmë edhe të rinjtë të shprehin ndjenjat e tyre, shkruan JOQ.
Në fund të fundit, janë dy breza krejt të ndryshëm që kanë ardhur nga mentalitete diverse dhe që praktikisht mund t’ju jepet të drejtë të dyja palëve. Siç e thamë, nuk jemi për të gjykuar në këtë shkrim, por thjeshtë për të treguar një ngjarje interesante dhe një moment që nuk na ndodh ta filmojmë çdo ditë.
Lajm i denje per Kabul.
Tju vije turp per te tille artikuj.
Rrace e ndyre gazetaresh.
Nga franca edhe shqiperia kabul duket!!!!
sikur po puthen dy burra duket, pike feminiliteti spaska kjo femra
Sikur puth xhupin
AJO SHPREHJA ” MENTALITETE DIVERSE” I JEP GJITHE KUPTIMIN ARTIKULLIT.
CA SPO BOJNE ME MUSH FAQEN E WEB PA LIDHJE PALE ATO TITUJT
“RRENQETHESE” , “E FRIKSHME” DHE PASTAJ SHEH QE PO FLITET PER NJE SHTEPI TE BRAKTISUR.
Renditja e fotografive nuk eshte korrekt.
Duhet te ishin 1 – 3 – 2