Ilir Meta pritet nga kreu i Bundestagut gjerman

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

meta lammertKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Gjermani, është pritur nga presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Gjatë takimit, Meta dhe Presidenti i Bundestagut gjerman vlerësuan marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke evidentuar në veçanti nivelin e lartë të shkëmbimeve parlamentare gjatë viteve të fundit.

Duke u ndalur në progresin e vendit drejt integrimit në BE, Meta theksoi se pavarësisht lajmeve pozitive, “ne jemi të vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të Komisionit në progres-raportin e fundit, dhe në këtë drejtim mbështetemi te Gjermania dhe te Bundestagu”.

Presidenti i Bundestagut, Lammert shprehu vlerësimin për progresin e arritur dhe vuri në dukje se çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian duhet të kalojë përmes fazave të vështira të rritjes së standardeve të qeverisjes sipas standardeve të BE.

Në përfundim, dy kryeparlamentarët dhanë një prononcim për mediat. Kreu I bundestagut gjerman tha se vizita e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë është një tjetër tregues, se sa të ngushta janë marrëdhëniet mes dy vendeve tona në vitet e fundit.

“Ka patur kaq shumë vizita në të dyja kahet, si nga ana e parlamenteve ashtu dhe nga përfaqësues të qeverive, sa të krijohet ndjesia se Shqipëria është tashmë prej kohësh një anëtare jo formale e klubit. Për sa i takon anëtarësimit konkret në Bashkimin Evropian, Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania, sikurse e theksova dhe gjatë takimit tonë, edhe për perspektivën e hapjes në parim të negociatave të anëtarësimit, por duhen përmbushur kriteret. Pa një dëshmi të përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes nuk mund të ketë anëtarësim dhe ne mbështesim me kënaqësi të gjitha përpjekjet, në veçanti në parlamentin shqiptar, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore, në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të miratohen, pasi edhe ato kërkojnë kohën e tyre, me shpresën për të patur një përfundim të suksesshëm”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *