Austria kërcënon me referendum BE-në: S’e pranojmë Turqinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hoferKandidati i ekstremit të djathtë për president të Austrisë, Norbert Hofer, tha se do të kërkonte referendum për anëtarësinë në Bashkimin Evropian, nëse ky i fundit bëhet më i centralizuar pas daljes së Britanisë së Madhe.

“Nëse përgjigjja pas daljes së Britanisë është centalizimi i BE-së, ku parlamentet kombëtare janë të pafuqishme, do të duhet të mbajmë referendum në Austri”, tha Hoffer.

Ai po ashtu tha se në referendum do ta çonte edhe ndonjë vendim i ardhshëm për të pranuar Turqinë në BE.

Hoffer i tha BBC-së se blloku është i rëndësishëm për Austrinë, por se “do një BE më të mirë”.

Balotazhi presidencial në Austri do të mbahet më 4 dhjetor.

Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kryetari i parë djathtist i një shteti të BE-së.

Rivali i tij i pavarur, Alexander Van der Bellen, i ka fituar zgjedhjet në maj, por rezultati është përmbysur nga gjykata pas një ankese nga kampi i Hoferit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Austria kërcënon me referendum BE-në: S’e pranojmë Turqinë”

  1. wiena says:

    HOFER ,DEKLAROI ARSYET PERSE NUK ESHTE DAKORT
    PER TURQINE , PASI TURQIA ESHTE NJE SHTET ME POPULLSI TE MADHE DHE HAPJA E KUFIJVE PER TE, ESHTE E PAPERBALLUESHME PER EUROPEN .
    MEGJITHESE HOFER ESHTE PER DALJEN E AUSTRISE NGA BE ,POR KETE NUK E SHPREHU , E KA LENE PER TA REALIZUAR ,NQS FITON ZGJEDHJET .

    PS. ME 4 DHJETOR FITON ALEKSANDER VAN DER BELLEN !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *