Ndizen tensionet me Indinë, Pakistani paralajmëron “luftë në shkallë të plotë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

pakistanShefi i forcave ajrore të Pakistanit, Marshal Sohail Aman, paralajmëroi Indinë fqinje se konflikti mbi Kashmirin, rajon i kontestuar në Himalaje, mund të përshkallëzohet në luftë të shkallës së plotë.

Paralajmërimi i Amanit vjen në kohën e tensioneve tejet të larta midis dy vendeve.

“Është mirë nëse India tregon përmbajtje”, tha Aman.

Ai shtoi se nëse India përshkallëzon krizën, trupat e Pakistanit do të dinë si të veprojnë.

Të mërkurën, ushtria e Pakistanit tha se nëntë veta janë vrarë, kur një sulm me artileri nga India ka goditur një autobus pasagjerësh në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

Një zëdhënës i ushtrisë indiane tha se ushtria pakistaneze “ka iniciuar zjarrin”.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur prej kur militantët pakistanezë kanë vrarë 19 ushtarë indianë në muajin shtator.

India dhe Pakistani kanë mosmarrëveshje mbi Kashmirin për gati 70 vjet, dhe kanë zhvilluar dy luftëra për këtë rajon.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ndizen tensionet me Indinë, Pakistani paralajmëron “luftë në shkallë të plotë””

  1. A_B says:

    Keta ta zgjidhin me politike ceshtjen e Kashmirit, te marin shembull nga Tfgs i cili që kur ra në banane eshte bere politikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *