“Po vijnë dasmorët”, zbardhen kodet e policit me trafikantët e drogës

23 Nëntor 2016, 20:49Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të rënda ka zbardhur edhe kodet me të cilat efektivi i policisë në Kurbin Zan Kasmi komunikonte me trafikantët e drogës për t’i njoftuar për operacionet antidrogë.

Kështu, sipas përgjimeve, Kasmi përdorte kode me trafikantët për t’i lajmëruar në lidhje me operacionet e Policisë.

“Dasmorët po vijnë, kujdesuni për krushqit”, ky mesazh nënkuptonte se forcat policore po nisnin një aksion antikanabis në zonë.

Në grupin e trafikut të kanabisit u arrestuan Sami Balloku, Aldo Xhaferri, Hashim Nelaj, Lefter Nelaj, Elton Haxhia dhe Bashkim Kodra, raporton Panorama.

Kultivimi i drogës në Malësinë e Kurbinit bëhej me sponsorizimin e biznesmenit Lefter Nelaj.

Po kështu, zbulohet se policia pati kryer 14 operacione kundër grupit kriminal, por që të gjitha dekonspiroheshin nga Zef Kasmi.

Operacioni i 15-të me ndihmën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezultoi edhe më i suksesshmi ku u zbulua dekonspirimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje