Muç Nano replikon me Vladimir Kriston: Ato që thotë ai, i di dhe bufi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

NanoGjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e kuvendit për të hequr pezullimin për ligjin e vetingut.

Jo vetëm kaq, por një prej anëtarëve të kësaj gjykate, Vladimir Kristo, ka replikuar me politikën, duke thënë se duhet reformuar ajo në fillim, dhe pastaj gjyqësori.

Mustafa Nano ka komentuar për Mapo-n deklaratat e Kristos.

“Kjo që thotë zoti Kristo mbi sistemin politik që duhet reformuar nuk është ndonjë shpikje.

Edhe bufi e di që sistemi politik duhet reformuar.

Mirëpo ca gjyqtarë, sidomos ata që kanë bërë karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë (një nga këta është Vladimir Kristo), mund të kishin dhënë ndonjë ndihmë që ky sistem të reformohej, qoftë edhe me vendime që do t’i tregonin një dore politikanësh se nuk mund të mbajnë peng vendin për ca interesa të tyret.

E kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë gjë. Dhe nuk e kanë bërë” -thotë Nano.

Sipas tij, nuk kanë dhënë asnjë shenjë se kanë qenë të bezdisur e të shqetësuar prej korruptimit të sistemit të tyre, atij të drejtësisë.

“As Vladimir Kristo nuk e ka bërë këtë. Dhe tani e dëgjojmë të na thotë se sistemi politik është i tillë.

Dhe ka rrezik që vepra e vetme e bujshme e këtyre gjyqtarëve me karrierë të gjatë në nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë të mbetet kjo rezistencë që ata po u bëjnë përpjekjeve për të reformuar sistemin” –komenton Nano.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Muç Nano replikon me Vladimir Kriston: Ato që thotë ai, i di dhe bufi”

  1. adi says:

    reforma ne drejtesi
    eshte karagjozlleku me i madh qe politikanet shqiptare ne 25 vjet kane bere!!!!!!
    politikane bandite te koruptuar kriminele qe votojne qe te reformohet sistemi i drejtesise!!!!
    a ka gje me qesharake se votimi psh i rilindasit prenga qe erdhi nga aresti ne shtepi per tentative vrasje se do reformonte sistemin e drejtesise?????????????
    te tjerat jane prape gallate rilindjeje se mos kapim ndonje gjyqtar qe ta kemi tonin se dite te veshtira duken ne horizont!!!!

  2. Albi says:

    Jo vetem qe nuk i di bufi, po keto nuk permenden fare nga establishmenti politik e mediatik i vendit i cili po fillon te fajesoj kedo tjeter, gjyqtare, administrate, roje dere, per problemet pervecse veten e tyre.

  3. leka says:

    Ky capacul gjyqtar tashme dhe i plakur hidhur,nga ky sistem politik i deformuar ka perfituar,duke deformuar keq integritetin e tij deri ne karikature te neveriteshme duke i sherbyer bandes se Saliut,ne shkembim te posteve qe i deformoi dhe po i deformon dhe me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *