“Kumbari” i koalicionit Rama-Meta braktis Parlamentin Europian për të hyrë në politikën gjermane

24 Nëntor 2016, 10:38Bota TEMA

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, do t’i japë fund përvojës politike në Bruksel për t’ua angazhuar në diçka tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Schultz, i cili ka folur për ARD-në, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Megjithatë, Schultz do të mbetet në politikë.

Ai do të angazhohet në politikën gjermane.

Ky lajm u ka dhënë fund hamendësimeve të shfaqura në disa prej faqeve të para të gazetave europiane.

Sipas “Sueddeutsche Zeitung”, Schulz nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PE-së, por do të drejtojë socialdemocratët në landin e Vestfalisë në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2017.

Ajo që mbetet e paqartë është fakti nëse Schultz do të kandidojë për postin e kancelarit, rol për të cilin në parti deri tani është favorit kreu i partisë, Sigmar Gabriel.

Schulz njihet si mik i afërt i dy liderëve të së majtës shqiptare, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Madje së bashku me zëvendëspresidentin e Parlamentin Europian, Gianni Pittella, Schulz ndikoi në “pajtimin” mes Ramës dhe Metës, dhe ishte “kumbari” i koalicionit mes PS-së dhe LSI-së.

Schulz ka qenë edhe një ndër avokatët më të mëdhenj të Shqipërisë në Parlamentin Europian.

1 komente në ““Kumbari” i koalicionit Rama-Meta braktis Parlamentin Europian për të hyrë në politikën gjermane”

  1. Edkari says:

    Nuni vertete eshte kontrabandisti Nar Koka,vellai Lefter Kokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje