Alarmi për bombë në avionin me të cilin udhëtonte presidenti rezulton fals, ja çfarë u gjet në bord

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

avionNjë alarm për bombë në bordin e një avioni “Turkish Airlines” në aeroportin e Shkupit ka bërë që të anulohet fluturimi për në Stamboll.

Në bordin e avionit ishte edhe presidenti i Maqedonisë, Gjerogje Ivanonv, i cili po udhëtonte drejt Madagaskarit për pjesëmarrje në Samitin e Frankofonisë.

Por pas alarmit të dhënë nga ekipi i sigurimit të presidentit për një bombë në bordin e avionit, është anuluar fluturimi dhe janë kryer kontrolle në bord.

Një qen kërkues i MPB-së zbuloi se nuk bëhej fjalë për bombë, por për një telefon celular aktiv në bagazhin e një shtetasi turk që po udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll, transmeton INA.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *