Tonin Gjuraj në Zululand: Në qasjen ndaj demokracisë, ne shqiptarët nuk ngjajmë me askënd; jemi unikë

23 Nëntor 2016, 20:24Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte i ftuar Rektori i UET-it, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, me të cilin Mustafa Nano kish zgjedhur të diskutonte mbi argumentin “Shqiptarët dhe demokracia”. Fillimisht folën mbi përvojën e Gjurajt si ambasador i Shqipërisë në Izrael, mbi qëndrimin e ndryshëm që kanë arabët dhe izraelitët ndaj demokracisë.

Pyetjes së Nanos nëse, kur vjen puna tek demokracia, ne shqiptarët jemi më shumë arabë apo hebrenj, Gjuraj iu përgjigj: “Pavarësisht defekteve apo anomalive dhe problemeve që ka patur demokracia shqiptare, ne anojmë më tepër nga dëshira ose përpjekjet tona për të qënë hebrenj. Por ne jemi unikë, sidoqoftë.”

Gjuraj foli mbi shprehi demokratike e mbi vlera që ne nuk i kemi. “Vlerat që ne kemi si shoqëri e që i trashëgojmë nga tradita duhet t’i përditësojmë e t’i përafrojmë me vlerat e botës perëndimore”, tha ai në thelb.

Në fund, në lidhje me incidentin që ndodhi me Ministren e Arsimit Lindita  Nikolla, ku studentja Mirela Ruko i hodhi salcë në kokë, z. Gjurajshprehet se për të nuk ishte aspak normale kjo gjë, pasi sipas tij demokracia shqiptare nuk është aq e pjekur sa duhet për t’i pranuar si normale veprime të tilla.

“Nëse studentja që e bëri këtë gjest do të ishte fëmija im, unë ta qortoja në shtëpi”, tha z. Gjuraj.

2 komente në “Tonin Gjuraj në Zululand: Në qasjen ndaj demokracisë, ne shqiptarët nuk ngjajmë me askënd; jemi unikë”

  1. Bujar Topalli says:

    Hahaha. Po ky 1 vit ambassador ne Izrael, I emruar nga politika si demokrati nr 1 I Shkodres, dhe na ben analizen e demokracise shqiptare, arabe e Izraelite. Nje fshatar me shkolle, dhe servile I klasit te pare, kaq eshte ky rektor I kazanit te Cilit qe vetem sa ulerin neper llagemet e UET dhe ngrof xhepin me 100 mije euro ne vit, aq sa marrin 20 pedagoge bashke qe dine 100 here me shume se ky I diplomuari per anglisht qe flet arabisht. Ky duhet bere deputet urgjent.

    1. vjeshta says:

      Nje fshatarë me shkollë është= me një qutetarë me shkollë.
      Dhe një qutetarë pa shkollë eshtë= me një fshatarë pa shkollë!
      Mos ha … kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje