Zbulimi i gjyqtarit anglez: Futbollistët më luteshin t’i ndëshkoja!

23 Nëntor 2016, 15:27Sport TEMA
Zbulimi i gjyqtarit anglez: Futbollistët më luteshin t’i

Ai ka qenë një ndër arbitrat më të mirë britanikë për një dekadë.

I shkëputur prej dy vjetësh nga profesioni, ish-arbitri Howard Webb ka folur për të kaluarën e tij në BT Sport.

Ai ka bërë një zbulim që ka zemëruar shumë tifozë futbolli.

“Futbollistët më luteshin t’i ndëshkoja në prag Krishtlindjesh. Ata donin të qendronin në shtëpi me familjet e tyre dhe të mos luanin”, rrëfeu Webb.

Në Angli luhet gjithmonë një ditë pas Krishtlindjes dhe njihet si “Boxing Day”.

Por mesa duket futbollistët nuk kanë qenë shumë entuziastë për të luajtur.

Kjo gjë ka shkaktuar një reagim të madh në rrjet.

Fansat kërkojnë që Ëeb të zbulojë emrat e këtyre futbollistëve dhe të ndëshkohen ashpër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje