Rritja e kërkesës, e taksave dhe.... paratë e hashashit: Pritet tjetër shtrenjtim i apartamenteve në janar

23 Nëntor 2016, 10:09Ekonomia TEMA

Çmimet e apartamenteve pritet që të shënojnë një tjetër rritje në janar të vitit të ardhshëm sipas parashikimit të ndërtuesve, të udhëhequra nga shtimi i kërkesës, por edhe reflektimi i rritjes së taksave.

“Ka një rritje të kërkesës për blerjen e apartamenteve muajt e fundit”, pohon për ‘Monitor’, Hajredin Fratari, ndërtues. Ky shtim i kërkesës, sipas tij, vjen nga gjallërimi i kredisë hipotekore. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë e konfirmojnë këtë tendencë. Gjatë muajve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të kredisë për blerje banesash në monedhën vendase, e nxitur kjo dhe nga rënia e ndjeshme e normave të interesit në lekë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë për individë për blerje pasurish të paluajtshme ishte gati 46 miliardë lekë në fund të shtatorit, me një rritje prej 8% në raport me dhjetorin 2015.

“Zhvillimet pozitive të këtij portofoli janë mbështetur si nga ofertat e bankave për këtë produkt, ashtu edhe nga kërkesa e shtuar e individëve për blerje banesash gjatë kësaj periudhe”, thotë Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare.

Zhvlerësimi i euros ka favorizuar blerjen e apartamenteve në monedhën e përbashkët, kur kredia merret në lekë. Edhe për ata individë që e kanë marrë huanë në euro, këstet janë bërë më të lira, ndonëse individët mbeten gjithnjë të ekspozuar ndaj kursit të këmbimit.

Një tjetër arsye, që sipas Fratarit do të ndikojë në shtrenjtimin e apartamenteve, është rritja e taksave, ku dyfishimi i tarifës së ndikimit në infrastrukture (për Tiranën nga 4 në 8%) dhe llogaritja e saj në bazë të çmimit të shitjes dhe jo kostos si më parë, është faktori kryesor.

Ai parashikon që çmimet nga janari do të rriten minimumi me 50 euro për metër katror, ndërsa në qendër rritja mund të shkojë edhe 100-120 euro. Rritja pritet të shkojë zinxhir jo vetëm për apartamentet e reja, që do të paguajnë taksa më të shtrenjta, por edhe ato që janë ndërtuar më parë.

Fratari thotë se ka një tendencë që familjet, që rrinë me qira, marrin kredi për të blerë shtëpi, pasi kreditë janë të lira.

Këta muaj duket se janë më të favorshëm për të blerë shtëpi për dy arsye: Së pari, interesat e kredive duket se kanë prekur fundin dhe vitin e ardhshëm pritet një rritje e tyre. Shtrenjtimi, në fakt, ka filluar dhe pritet të vijojë, teksa normat e kredive do të ndjekin ato të bonove të thesarit, që muajin e fundit janë rritur ndjeshëm. Së dyti, çmimet e apartamenteve pritet vetëm të rriten, për arsyet e sipërpërmendura.

Edhe Dritan Caka i agjencisë së pasurive të paluajtshme Dev Inf, pohon se çmimet e apartamenteve janë rritur, por ai shton se kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit nga kahu i ofertës si rrjedhojë e taksave më të larta.

Të tjerë sipërmarrës, që nuk pranojnë të identifikohen dhe që ndërtojnë kryesisht në qendër të Tiranës, pohojnë se shtimi i kërkesës ka ardhur dhe nga blerjet me para në dorë, që vlerësohet se janë kryesisht paratë, që vijnë nga tregtimi i hashashit. Këto para do të tentojnë të kanalizohen sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme në zona të preferuara të kryeqytetit si dhe në bare e lokale. Rritja e çmimeve në këto zona ka filluar tashmë, me rreth 50-100 euro për metër katror.

Banka e Shqipërisë, në indeksin e çmimeve të banesave, ka konstatuar se ka pasur rritje çmimesh gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2016, që ka ndaluar në të tretin. Sipas BSH, në tremujorin e dytë, indeksi i çmimit të banesave u rrit me 5.2%, pas rritjes me 11.3% një tremujor më parë. Por ndërtuesit presin që rritja të rifillojë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa të tjerë konfirmojnë se rritja tashmë ka filluar.

7 komente në “Rritja e kërkesës, e taksave dhe…. paratë e hashashit: Pritet tjetër shtrenjtim i apartamenteve në janar”

  1. adi says:

    Ritja e cmimeve nga parate e hashashit dhe nga ritja e takses?
    Perfundim
    1) qenka mbjelle kaq shume hashash sa ndikon ne ekonomi
    2) taksen e ritur e paguakan qytetaret dhe jo firmat si tha cuni I fiqve.
    Rrofte rilindja!

    1. andi says:

      kur ka impulse te reja apo dicka qe mund te jete pozitive filloni e gjeni fajin te hashashi…,

    2. eltoni says:

      keta komentuesit negativ duket qe smarrin vesh nga ekonomia lexojne titullin edhe hajt nisim e rrejm se ka me mbet dicka,
      jane nje teresi faktoresh qe kane ndikim ne vleften e apartamenteve dhe jo vetem

    3. nuk says:

      te gjitha keta qe komentojne me gjuhen e urrejtjes tregojne se e vetmja gje qe dine te bejne eshte te pergojosin, mesohuni njehere me vone diskutoni

  2. Tiku says:

    analiza qe nxisin mllef pfff cmimet e aparamenteve levizin gjithandej

  3. tironsi says:

    Shkrim medioker.
    Hashashi num eshte shitur akoma. Hashashii i eshte ulur cmimi, dhe investimi ne hashash ka per te sjelle shume probleme sociale.
    A ka ndonnje statistike zoti Fratari apo kjo revista Monitor nqs blerjet imobiliare te Shqiptareve ne Europe jane rritur.. dhe sa?
    Shkrim medioker vertet!

  4. Karvani says:

    Nqs jane bere aq lek nga hashashi sa per te blere kaq shume prona me ato para, s’ka ndonje gje te keqe qe komentuesit te shprehin pakenaqesi. Ne fund te fundit, kush eshte ai qe ka qejf te jetoje ne nje corbe ku pallati ose vila e tij eshte e ndertuar nga para droge qe ka demtuar jetet e kushedi se sa te rinjve, ose te paguaje qera ne apartamente qe pronari i ka blere duke mbjelle e korrur droge? Apo nuk i lejohet ta shprehin pakenaqesine per kete fakt? Duhet te jene thjeshte te kenaqur qe kane nje vend ku te fusin koken? Njeriu nuk kenaqet vetem nga mbijetesa, kualiteti i asaj jete ka po aq rendesi. Dhe c’kualitet jetese mund te kesh ne nje vend ku pronari eshte ish-drogues dhe qytetaret jane ish-drogaxhi ose te droguar aktualisht? Na u bete edhe ju si Eri dhe Enveri, “mos u ankoni, vetem punoni, qenjte le te lehin, karvani ecen perpara”. Ecen karvani, po ajo rruga ku po ecen s’eshte e shtruar mire dhe kostoja e transportit eshte me e larte sec duhet te ishte normalisht. Kritikave nuk i shpetohet aq kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje