FOTOT/ Prangoset mësuesja kriminele, tentoi të shiste nxënësen 13-vjeçare

24 Nëntor 2016, 17:42Bota TEMA
FOTOT/ Prangoset mësuesja kriminele, tentoi të shiste

Një 52-vjeçare me profesion mësuese është arrestuar nga autoritetet ukrainase nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore.

Galina Kovalenko, e cila ka humbur vajzën e saj në një aksident automobilistik, akuzohet se po planifikonte të shiste nxënësen 13-vjeçare një organizate të mundshme kriminale në trafikun e organeve të qenieve njerëzore.

Nga hetimet e autoriteteve ukrainase rezulton se ajo do e shiste 13-vjeçaren, e cila vinte nga një familje e varfër, për shumën e 8.050 paundëve. Shumë të cilën pretendohet se ajo do të paguante borxhet e saja.

Bashkëshorti i 52-vjeçares, një ish-polic, ka dalë në mbrojtje të saj duke akuzuar ish-kolegët se kanë organizuar këtë komplot ndaj gruas së tij, raporton TCH.

52-vjeçarja, e cila është edhe gjyshe, nëse shpallet fajtore ndaj akuzave të ngritura rrezikon një dënim deri me 15 vite burg.

Zyrtari i Prokurorisë në qytetin Kharkiv të Ukrainës, Vita Dubovik, deklaroi se: “Galinas nuk i interesonte shumë se çfarë do i ndodhte flëmijës. Asaj nuk i interesonte nëse ajo do të adoptohej, do kthehej në skllave, apo do t’i hiqeshin organet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje