Mzati i kthen përgjigje Trumpit: Make Doktorin great again!

24 Nëntor 2016, 19:32Antena TEMA

Pas bujës që bëri në gjithë botën shpallja “Qytear nderi” e presidentit të zgjedhur Trump, dhe pas urimeve që ai i dërgoi Mzatit, ky i fundit i dërgon një letër mallëngjyese, ku shpjegon dhe motivet e tij për dekoratën.

“I nderuar zoti Trump!

Jam shumë i lumtur që lajmi ka mbërritur tek ju, dhe ka bërë bujë në gjithë botën.

Unë jam tipi jot, d.m.th një tip që kur flas, bëj lajm në gjithë shtypin.

Deri më sot kam shkëlqyer në shtypin kombëtar, por ju më dhatë rastin të njihesha dhe në shtypin ndërkombëtar.

Sllogani juaj i fushatës, është një nga gjërat më frymëzuese për mua.

E kam përkthyer dhe modifikuar qindra herë atë sllogan.

Fillimisht mendova që dhe unë në fushatën e ardhshme, ta bëja “Make Kamza great again”, por mu kundërvunë banorët ku e testova, pasi duket sikur do përzë këta që kanë ardhur pas vitit 1992 dhe ta bëj Kamzën si ka qenë dikur, pa të ardhur nga Veriu.

Se njësoj si ty, unë qeveris një qytet migrantësh të ardhur nga zona të varfëra dhe në një farë mënyre i ngjan Amerikës, që është komb emigrantësh.

Kamza është qytet migrantësh.

Ndaj nuk e bëja dot slloganin “Make Kamza great again”.

Atëhere vendosa t’ia propozoj Lulit dhe ta bëj slloganin “Make PD great again”.

Kjo ishte interesante, por pati zemërim në PD, pasi mund të kthehen sërish gjithë ata që kanë sharrë Doktorin dhe i ka zbuar, dhe kjo mund të na hapë telashe.

Më mirë të vegjël e pa telashe, se sa të mëdhenj dhe me probleme.

Por në fund vendosa që zgjidhja më e mirë është të bëj një urim për ty, se sa një sllogan.

Dhe urimi im për ty, që është njëkohësisht dhe amaneti im për ty, është “Make Doktorin great again”.

Kjo gjë na i zgjidh gjithë hallet.

Po u bë prap Doktori siç ishte, ne i rregullojmë vetë gjithë punët e PD dhe Kamzës.

Ndaj porosia e vetme e popullit të Kamzës dhe amaneti i çdo vatre kamziane, është ta bësh Doktorin siç ishte përsëri, pra një burrë të madh në pushtet.

Ti mund ta bësh këtë. Ne kemi besim të plotë.

Por kam dhe një suprizë tjetër për ty.

Kur ta bësh Doktorin të madh përsëri, ne kemi menduar që një rruge të madhe në Kamëz, që kryqëzohet me bulevardin “Berisha”, t’ia vëmë emrin Bulevardi “Melania”.

Kjo na plotëson dhe një boshllëk që kemi në Kamëz, pasi nuk kemi asnjë rrugë me emër gruaje.

Kështu ju do mbeteni në kujtesën e Kamzës si heronjtë e saj, që do ta bëni të njohur në gjithë botën.

Veç mos harro porosinë “Make Doktorin great again”.

I juaji, Mzati!”

3 komente në “Mzati i kthen përgjigje Trumpit: Make Doktorin great again!”

  1. a.f says:

    Kryetari i bashkise se Kamzes, nderoi presidentin e SHBA, kurse ish kryetari i bashkise se Tiranes, nderoi kengetarin qe i pat kenduar trimerive te Milloshevicit ne masakrimin e shqiptareve. Cilin preferon me shume Meroja ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje