A i zë besë Izraeli, Donald Trumpit?

trumpGjatë kandidimit të Donald Trump shumë vende lindore e përkrahën fuqimisht atë, që nga Putin, Orban, egjiptiani Al Sisi etj. Por jo kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Kur Trump deklaronte për mbylljen e kufirit ndaj emigrantëve myslimanë, Netanyahu u shpreh kundër. Ai u shpreh se kundërshtonte thellësisht mendimet e Trump lidhur me çështjen e myslimanëve. Kjo bëri që Trump të anullonte një udhëtim që kishte parashikuar në Izrael për të takuar kryeministrin e vendit.

Një tjetër e dhënë që ka njëfarë peshe është se gjithë komuniteti hebre ka votuar në masë pro Hillary clintonit duke snobuar Trump. Sipas një sondazhi të kryer nga Jstreet, një sajt që e përshkruan veten si shtëpi e amerikanëve që janë pro Izraelit, 75 përqind e hebrenjve votuan Clintonin. Jo veëm kaq, por 22 përqind e zgjedhësve amerikane me origjinë hebreje ka bërë donacione të konsiderueshme për Clintonin.

Raportet e Izraelit me komunitetin hebraik në amerikën kanë qenë gjithmonë të forta dhe vendimtare në disa këndvështrime. Dhe Trump sigurisht që nuk bëri asgjë për të fituar simpatinë e tyre, madje i fyeu duke thënë se “e di që nuk do më mbështesni pasi nuk dua paratë tuaja”.

Me pak fjalë, raportet e Shtepisë së Bardhë me Izraelitn kanë qenë gjithmonë një kapitull i rëndësishm i politikës amerikane. Por historia e Donald Trump dhe Netanyahut është e gjitha për t’u shkruajtur dhe mund të rezervojë supriza të mëdha. Një ndër nyjet për t’u zgjidhur është se Trump kërkon të zhdukë ISIS ndërsa Izraeli kërkon të rrëzojë Assadin dhe sheh Sirinë dhe Iranin si të vetmit armiq.

Duke shpresuar për më të mirën, Izraeli ndërkohë po përgatitet për më të keqen. Trump është paksa karakter më i vështirë se Obama. Dhe Izraeli duke menduar të përfitojë nga koha e tranzicionit po bën lëvizje të shpejta për të ndërtuar banesa të reja në Jeruzalemin lindor, projekt që ishte “ngrirë” nga presionet e Obamës për të mos hapur konflikte. Kjo “filozofi”e Izraelit u tha shprehimisht edhe nga kryebashkiaku i Jeruzalemit Meir Turgeman. “Do përfitojmë nga tranzicioni për të çuar përpara këtë projekt”, tha ai. “Gjatë qeverisjes së Obamës na është ndaluar dhe po nxjerrim  nga sirtarët gjithë projektet tona, të shtyhemi sa të mundemi, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Trump”, shtoi ai.

Të ecim përpara, sa të mundemi. Gjë që të bën të mendosh se e ardhmja e Izraelit me Donald Trump, nuk ka për të qenë “puthje dhe përqafime”./ Përshtati TemA

Il Giornale

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “A i zë besë Izraeli, Donald Trumpit?”

  1. Palla says:

    Ore gazetar hajvan,po dhendri i Trump qe ishte dhe krahu i djathte i tij gjate fushates eshte 100% Cifut. Pra kesaj i thone ti qash hallin kaloresit se po i varen kembet. Shikoni se cbehet andej nga Siria more se i mbaroi Rusi tere musulmanet e vendit. Gazetar leshi……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *