Mallkimi i Muammar Gaddafit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

clinton sarkozy cameronNga Giampaolo Rossi*

Dikur ishte mallkimi i Tutankamhon, ose të paktën kështu kanë besuar gjenerata të tëra njerëzish të apasionuar pas misterit. Mallkimi godiste ata që në njëfarë mënyre ishte i lidhur me ekspeditën e drejtuar nga Hauard Karter, që në 1922 gjeti mumjen e të Faraonit të famshëm, që u bë më i famshëm në kohën tonë se në kohën e tij, pasi qeverisi për shumë pak vjet.

Në të vërtetë faraonët dashuronin të dërgonin mallkime për këdo që ndërpriste gjumin e tyre të përjetshë, qofshin këta hajdutë apo arkeologë, profanë apo thjesht aventurierë.

Historia e mallkimit të Tutankamhonit është sigurisht thjesht një legjendë, si shumë të tjera, ndërtuar nga novelisti Sir Arthur Conan Doyle që krijoi edhe të famshmin Sherlock Holmes.

Por për ata që nuk besojnë te mallkimet, nuk mund të mos vëmë re që një zinxhir i zi po lëviz në vitet e fundit, duke goditur këdo që ka përgjegjësi lidhur me një ndër krimet më të këqija të kryera vitet e fundit.

Një zinxhir i zi?

Me humbjen e Sarkozy në zgjedhjet e fundit në Francë dhe tërheqjen poshtëruese nga politika, pas zhytjes së Clinton në zgjedhjet në Amerikë, shtuar këtu edhe largimin e turpshëm nga politika të David Cameron, vihet re një fenomen që është pak ta quash rastësi.

Duket se të gjithë organizatorë te luftës në Libi i ka zënë “mallkimi Gaddafi”.

Ata që falë egoizmit, interesave, idiotësisë dhe makutërisë u bënë bashkëpunëtorë në dramën më të madhe në botë dhe i hapën rrugë shpërbërjes së Lindjes së Mesme dhe dramës së emigrantëve, luftat humanitare jashtë çdo humanizmi, terrorizmit islamik dhe vdekjes së shumë të pafajshmëve.

Nëse Conan Doyle do të ishte gjallë, me siguri që do të flistë për “Mallkimin Gaddafi”, që zuri gjithë ata që vendosën ta hiqnin qafe duke shkelur çdo të drejtë ndërkombëtare. Jo sepse Gaddafi ishte ndonjë shenjtor, përkundrazi, por është një fakt që lideri libian pas 11 shtatorit ishte ripozicionuar në planin ndërkombëtar duke braktisur terrorizmin dhe duke u bërë një aleat i fuqishëm i vendeve perëndimore. Aq sa shërbimet sekrete britanike bashkëpunonin me policinë libiane për marrjen në pyetje të terroristëve dhe xhihadistëve, sipas një marrëveshje që nuk u zbulua kurrë.

Mbi luftën në Libi dhe falsitetet e ndërtuara për ta legjitimuar, është shkruajtur dhe folur shumë, si për shembull mbi faktin se Hillary Clinton manipuloi raportet e CIA-s për të mbuluar faktin e dukshëm se krimet bëheshin nga rebelët e mbështetur nga Uashingtoni dhe jo xhihadistët dhe terroristët, aq më pak besnikët e Gaddafit.

Parlamenti britanik gjithashtu njohu si fakt një sërë falsitetesh që u tregoi Sarkozy dhe Cameron, për të justifikuar qëllimin e luftës në Libi. Pamë dhe zgjërdheshjen e Hillary Clinton kur mori vesh për vrasjen e Gheddafit. Një demonstrim se sadizmi n uk u përket vetëm diktatorëve të pamëshirshëm.

Sot, tre të “mallkuarit” janë përjashtuar nga historia. David Cameron mund ta shihni rrugëve duke ngrënë sanduiç. Clinton është fshehur nga bota pas humbjes së turpshme përballë Trump. Ndërsa Sarkozy u largua me “bisht ndër shalë” pas humbjes turpëruese brenda partisë së tij.

Të tre patën sigurisht një fat më të mirë se diktatori Gaddafi dhe në fund është një farë kompensimimi pasi sado negativë që kanë qenë si personazhe, as nuk mund të krahasoheshin me gjakatarin Gaddafi, përgjegjës për krime të panumërta.

Megjithatë ajo luftë kriminale që kanë zhvilluar dhe kanë dashur me çdo kusht, shenjon pikët e moskthimit të një Perëndimi të çmendur që përshpejtoi kaosin në Lindjen e Mesme duke lindur kështu Pranvera të shumta Arabe dhe lufta humanitare.

Ndoshta kjo edhe mund të thotë, se në fund të fundit, ekziston një drejtësi në histori!/ Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

*Il Giornale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Mallkimi i Muammar Gaddafit!”

  1. Loran shehu says:

    Ter plerat qe tentuan shkatrrimin e botes done shkatrroen duke nisur nga kta te tre….. Etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *